Programi i pasdites

Programi i pasdites

By Radio Evropa e LirëNews
Download on the App Store

Programi i pasdites episodes

  • Yjet që himnizuan Kosovën për një dekadë e gjysmë
    Në këtë episod të podkastit Të Flasim, xhudistja Majlinda Kelmendi, futbollisti Vedat Muriqi, skitarja Kiana Kryeziu dhe artisti Lum Veseli na tregojnë si është ta përfaqësosh Kosovën në botë, lidhjen e tyre me flamurin e himnin e Kosovës dhe vullnetin për ta përmirësuar imazhin e shtetit të tyre jashtë kujfive.
    41 min
  • Kosova, e rrezikuar nga dezinformimi
    Kosova është ndër vendet evropiane më të rrezikuara nga dezinformimi dhe keqinformimi, sipas Open Sociaty Foundation. Rreziku për keqinformim dhe dezinformim rritet me përdorimin e madh të platformave digjitale. Në Kosovë aktualisht janë rreth 870 mijë përdorues të platformës sociale Facebook, e cila sipas Institutit Kombëtar Demokratik, është kryesorja që kosovarët përdorin për marrjen e informatave lidhur me ngjarjet në vend. Në këtë episod flasim për temat, target-grupet dhe atë se çfarë mund të bëhet lidhur me këtë fenomen.
    31 min
  • Chatgpt, aplikacioni që po e "frikëson edhe Google-in"
    Chatgpt është sensacioni më i ri në botën e inteligjencës artificiale. Ky aplikacion është i trajnuar që të simulojë bashkëbisedimet, t’iu përgjigjet pyetjeve përcjellëse, t'i pranojë gabimet, të sfidojë qëndrimet jokorrekte dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme. Në këtë episod të podkastit Të flasim, diskutojmë me njohësin e fushës së teknologjisë, Darsej Rizaj. Ai shpjegon se çfarë është aplikacioni Chatgpt, kujt i konvenon, kujt i prish punë, pse po e "shqetëson edhe gjigantin Google", dhe nëse po e ndryshon botëkuptimin që ekziston për inteligjencën artificiale.
    24 min
  • A mund të balancohen jeta profesionale dhe ajo familjare?
    Të gjendura mes ndjenjës së fajit - nëse janë mjaftueshëm të pranishme për familjet e tyre dhe nëse arrijnë t’i menaxhojnë siç duhet përgjegjësitë profesionale - gratë në pozita udhëheqëse ballafaqohen me sfida të vazhdueshme. Në këtë episod të podkastit Libertas, flasim me tri nga këto gra.
    41 min
  • Si manifestohet te të rinjtë prindërimi i ashpër?
    Jo pak prindër kanë dilema nëse po i rrisin si duhet fëmijët e tyre. Janë aq shumë gjëra për të menduar, dhe në disa drejtime. Rrëshqitja në prindërim të ashpër është sfidë më vete. Në këtë episod të podkastit, Të flasim, diskutojmë se si manifestohet ky lloj prindërimi te të rinjtë, si mund të luftohen traumat eventuale, por edhe se çfarë duhet të kenë parasysh prindërit.
    25 min
  • Rrëfime frymëzuese të grave gjatë vitit 2022
    Historitë e grave të suksesshme në inxhinieri, turizëm, aktivizëm, art e fusha të tjera, i sollëm çdo të shtunë gjatë vitit që lamë pas.
    Në këtë episod të Libertas, podkast i Radios Evropa e Lirë, rikujtojmë rrëfimet frymëzuese të disa prej këtyre grave, që janë përgatitur nga gazetarët tanë për rubrikën e përjavshme Femina.
    33 min
  • “Nuk e shijova fëmijërinë shkaku i bullizmit”
    Në episodin e ri të podkastit Të flasim, diskutojmë për bullizmin. Labinot Azemi tregon se si ka qenë i bullizuar gjithë jetën dhe si e mori guximin që të flasë publikisht për këtë gjë. Psikologia Shkurtë Bajgora tregon se çka duhet të kenë parasysh viktimat e këtyre ngacmimeve.
    25 min
  • Pasioni i vajzave për futbollin, që nuk paguhet
    Edonisa Aliu, futbolliste e klubit Feronikel në Ligën e Parë në Kosovë, ka dhjetë vjet karrierë. Por para se t’i bashkohej këtij klubi ajo nuk ka marrë pagë mujore për rreth pesë vjet. Ajo thotë se nuk mund të jetohet vetëm me pagën si futbolliste, derisa vetë ia del falë pozitave zyrtare në klub.
    22 min
  • "Të lutem, lëre pas shuplakës së parë"
    Në javën e fundit të nëntorit, në Kosovë u vranë dy gra. Të dyshuar kryesorë: bashkëshortët e tyre. Si mund të parandalohet kjo dhunë? Si të përballen gratë me dhunuesit? Çfarë duhet të bëjë shteti? E, çfarë shoqëria? Në këtë episod të podkastit Libertas, flasim me Mërgime Kajtazin, avokate nga Kosova me bazë në SHBA. Mërgimja ka qenë edhe vetë viktimë e dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj.
    18 min

About Programi i pasdites

From the publisher's feed

Emisioni i orës 16:00 është rrumbullakësim i zhvillimeve ditore në Kosovë, rajon dhe botë. Rëndom fillon me buletinin e lajmeve dhe vazhdon me kronikat për zhvillimet kryesore politike të ditës.