Pak ditë më parë u lajmëruan kush do të ishin artistët që do të performonin në shfaqjen televizive më të ndjekur në botë – pushimin mes pjesëve të finales së Superbowl. Si ‘rastësisht’ nuk është një artist por janë pesë, katër prej të cilëve yje të muzikës së viteve ’90 (fundit të 1990 dhe fillimit të 2000). Nëse për gjeneratën e Millenials e më tej, ata konsiderohen old, vintage, zgjedhja për t’i dhënë hapësirë, në një nga shfaqet muzikore më të lakmuara në botë – Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J Blige tingëllon e çuditshme. Me ta do të jetë edhe Kendrick Lamar (ylli i “Sit down, Be Humble”).