Ka inteligjencë matematikore, ka inteligjencë gjuhësore, ka inteligjencë inter-personale, madje dhe intra-personale. Por ka edhe inteligjencë muzikore dhe një mënyrë e lehtë për të vërtetuar nëse ky kualitet absolut gjendet në asetet e mendjes suaj është të dëgjoni muzikën e The Weeknd. Nëse ajo ju duket depresive, çmendurisht e trishtë… Atëherë bingo! Kjo do të thotë se jeni muzikalisht të zgjuar. Jo Mozart e Beethoven, as Ray Charles e Ed Sheeran, por gjithsesi të zgjuar. Mos harroni kurrë!