E ftuara e radhës është Prof. Linda Gusia, shefe e Departamentit të Sociologjisë. Fakulteti Filozofik. Biseda jonë realizohet rreth: Programit të UP-së për studimet dhe hulumtimet gjinore, Statistikat e diskriminimit të grave, Raportimi i dhunës së grave në familje, Gratë në politikë dhe në medie, si dhe ndër të tjera, a i vlerësojmë gratë të cilat kanë dhënë kontribut në arsim, në shtet-ndërtim, në lëvizjet studentore, në politikë dhe në luftën çlirimtare të Kosovës? Mesazhi: Rikujtim i meritave të grave dhe më shumë solidaritet.