Mirë se erdhët përsëri në Tipar Zanor! Këtë episod do flasim për disa momente të jetës që mendoj se janë pika kthese dhe se ndikojnë shumë tek njerzit që zgjedhin të meren me dizajn ose arkitekturë në karrierën e tyre. Nëse keni pesë minuta kohë do mundohem të tregoj eksperiencën time në lidhje me këtë temë.
Unë jam Elios Kovaci, autori i këtij podcast-i dhe ky është Tipari Zanor, një fermë konceptuale ideshë krijuese në lidhje me arkitekturën, dizajnin dhe artin.
Kur kam qënë shtatë vjeç jetoja në Tiranë. Në atë kohë prindërit e mi blenë një shtëpi pranë detit në Dursës. Ishte shumë e vështirë të shikoje programe në televizor pasi në Durrës nuk kishte sinjal shumë të mirë dhe për një femijë që nuk e ka shumë qef detin si unë nuk kishte shumë aktivitete për të bërë dhe për të zjgedhur. Sidomos në dimër kur fundjava dukej shumë e gjatë pasi duhet të rrije në shtëpi shumicën e kohës sepse binte shi. Për të kaluar kohën u mundova ti mbush mëndjen prindërve të më blinin një radio portative që të suportonte dhe mungesën e enrgjisë elektrike.
Kur shkuam në një nga dyqanet elektronike të kohës për të blerë radion më bëri përshtypje një radio shumë e vogël Philips AE1505. Dizajni i radios ishte shumë modern për kohën me ngjyra dhe forma të harkuara ndryshe nga radiot e tjera që kishin nje dizajn më drejtkëndor. Ushqimin e merte nga dy bateri AA që e bënte shumë praktik edhe në momente kur iknin dritat, që ishte një nga problemet më të zakonshme në Shqipërinë e asaj kohe mund të vazhdoje të dëgjoje muzikë. Radio ngjante si një copë pasije nga e ardhmja me pjesën e sipërme transparente dhe pjesën e poshtme ngjyrë metalike e perforuar. Në pjesën e përparme kishte një ekran të vogël ku mund të shikoje frekuencën e radios e cila ndryshohej në anë me anë të një rrote të vogel gjysëmë e dalë nga trupi i radios. Në pjesën anësore ishte dhe mundësi të vendosje kufjeve për të degjuar vetëm një person.
Në momentin kur e bleva këtë radio fillova të eksploroja kanalet e kohës. Një nga kanalet më të mira të kohës ishte Top Albania Radio. Aty dëgjoja muzikë dhe një nga programet që transmetoheshin të premten pas mesnate. Ky program quhej Radio Mania dhe drejtohej nga ty djem me shumë humor. Po ta krahasoj me kohën tani kjo radio ishte si YouTube i kohës. Shpesh herë programi zgjaste deri pas orës katër të mëngjesit dhe mund të më kishte zënë edhe gjumi me radion ndezur.
Kjo radio u bë një model për mua se si mund të dizenjohet dicka funsionale dhe praktike. Rrija me orë të tërë duke studjuar mënyrë se si ishte dizenjuar radioja në cdo detaj. Shpesh herë me radio e fikur mundohesha të vrojtoja format dhe dizajnin e radios, butonat, pjesët e tjera të saj dhe mendoja se si mund të dizenjoja dhe unë dicka të tillë. Shikoja vidat në pjesën e mbrapme dhe mendoja ta hapja për të parë si është e organizuar brënda por nuk e bëra për të mos e prishur.