
Sign up to save your podcasts
Or


Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptar si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjendje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.
Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.
Tech Talk, një format televiziv, radiofonik dhe digjital që e sjell teknologjinë pranë njerëzve: nga inteligjenca artificiale dhe startup-et, te siguria online, puna, familja, argëtimi dhe mënyra se si do të jetojmë nesër.
Lancio është një tjetër emision që ka nisur të transmetohet që në fillimet e Top Albania Radio. Qëllimi i këtij show radiofonik është promovimi i muzikës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare. Njëkohësisht në thelb të këtij emisioni qëndron edhe pasurimi artistiko-kulturor i dëgjuesve. Informacionet mbi karrierën apo zhvillimet e aktiviteteve ndërkombëtare të artistëve janë të pamunguara. Lancio është rrjeta e informacioneve të fundit të muzikës më të mirë të momentit.
Edhe këtë sezon “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” dhe “Top Albania Radio”, vjen në transmetim të drejtpërdrejtë çdo mëngjes në orën 7:00. Përmes informacioneve, intervistave, lojrave dhe muzikës, “Wake Up” fton shqiptarët brenda dhe jashtë vendit të zgjohen dhe ndërveprojnë me ekranin e Top Channel dhe valët e Top Albania Radio. Ky është viti i pestë që programi mban autorësinë dhe drejtimin e Blendi Salaj por risia e këtij sezoni janë Edea Demaliaj dhe Nikol Projko, dy prezantueset e reja që i bashkohen Blendit në studio. Si gjithmonë, “Wake Up” do të vijojë traditën e një programi të çlirët por njëkohësisht të sofistikuar, inteligjent por popullor, për të përçuar kudo ku shihet apo dëgjohet energjinë pozitive të një mëngjesi të ti. Nga e hëna në të premte, vetëm në Top Channel dhe Top Albania Radio.
Edhe këtë sezon “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” dhe “Top Albania Radio”, vjen në transmetim të drejtpërdrejtë çdo mëngjes në orën 7:00. Përmes informacioneve, intervistave, lojrave dhe muzikës, “Wake Up” fton shqiptarët brenda dhe jashtë vendit të zgjohen dhe ndërveprojnë me ekranin e Top Channel dhe valët e Top Albania Radio. Ky është viti i pestë që programi mban autorësinë dhe drejtimin e Blendi Salaj por risia e këtij sezoni janë Edea Demaliaj dhe Nikol Projko, dy prezantueset e reja që i bashkohen Blendit në studio. Si gjithmonë, “Wake Up” do të vijojë traditën e një programi të çlirët por njëkohësisht të sofistikuar, inteligjent por popullor, për të përçuar kudo ku shihet apo dëgjohet energjinë pozitive të një mëngjesi të ti. Nga e hëna në të premte, vetëm në Top Channel dhe Top Albania Radio.
Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.
Të informohesh dhe të argëtohesh… duket si mision i pamundur! Por jo për Julian Hurdha dhe Anxhelo Shkreli! Dyshja sjellin për publikun “Top Fare”, një emision humoristik ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as aktualiteti. Java nis me programin më provokues dhe që nuk kursen askënd. Më pak sarkazëm, ironi e pak ‘spec djegës’, pasditet tuaja në Top Albania Radio nuk do jenë kurrë të mërzitshme!
Trip Top është një udhëtim radiofonik përtej hartave turistike. Çdo episod sjell destinacione, histori dhe kultura nga e gjithë bota. I ndërtuar si një eksperiencë audio 360°, me storytelling nga vendi në fokus, muzikë karakteristike, sugjerime autentike dhe biseda inspiruese me të ftuar VIP që ndajnë marrëdhënien e tyre me udhëtimet dhe aventurat.
“Labirint në tru” është urë lidhëse mes prindit dhe fëmijës, mes mësuesit dhe nxënësit, nënës dhe vajzës, babait e djalit. Mes prindërve të divorcuar, për të lënë hatërmbetjet menjëanë, e për të treguar pozicionin e tij/të asaj ndaj fëmijëve të pafajshëm. “Labirint në tru” është shumësi arsyetimesh objektive që na mundësojnë të kuptojmë qasje praktike të botës që na rrethon.
From the publisher's feed

2,539 Listeners

3 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

2 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners