Share S’e Kam me Ty
Share to email
Share to Facebook
Share to X
By Top Albania Radio
The podcast currently has 75 episodes available.
E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari. Ajo ka zbuluar në një intervistë mjaft të veçantë më shumë detaje në lidhje me fillesat e karrierës së saj dhe jo vetëm…
Kristi Gongo ishte e ftuar në “S’e Kam me Ty” për të folur për emisionin e vecantë të saj “Punë pa teka”, hapat e parë në karrierë, e shumë të tjera. Lidhur me emisionin e veçantë, me dy sezone të suksesshme, Kristi u shpreh…
E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka për të në rrugën e artit dhe jo vetëm…
E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte Iva Tiço për të folur për gjithçka. Nga karriera deri në dasmën private, gazetarja e njohur u shpreh si kurrë më parë në një intervistë të sinqertë. Teksa tregoi për profesionin, ajo u shpreh edhe për jetën private, ndërsa dha detaje për dasmën private.
E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë Alma Demiraj. Një figurë e njohur tashmë prej vitesh gazetarja ka zbuluar se ka nisur punën e saj që prej vitit 2001 dhe nuk ka lëvizur më nga Top Channel dhe ka ndarë detaje në lidhje me pasionin e saj si gazetare terreni. Alma ka treguar se situatat e vështira gjithmonë kanë qenë mjaft sfiduese për të por duke u ndalur tek pjesa e tërmetit kur duhej që të raportonte ku tregoi se ka qarë dhe nuk ka arritur ta mbante dot veten.
I ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë astrologu, Jofiel Koço. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalen e madhe të edicionit të tretë të Big Borther VIP dhe gjithashtu ka analizuar se cili nga fialistët është më i favorizuar.
E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë stilistja e njohur, Enxhi Valteri. Ajo ka bërë një analizë shumë të detajuar në lidhje me veshjet dhe stilin e banorëve në shtëpinë e BBV në këtë edicion dhe jo vetëm…
E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ishte Stela Rustemaj. Ekonomiste dhe juriste por që ka vendosur që t’i përkushtohet pikturës dhe artit duke qenë se janë pasioni i saj më i madh. Veçantia e artit të saj është se ajo përdor gjuhën e trupit dhe jo penelat për pikturat.
E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte Lajla Përnaska. Ajo u shpreh për fëmijërinë, dashurinë për televizionin e shumë të tjera.
Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…
The podcast currently has 75 episodes available.
3 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
6 Listeners
0 Listeners
1 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners
0 Listeners