
Sign up to save your podcasts
Or


U ula me Enin, creative director-in e 360 Music që qëndron mbrapa botës vizuale të "Thirrëm Sot ose Nesër" dhe turit të Yll Limanit.
Folëm për rrugën nga vizatimi e piktura te dizajni, punën e parë me klient, qysh një shikim mbrapa gjatë xhirimit u bë fotoja e albumit, çka do të thotë telefoni dhe çanta, pse Forrest Gump, qysh një album kthehet në shfaqje live, 30,000 biletat në Tiranë dhe 1,500 njerëzit mbrapa dy netëve, dhe këshillat e tij për dizajnerët e rinj.
Episodi me video në YouTube: https://youtu.be/3UcMmhSUNj4
Eni: @eni.pirana
qyshetech mundësohet nga Macintoks.
Partner teknik: RØDE.
U ula me Enurin, prezantuesin që nga emisioni live i Wazap-it përfundoi te Real Madridi.
Folëm për fillimet në Gjeni i Vogël dhe X Factor, turneun me orkestrën në Amerikë, qysh bëhej një emision live çdo ditë, çka bën kur diçka shkon keq në transmetim, pse ekipi mbrapa kamerës është pjesë e emisionit, intervistën me babain e Rihannës, dhe rrugën nga fotografia sportive te masteri në Real Madrid.
Episodi me video në YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=vKtgyLEbOfM
Enur: @enur
qyshetech mundësohet nga Macintoks.
Partner teknik: RØDE.
U ula me Lotin, një nga content creators të parë shqiptarë që para 11 vjetësh nisi me bo vlogs.
Folëm për vlogun e tij të parë, sa e vështirë ishte me bo përmbajtje shqip në atë kohë, qysh e fiton besimin e shikuesve, bashkëpunimin e parë, dhe qysh i bashkon mjekësinë dhe videot, përfshi breakdown-in e një videoje.
Episodi me video në YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=tYTTs4dUMQk
Loti: @lotishaqirii
qyshetech mundësohet nga Macintoks.
Partner teknik: RØDE.
Në episodin 3 të qyshetech, ulemi me regjisoren Blerta Basholli, autoren e "DUA" - filmi që Kosova po e dërgon në Oscar. Flasim për zanatin e vërtetë mbrapa filmit: kërkimi nëpër shkolla për të gjetur Pinean, drejtimi i një fëmije që s'e ka jetu luftën për të bartur një kohë që Blerta e ka jetuar vetë, dhe qysh bëhet një film i këtij niveli në Kosovë.
Mysafire: Blerta Basholli
qyshetech mundësohet nga Macintoks.
Partner teknik: RØDE.
#qyshetech #BlertaBasholli #DUA #podcastshqip
Në episodin e dytë të qyshetech, u ula me Elvi Nuhun - krijuesi që shumëkush mendon se jemi i njëjti person. Folëm për fillimet e tija, si e ka gjetur rrugën e vet në këtë industri, qysh krijon, dhe debatin e vjetër: Samsung apo iPhone.
━━━━━━━━━━━━━━━
Mysafir: Elvi Nuhu
Instagram: @elvinuhu
TikTok: @elvinuhu
━━━━━━━━━━━━━━━
qyshetech mundësohet nga Macintoks 💻
Partner teknik: RØDE 🎙️
━━━━━━━━━━━━━━━
Follow qyshetech:
Instagram · TikTok: @qyshetech
Nga @kwrabb
━━━━━━━━━━━━━━━
Motion Design: Stuff by Bes
Video Editor: Eron Hoxha @Gheezeron
Co-Producer: Dren Krasniqi
Në episodin e parë të qyshetech, u ula me Miran Ramadanin - një nga krijuesit më të dashur në botën shqiptare.
Folëm për fillimet e tija, për dy vitet që kemi punuar bashkë, çka e bën një video të mirë sipas tij, dhe për historinë e karakterit Shaci - kush është dhe kë përfaqëson.
━━━━━━━━━━━━━━━
Mysafir: Miran Ramadani
Instagram: @miranramadani
TikTok: @donzhugani
━━━━━━━━━━━━━━━
qyshetech mundësohet nga Macintoks 💻
Partner teknik: RØDE 🎙️
From the publisher's feed