Sign up to save your podcasts
Or

“A je bre normal” është një emision dinamik dhe energjik që ofron intervista ekskluzive me emrat më të njohur të showbiz-it, veçanërisht ata që kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës hip hop. Ky emision shquhet për mënyrën unike se si sjell histori nga jeta e artistëve, sukseset dhe sfidat e tyre, duke ofruar një pasqyrë të thellë të jetës së VIP-ave. Po ashtu, “A je bre normal” ka një fokus të veçantë në zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja, duke i dhënë mundësi këtyre artistëve të rinj të shpërthejnë dhe të tregojnë muzikën e tyre në një platformë të gjerë.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-konkurrentja e “BB”, Olta Sheta. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 4” si dhe dinamikat e fundit të ndodhura në shtëpi…
Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare.

Java në Top Albania Radio nis me programin më provokues, një program që siç e thotë promo ‘Nuk të prish’ kur (thuajse) çdo gjë është gërryer shoqërinë së brëndshmi.
Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptar si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjendje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.
Zhvillimet kryesore të ditës nga vendi, rajoni dhe bota i gjeni të pasqyruara në edicionet informative të lajmeve në Top Albania Radio. Në këtë hapësirë pasqyrohen lajme dhe ngjarje në kohë reale të përpiluara e përcjella pa anshmëri dhe me objektivitet. Informimi real e profesional është misioni i Top Albania Radios.
From the publisher's feed

2,543 Listeners

3 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

2 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners