Sign up to save your podcasts
Or

Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare.
Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë Dj Danko, një larmishmëri rrymash. Sigurisht nuk do të mungojnë këngë shumë të veçanta, që dyshojmë t’i keni dëgjuar ndonjëherë dhe hitet më të mëdha që na kanë shoqëruar të gjithëve ndër vite…

Top Albania Radio ka një traditë të transmetimit të Hip Hop-it që në fillimin e saj, atëhere kur kjo rrymë konsiderohej nga kritikët si denigrim i muzikës. Ky program sjell më të mirat e rrap-it të pa censuruara, dje dhe sot, duke zgjuar nostalgji dhe duke ju prezantuar hitet që do trondisin bokset e makinës tuaj, të miksuara nga Dj më e re por më energjike në TAR, Ankloe.

“Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit.
“Top Tech” është vendi ku pasioni për teknologjinë takohet me edukimin dhe argëtimin, duke sjellë për shikuesit dhe dëgjuesit një përvojë unike që informon, frymëzon dhe argëton. Mateo Kadriu ju fton të zbuloni teknologjinë në një mënyrë të re dhe ndryshe.
Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio.
Zhvillimet kryesore të ditës nga vendi, rajoni dhe bota i gjeni të pasqyruara në edicionet informative të lajmeve në Top Albania Radio. Në këtë hapësirë pasqyrohen lajme dhe ngjarje në kohë reale të përpiluara e përcjella pa anshmëri dhe me objektivitet. Informimi real e profesional është misioni i Top Albania Radios.
Programi legjendë i muzikës elektronike vjen në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni pjesë e Party-t më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni.
From the publisher's feed

2,540 Listeners

3 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

2 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners