Programi i pasdites

Programi i pasdites

By Radio Evropa e LirëNews
Download on the App Store

Programi i pasdites episodes

  • Pse duhet të flasim për shëndetin mendor?
    Në këtë episod të podcastit, Të flasim, e kemi ftuar profesorin, Aliriza Arënliu. Me të kemi biseduar se a flasim mjaftueshëm për shëndetin mendor, a ka alternativa për të kërkuar ndihmë në Kosovë, kur duhet kërkuar ndihmë, dhe cilat janë pasojat e shtypjes së çrregullimeve mendore. Kemi përmendur edhe ndikimin e pandemisë së koronavirusit në shëndetin mendor. Në çka duhet të fokusohemi? (Më 10 tetor shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Ky material është publikuar për herë të parë më 18 shtator 2022)
    21 min
  • Termokiss - aty ku secila ide ka vend për diskutim
    Termokiss është një qendër socio-kulturore në Lagjen Dardania në Prishtinë. Funksionon si hierarki horizontale, në të cilën secila ide dhe mendim ka vend për diskutim. I ndërtuar në vitet ’90 nga kompania e ngrohjes, Termokos, objekti ishte lënë pas dore. Por, në vitin 2016, një grup vullnetarësh u bashkuan për ta bërë fillimisht funksional dhe për ta shndërruar, më pas, në qendër për komunitetin.
    11 min
  • “Nuk ka jetë të përmbushur pa sport”
    Në edicionin e parë të podcastit, Të flasim, e kemi ftuar Hana Xhemajlin.
    Ajo është hulumtuese për politika shëndetësore dhe merret me sporte të ndryshme.
    Përgjatë bisedës, ajo tregon për rëndësinë e dedikimit të të paktën një ore në ditë për trupin dhe shëndetin tonë. Qoftë përmes ecjes, vallëzimit, notit, ngjitjes në mal apo ndonjë sporti tjetër, e rëndësishme është të lëvizni!
    16 min
  • Podcast: Të huajt që flasin shqip
    Në edicionin jubilar të 40-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, po marrin pjesë më shumë se 150 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës. Radio Evropa e Lirë ka folur me disa nga ta, të cilët tashmë flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.
    12 min
  • Podcast: Dokufest-i në sytë e vizitorëve të huaj
    Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe atij të shkurtër, Dokufest në Prizren, ka sjellë shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, disa prej tyre jo për të parën herë. Shumica e këtyre vizitorëve fillimisht kishin vetëm njohuri bazike për Kosovën, kryesisht të lidhura me luftën e fundit të viteve '90. Radio Evropa e Lirë ka folur me disa prej tyre dhe ata u shprehën të befasuar me mikpritjen e vendasve.
    10 min
  • Kuvendi i Kosovës, institucioni i parë me dhomë për gjidhënie
    Me iniciativë të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, Kuvendi i Kosovës së shpejti do të ketë dhomë të veçantë për gjidhënie për deputetet dhe punëtoret e këtij institucione. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Kurti ndanë detaje lidhur me këtë nismë, me shpresë që shembulli të ndiqet edhe nga institucionet tjera.
    9 min
  • Përtej sfidave, artistët bashkëkohorë në Kosovë në nivel të njëjtë me ata ndërkombëtarë
    Bienalja Nomade “Manifesta” që po zhvillohet në Prishtinë, u ka dhënë hapësirë artistëve vendas të prezantojnë punën e tyre. Për shumë nga ta, hapësira për ekspozimin e punëve të tyre është ndër sfidat më të mëdha. Ndërsa pavarësisht kufizimit të lëvizjes për shkak të vizave, puna e tyre nuk dallon nga të tjerë artistë nga qendrat më të njohura të artit në botë. Artistët Alban Muja, Fitore Isufi-Koja dhe Lola Syla kanë folur me Radion Evropa e Lirë lidhur me skenën e artit bashkëkohor në Kosovë.
    19 min
  • "Manifesta” gati të hapë dyert në Prishtinë
    Edicioni i 14-të i Bienales Evropiane Nomade "Manifesta" hapet të premten në Prishtinë dhe vazhdon deri më 30 tetor. Ky edicion i kushtohet artit në hapësirat publike. Në të kaluarën, "Manifesta" është mbajtur në Marsejë të Francës, në Palermo të Italisë apo në Cyrih të Zvicrës. Në bisedën me Radion Evropa e Lirë, zyrtari për media i "Manifesta"-s, Dardan Hoti, tregon më shumë detaje.
    6 min
  • Mushkolaj: Mosverifikimi nga mediat online çon në dezinformim
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka prezantuar raportin hulumtues “Keqinformimi, dezinformimi dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë”. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i KMSHK-së, Imer
    Mushkolaj, tha se ndër problemet e mediave online sa i përket dezinformimit dhe
    keqinformimit, janë mungesa e resurseve njerëzore në redaksi dhe mosverifikimi
    i fakteve para publikimit.
    7 min
  • Anibar sjell qindra filma të animuar në Pejë
    Me temën “Besëtytnitë”, të mërkurën ka nisur edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, Anibar në Pejë. Qindra artistë të filmave të animuar nga shtete të ndryshme garojnë në tetë kategori deri më 19 korrik, kur edhe është mbyllja e festivalit. Përveç shfaqjes së filmave pjesëmarrës, në lokacione të ndryshme të qytetit të Pejës do të ketë edhe punëtori, prezantim, panele diskutimi, e të tjera. Pas edicionit të kaluar që ishte mbajtur online për shkak të pandemisë, Anibar i është rikthyer fizikisht qytetit.
    Drejtoresha e festivalit, Arba Hatashi, ka folur me Radion Evropa e Lirë për risitë e këtij edicioni.
    6 min

About Programi i pasdites

From the publisher's feed

Emisioni i orës 16:00 është rrumbullakësim i zhvillimeve ditore në Kosovë, rajon dhe botë. Rëndom fillon me buletinin e lajmeve dhe vazhdon me kronikat për zhvillimet kryesore politike të ditës.