Programi i pasdites

Programi i pasdites

By Radio Evropa e LirëNews
Download on the App Store

Programi i pasdites episodes

  • Pse kaq shumë lodhje kronike?
    A po përballeni me lodhje emocionale? A po ju duket që keni zbrazëti brenda vetes? Ndoshta e keni humbur edhe kënaqësinë në aktivitetet që dikur i donit? Nëse po, ndoshta po përballeni me lodhje kronike. Psikologia Fiona Muhaxheri na tregon pse dikush përballet me këtë gjendje dhe si mund të menaxhohet.
    18 min
  • Paragjykime që thyhen përmes filmit
    Fleta Kaliqani, 20-vjeçare, nga Peja dhe Urosh Vasiljeviq, 39-vjeçar, nga Beogradi, janë bërë pjesë e filmit dokumentar të realizuar nga gazetari Idro Seferi, “Kosovë: Hera e Parë” dhe “Serbi: Hera e Parë”. Fleta dhe katër shqiptarë të tjerë të Kosovës kanë qëndruar për një javë në Serbi, ndërsa Uroshi dhe katër serbë të tjerë nga Serbia e kanë vizituar Kosovën. Qëllimi i këtij filmi është që qytetarët e të dyja vendeve të njihen për së afërmi me njëri-tjetrin dhe të thyhen paragjykimet.
    23 min
  • "Mund t’i jap shumëçka Kosovës”: Benjamini, i riu që e synon revolucionin në marketingun digjital
    I renditur në listën e revistës Forbes, 30 under 30, Benjamin Kolenoviq, beson se mund të bëjë revolucion në botën e marketingut digjital. Më 2020, ai e ka hapur kompaninë e tij Growzillas dhe deri më tani i ka mbi 150 klientë në Kosovë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Kolenoviq, i cili jeton në Prishtinë, beson se në Kosovë ka shumë pontecial për sukses, dhe se ka shumëçka për t’i dhënë vendit të tij.
    21 min
  • “Kosova ka shumë jetë”: Dashuria e Ilirit për vendin
    Ilir Hasanaj, regjisor i filmit me origjinë nga Kosova, i rritur në Zvicër është i diplomuar në Film nga Universiteti i Arteve i Cyrihut. Projekte filmike me tema të rëndësishme shoqërore me fokus Kosovën, e kanë rikthyer atë në vendlindje. Aktivitetet e tij në Prishtinë lidhen me krijimin e hapësirave alternative për filmbërësit, duke sjellë një përvojë që i mungonte të rinjve në Kosovë. Ai po ashtu është pjesë e Kino Kosova, festival i filmit në Zvicër ku përmes programit, Iliri thotë se tenton ta tregojë një anë tjetër të Kosovës për audiencën zvicerane dhe diasporën.
    16 min
  • Gjysma e botës në rrugë drejt mbipeshës: Si të parandalohet?
    Si të bëjmë zgjedhje të shëndetshme të të ushqyerit? Si t’i kontrollojmë nepset? A na lejohen ndonjëherë ushqimet me shumë vaj e sheqer? Këtyre dhe plot pyetjeve tjera rreth ushqimit u përgjigjet dietologia Vala Pupovci. Me të diskutojmë nëse ne jemi çfarë hamë dhe si lidhet ushqimi me gjendjen tonë emocionale e mendore.
    23 min
  • Misioni i “Ndryshimtarëve”: Sa kohë i kushtoni vetes?
    Dinamizmi i shtuar i jetesës ka bërë që njerëzit t’i kushtojnë pak kohë vetes, me aktivitete që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe në të qenët më efektiv në përpallje me sfidat e ndryshme emocionale. Komuniteti “Ndryshimtarët” me rreth 120 anëtarë, ka për qëllim gjetjen e metodave për menaxhimin sa më të mirë të kohës dhe mbi të gjitha, theksimin e rëndësisë që ka mirëqenia personale e gjithsecilit.
    28 min
  • “15 orë në ditë në TikTok”: Përfitimet dhe rreziqet
    Në këtë episod të podkastit Të flasim, bisedojmë me Suita Gorqin, 21-vjeçaren, e cila i kalon deri në 15 orë në ditë në TikTok. Përmbajtja në këtë platformë i është kthyer tashmë në punë. Me psikologen, Irma Sadikoviq, diskutojmë për rreziqet e trendeve që përhapen në TikTok - ngasja e makinës në deri 300 kilometra në orë, ngufatja e vetes deri në alivanosje dhe përzierjet e ilaçeve dhe alkoolit.
    24 min
  • “Arti na jep guxim të shprehemi”
    Fuqizimi i gruas përmes artit në Kosovë, është tema e këtij episodi të Libertas, podkast i Radios Evropa e Lirë. Zana Hoxha, regjisore e teatrit dhe themeluese e festivalit FemArt dhe aktorja kosovare Anisa Ismaili flasin për pasionin e tyre që përveç si profesion, u është kthyer edhe në një kauzë të rëndësishme - zë i grave në nevojë.
    25 min
  • Si të pranohem në një universitet jashtë shtetit? Si të fitoj bursë? Si...
    Në moshën 18-vjeçare, Tringa Krasniqi ka ëndërruar që të përfundojë studimet jashtë Kosovës. Mirëpo ideja e sigurimit të një burse i është dukur e pamundshme. Më vonë, pasi e ka jetësuar ëndrrën, ajo ka vendosur të hapë një qendër që u ndihmon të rinjve në procesin e aplikimit. Në këtë episod të podkastit Të flasim, diskutojmë me të për mundësitë e të rinjve për studime jashtë shtetit dhe përfitimet nga kjo përvojë.
    17 min
  • Edukimi, armë kundër diskriminimit
    Edukimi është një ndër metodat që organizata Roma Versitas Kosovo e ka në fokus si armë për të luftuar diskriminimin ndaj komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë nga shoqëria kosovare. Përmes bursave dhe projekteve të ndryshme, nga viti 2017 deri sot, ata kanë arritur t’i kenë në listat e tyre reth 1000 studentë të këtyre komuniteteve, nga pesë sa ishin në fillimet e aktiviteteve. Në këtë episod të Libertas flasim me Fatlum Kryeziun, koordinator i projekteve në këtë organizatë dhe Elvis Avdiu, një ndër ish studentët bursistë.
    30 min

About Programi i pasdites

From the publisher's feed

Emisioni i orës 16:00 është rrumbullakësim i zhvillimeve ditore në Kosovë, rajon dhe botë. Rëndom fillon me buletinin e lajmeve dhe vazhdon me kronikat për zhvillimet kryesore politike të ditës.