Programi i pasdites

Programi i pasdites

By Radio Evropa e LirëNews
Download on the App Store

Programi i pasdites episodes

  • Për shkak të vizës nuk arrita të...
    Me gjithë optimizmin që qytetarët e Kosovës kishin për lëvizje të lirë në zonën Schengen, dy takime të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, ku çështja e liberalizimit të vizave ishte temë diskutimi, sollën edhe një zhgënjim tjetër.  
    Pritjet në BE ishin që hapat formalë të kryhen deri në fund të vitit dhe pastaj të caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit. 
    Por, të enjten skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t'i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. 
    Çfarë humbin qytetarët e Kosovës në mungesë të vizave, është tema e këtij episodi të Libertas, podkast i Radios Evropa e Lirë.
    22 min
  • Podkast: A po bëhet e frikshme inteligjenca artificiale?
    Nëse telefoni juaj hapet sapo t’ia afroni fytyrën, dhe nëse të paktën një herë në ditë përdorni makinat e kërkimit në internet, siç është Google, do të thotë se jeni të rrethuar me inteligjencë artificiale më shumë sesa e keni menduar. Në këtë episod të podkastit Të flasim, diskutojmë për avancimin e inteligjencës artificiale, të mirat, jo të mirat, dhe nëse njerëzimi rrezikon të humbë kontrollin e saj.
    18 min
  • Vuajtja e heshtur e grave pas lindjes
    Ndryshimet hormonale, të cilat kalojnë në ndryshime emocionale dhe deri te depresioni dhe ankthi te nënat e reja, kryesisht neglizhohen nga shoqëria në Kosovë. Në mungesë të trajtimit të mirëfilltë, depresioni pas lindjes te nënat e reja rëndohet edhe më shumë dhe pashmangshëm përcillet te të porsalindurit. Neglizhenca ndaj shëndetit mendor dhe gjendjes emocionale të nënave të reja, shpesh vjen edhe si pasojë e mosinformimit të duhur lidhur me ndryshimet që vijnë me sjelljen në jetë të një fëmije. Depresioni pas lindjes është tema e këtij episodi të Libertas, podkast i Radios Evropa e Lirë, ku flasin: Arta Kosova, nënë e dy fëmijëve, psikiatrja, Valbona Tafilaj dhe mamia, Magbule Elezi.
    27 min
  • A ndihen gratë të sigurta në Kosovë?
    A e njihni ndonjë grua apo vajzë të re në Kosovë, e cila nuk është përballur të paktën një herë në jetë me ngacmim seksual? Aktivistja nga Prishtina, Eurisa Rukovci mendon se nuk ka. Në këtë episod të podkastit, Të flasim, do të kuptojmë se pse nuk ndihen të sigurta gratë, si e mposhtin frikën dhe çfarë duhet të bëhet.
    22 min
  • Çfarë ajri thithim?
    Teksa stina e dimrit afrohet, qytetarët e Prishtinës edhe këtë vit do të ballafaqohen me ndotje të lartë të ajrit. Kryeqyteti kosovar shpesh gjatë viteve të kaluara është renditur në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Ndotësi më i madh është Korporata Energjetike e Kosovës, që furnizon gjithë shtetin me energji elektrike e cila prodhohet nga thëngjilli dhe termocentralet gjenden pak kilometra larg Prishtinës. Gjendja edhe më shumë keqësohet në situatën kur kriza energjetike është kthyer në një ndër problemet më të mëdha. Me çmimet e larta, qytetarët detyrohen që ngrohjen ta sigurojnë me djegie të drurit, thëngjillit e lëndëve tjera të cilat kontribuojnë në uljen e cilësisë së ajrit.
    21 min
  • Pse kaq shumë pakënaqësi në sistemin e arsimit?
    Nëse ju pyes se me çfarë note do ta vlerësonit cilësinë e arsimit në Kosovë, si do të përgjigjeshit? A e keni menduar se ku e kanë zanafillën pakënaqësitë për arsimin që i dëgjojmë shumë shpesh? Në këtë episod të podkastit, Të flasim, mund të mësoni se çfarë po i mungon sistemit të arsimit në Kosovë dhe a janë problemet aktuale të zgjidhshme.
    24 min
  • ‘Flluska’ e LGBTI+ në zemër të Prishtinës
    Në qendër të Prishtinës, pranë bareve tjera që për vendasit njihen si “kafet e rakisë”, gjendet Bubble, që në shqip do të thotë “flluskë”. Është vendi ku persona LGBTI+ ndihen të sigurt e ku nuk paragjykohen. Hapja e barit për komunitetin LGBTI+ ishte ëndërr e Lend Mustafës, 26 vjeçari i cili është personi i parë transgjinor në Kosovë, që ka ndarë publikisht identitetin e tij gjinor dhe procesin e ndërrimit të gjinisë.
    Të rinj që po shijonin diellin në ditë tetori, ulur në verandën e rrethuar me gjelbërim, i jepnin gjallëri këtij vendi. Gjashtë muaj më parë, Lendi nuk mund ta imagjinonte si të tillë, por tani thotë se jo vetëm që është përmbushur qëllimi i tij, por ka kaluar të gjitha pritshmërinë që kishte.
    22 min
  • A e teprojnë fëmijët me përdorimin e telefonave?
    A njihni fëmijë që nuk ushqehen nëse nuk kanë telefonin afër vetes, që nuk shtrihen për të fjetur pa e bërë edhe një kontroll të fundit në të? Ka shumë mundësi që po, dhe jo vetëm një apo dy. Në këtë edicion të podcastit, Të flasim mund të mësoni nga çka rrezikohen fëmijët në rast të përdorimit të tepërt të telefonit apo pajisjeve tjera teknologjike.
    21 min
  • Odesa në Prishtinë
    Në pamundësi të mbajtjes së edicionit të rregullt për shkak të luftës në Ukrainë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Odesa, ka sjellë një pjesë të programit në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest në Prishtinë. Në podkastin e Radios Evropa e Lirë, Libertas, drejtuesja e këtij festivali dhe e Akademisë së Filmit në Ukrainë, Anna Machukh, thotë se ndër qëllimet e prezantimit të filmave për audienca ndërkombëtare, është edhe fakti që sipas saj Ukraina dhe kultura ukrainase shihej “si pjesë e vogël shtesë e kulturës së madhe ruse”.
    12 min
  • PriFest gati për edicionin kushtuar Vjosa Berishës
    Festivali ndërkombëtar i filmit PriFest të martën nis edicionin e 14-të në Prishtinë. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, drejtori i festivalit, Fatos Berisha, tha se përgatitja e këtij edicioni ishte e vështirë, për shkak të dhimbjes për humbjen e themelueses Vjosa Berisha, që vdiq në qershor.
    7 min

About Programi i pasdites

From the publisher's feed

Emisioni i orës 16:00 është rrumbullakësim i zhvillimeve ditore në Kosovë, rajon dhe botë. Rëndom fillon me buletinin e lajmeve dhe vazhdon me kronikat për zhvillimet kryesore politike të ditës.