Çdo student që mendon të studjojë arkitekturë është përballë dilemës së tij të parë nëse është më mirë të studjojë në një universitet shtetëror, në një universitet privat apo mos është më mirë të studjoj në një universitet jashtë vëndit. Secila zgjedhje është e vlefshme sepse në fund të pesë viteve studimi të gjithë të diplomuarit në arkitekturë janë të aftë të projektojnë nga luga e cajit e deri tek një qytet i tërë le të themi.
Në këtë epizod, do të flasim për një nga projektet më të rëndësishëm të një arkitekti, zgjedhjen e arkitekturës si mundësi studimi dhe faktorët që ndikojnë për të marë këtë vendim. Kjo zgjedhje patjetër që kushtëzohet nga buxheti i studentit, informacioni nga burimet e ndryshme, emocionet, vendosmëria ose fama e një universiteti. Ka disa universitete arkitekture që kanë reputacion si: shume i veshtire, shumë i shtrenjtë ose shume i njohur ndërkombtarisht. Kjo famë zakonisht të influencon kur je në gjimnaz pasi të gjithë thashethemet rrotullohen rreth të njëjtës temës: ku do e bëjmë universitetin.
Unë jam Elios Kovaci, autori i këtij podcast-i dhe ky është Tipari Zanor, një fermë konceptuale ideshë krijuese në lidhje me arkitekturën, dizajnin dhe artin.