
Sign up to save your podcasts
Or


Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare.
Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ina Ferra, mjeke estetiste. Ajo na ka folur më shumë lidhur me kujdesin e lëkurës gjatë periudhës së verës, produktet që rekomandohen të përdoren, por dhe disa trende bukurie të përhapura kohët e fundit…
Përzgjedhur nga Dee Jay-it e Top Albania Radios, mbrëmja e të dielës është e gjitha për t’u shijiuar. Java mbyllet me muzikë të mirë dhe përzgjidhet nga DJ resident të Top Albania Radio.
Përzgjedhur nga Dee Jay-it e Top Albania Radios, mbrëmja e të dielës është e gjitha për t’u shijiuar. Java mbyllet me muzikë të mirë dhe përzgjidhet nga DJ resident të Top Albania Radio.
Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.
Mateo Kadriu sjell “Top Tech,” një emision dedikuar risive dhe trendeve më të fundit në botën e teknologjisë, që do të transmetohet ekskluzivisht në Top Albania Radio, YouTube dhe në social media. Me një qasje informuese dhe argëtuese, ky emision shërben si një dritare drejt të ardhmes dixhitale.
Në një botë ku suksesi shpesh duket si një rrugë e lehtë, “Just Business” sjell të vërtetën pas përpjekjes dhe ëndrrave të realizuara me mund. Ky podcast flet me njerëzit që drejtojnë biznese, vizionarë, krijues dhe luftëtarë të përditshmërisë për të ndarë historitë e tyre në Top Albania Radio.
Kaloni 60 minuta me klasiket e muzikës House, nga SAIX. Në një kohë kur muzika elektronike është bërë mainstream, house i viteve 80 – 90 – 00 tingëllon si Evergreen.
Top Albania Radio ka një traditë të transmetimit të Hip Hop-it që në fillimin e saj, atëhere kur kjo rrymë konsiderohej nga kritikët si denigrim i muzikës. Ky program sjell më të mirat e rrap-it të pa censuruara, dje dhe sot, duke zgjuar nostalgji dhe duke ju prezantuar hitet që do trondisin bokset e makinës tuaj, të miksuara nga Dj Keddos.
From the publisher's feed

2,549 Listeners

3 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

2 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners