
Sign up to save your podcasts
Or


Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare.
Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur. Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. “Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe”.
Dy ndër aktorët më të njohur e të dashur të humorit, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, vijnë së bashku në një Entertainment Show si asnjëherë tjetër. “Hap Ç’ju” vjen në Top Albania Radio me plot risi dhe humor, me të ftuar në studio njerëz të thjeshtë të përditshmërisë sonë, personazhe jo VIP. Nuk do të mungojnë telefonatat me personazhe të ndryshme nga dy aktorët tanë të humorit. “Hap Ç’ju” sjell aktualitetin, argëtimin, të qeshurat, si dhe gafat nga emisionet e ndryshme në televizion, ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë.
I ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Mici ka qenë artisti Alis. Alisi është një muzikant i ri dhe i talentuar nga Shqipëria, i cili në moshën 21-vjeçare ka arritur të bëjë një emër të rëndësishëm në skenën muzikore. Ai ka përfunduar studimet për piano, ku ka fituar çmime të ndryshme në kompeticione për këngë dhe piano, duke dëshmuar aftësitë e tij muzikore.
Zhvillimet kryesore të ditës nga vendi, rajoni dhe bota i gjeni të pasqyruara në edicionet informative të lajmeve në Top Albania Radio. Në këtë hapësirë pasqyrohen lajme dhe ngjarje në kohë reale të përpiluara e përcjella pa anshmëri dhe me objektivitet. Informimi real e profesional është misioni i Top Albania Radios.
Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.
Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Sofjana Buhaljoti, për të folur më shumë mbi trendet e trajtimeve estetike të këtij viti. Cilat kanë qenë më të preferuarat e femrave dhe meshkujve?
Në periudhën e festave, një nga aktivitetet më të bukura për t’u shijuar me të dashurit është shikimi i filmave. Kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar si familje, për të kaluar kohë cilësore me partnerin ose për të sjellë gëzim për fëmijët. Filmat festivë, me tematikat e tyre frymëzuese, janë të përshtatshëm për çdo moshë dhe mund të sjellin një atmosferë të veçantë në shtëpi. Dea Vieri në “Magjia e Festave” ka krijuar listën perfekte…
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.
From the publisher's feed

2,540 Listeners

3 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

2 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners