
Sign up to save your podcasts
Or


Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.
Mateo Kadriu sjell “Top Tech,” një emision dedikuar risive dhe trendeve më të fundit në botën e teknologjisë, që do të transmetohet ekskluzivisht në Top Albania Radio, YouTube dhe në social media. Me një qasje informuese dhe argëtuese, ky emision shërben si një dritare drejt të ardhmes dixhitale.
Top Albania Radio ka një traditë të transmetimit të Hip Hop-it që në fillimin e saj, atëhere kur kjo rrymë konsiderohej nga kritikët si denigrim i muzikës. Ky program sjell më të mirat e rrap-it të pa censuruara, dje dhe sot, duke zgjuar nostalgji dhe duke ju prezantuar hitet që do trondisin bokset e makinës tuaj, të miksuara nga Dj Keddos.
E ftuar në këtë episod të “Just Business” me Jonida Aliçkolli ka qenë Arjodita Mustali. Ajo është një nga sipërmarrëset e para që ka një ndikim konkret në rritjen e iniciativave të reja të biznesit startup, teknologjive të reja dhe zhvillimin e industrisë BPO në Shqipëri. Arjodita është autore e librit “Udhëheqëset Femra të Nesërmes”, një përmbajtje biografike. Mesazhi që u përçohet të rinjve është pikërisht rritja personale dhe motivimi për të arritur qëllimet e vendosura. Ajo është gjithashtu në proces të botimit të një serie librash mbi zhvillimin e biznesit dhe sipërmarrësinë.
Fundjava sportive paraprihet nga më shumë njohuri për të apasionuarit. Të gjitha eventet sportive kanë resumenë e tyre në “Pasó”. Na ndiqni çdo të premte!
Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.
Lancio është një tjetër emision që ka nisur të transmetohet që në fillimet e Top Albania Radio. Qëllimi i këtij show radiofonik është promovimi i muzikës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare. Njëkohësisht në thelb të këtij emisioni qëndron edhe pasurimi artistiko-kulturor i dëgjuesve. Informacionet mbi karrierën apo zhvillimet e aktiviteteve ndërkombëtare të artistëve janë ta pamunguara. Lancio është rrjeta e informacioneve të fundit të muzikës më të mirë të momentit.
Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.
Për kinema-dashësit vjen një program i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrënqethëse.
From the publisher's feed

2,549 Listeners

3 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

2 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners