UPpodcast

UPpodcast

By Universiteti i PrishtinësEducation
Download on the App Store

UPpodcast episodes

  • E3- Faton Ismajli Muhamet Jahiri - Shkathtësitë e edukimit medial si mjete kundër çrregullimit informativ
    UPpodcast: Shkathtësitë e edukimit medial si mjete kundër çrregullimit informativ
    Në episodin e tretë të serisë së tretë të UPpodcast, profesorët Muhamet Jahiri dhe Faton Ismajli diskutojnë për "Edukimin medial". 
    Profesorët flasin për rëndësinë e tij në zhvillimin e mendimit kritik, luftën kundër çrregullimit informativ, analizën e burimeve të informacionit dhe aftësinë e nxënësve për të dalluar faktet nga opinionet.
    Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë - UP me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
    Ju ftojmë ta dëgjoni.
    #GazetariaUP
    21 min
  • Lufta hibride në epokën digjitale
    Në episodin e dytë të UPpodcast, do të diskutohet një temë shumë aktuale dhe me rëndësi të madhe për shoqërinë bashkëkohore – lufta hibride. Një fenomen që ka ndryshuar mënyrën se si shtetet, aktorët joqeveritarë dhe individët veprojnë në arenën globale, lufta hibride kombinon metoda tradicionale dhe jo-tradicionale për të ndikuar dhe për të sfiduar stabilitetin.
    Diskutimi zhvillohet ndërmjet profesorit Milazim Krasniqi, i cili është ekspert në strategji, komunikim dhe siguri ndërkombëtare dhe profesorit nga Departamenti i Gazetarisë, Gëzim Qerimi.
    Ky episod i UPpodcast realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe mbështet financiarisht nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një projekti që ka për qëllim trajtimin e formave të çrregullta të informacionit në mjedisin digjital.Ju ftojmë ta dëgjoni.
    24 min
  • Sfidat e Universitetit të Prishtinës në transformimin digjital
    Të dashur dëgjues,

    Në serinë e tretë të episodeve të UPpodcast do të diskutohet për rritjen e ndërgjegjësimit në arsimin e lartë për çrregullimin informativ në epokën digjitale. Në këtë kontekts, sot do të trajtohen sfidat që i ka Universiteti i Prishtinës, në fushën e komunikimit dhe transformimit digjital.

    Ky episod i UPpodcast realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe mbështet financiarisht nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një projekti që ka për qëllim trajtimin e formave të çrregullta të informacionit në mjedisin digjital.

    Mysafir i UPpodcast në episodin e parë të kësaj serie është rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Arben Hajrullahu, i cili së bashku me profesorin Alban Zeneli do të diskutojë për sfidat e Universitetit të Prishtinës përballë digjitalizimit, komunikimit digjital dhe çrregullimit informativ.
    31 min
  • Unveiling Hate Speech
    We invite you to listen to the podcast titled "Unveiling Hate Speech," featuring guest Valon A. Syla. This project, aimed at revealing the impact of hate speech on journalists in Southeastern Europe, is funded by the Friedrich Naumann Foundation and scientifically supervised by the Peace Journalism Laboratory at Aristotle University of Thessaloniki, Greece. The University of Prishtina, through the Department of Journalism, is a research partner for Kosovo in this Project. For the report on Kosovo, please visit: https://www.freiheit.org/greece-and-cyprus/new-study-reveals-impact-hate-speech-journalists-across-southeast-europe?fbclid=IwAR0ABKgLxHCT4BEsmu2v6O41yyHB27NH5VhZo-X0quPj9wEvhrjzBDHUKo4
    52 min
  • Projekti “Gazetarët e rinj”, gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet në luftimin e saj
    Në këtë episod të UP Podcast, profesori në Departamentin e Gazetarisë, Muhamet Jahiri dhe gazetari Eduart Krasniqi, së bashku me moderatoren Erlinë Koca, diskutojnë rreth gjuhës së urrejtjes dhe përpjekjeve për ta luftuar atë.
    Një prej iniciativave të tilla është edhe projekti "Gazetarët e rinj", program i komunitetit lokal të OKB-së që zbatohet në Kosovë nga dy organizata ndërkombëtare UNDP dhe UNFPA, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë në UP. Ky projekt paraqet një nismë të të rinjve të përkushtuar për të ndryshuar perceptimet dhe sjelljet e shoqërisë në lidhje me këtë dukuri.
    Për më tepër, dëgjojeni diskutimin.
    13 min
  • Verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj lidhur me këtë dukuri
    Temë e episodit të radhës së UP Podcast është verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj me këtë dukuri. Studentja në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Bleona Thaçi, së bashku me kolegët e saj gazetarë Fatjona Rudin dhe Etrit Rexhepin, flasin rreth mënyrës dhe rëndësisë për verifikim të lajmeve të rreme, si dhe ndajnë përvojat e tyre gjatë praktikës gjashtëmujore në Kosovo 2.0 dhe Hybrid.info.
    Praktika gjashtëmujore, nga e cila përfituan 10 studentë, ishte pjesë e programit të gazetarëve të rinj, program i komunitetit lokal të OKB-së, që zbatohet në Kosovë nga dy organizata ndërkombëtare UNDP dhe UNFPA, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së.
    14 min
  • UPpodcast - Dren Gerguri & Lumnije Bajrami UVP23
    #UPpodcast vazhdon me serinë e radhës dhe këtë të hënë diskutohet për Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës dhe bashkëpunimet ndërkombëtare të UP-së.Në studio me Dren Gërgurin ishte Lumnije Bajrami, Drejtoreshë e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në UP.Më pak se një muaj na ndanë nga fillimi i Universitet Veror Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në podcast ndër të tjera bisedohet për karakteristikat e edicionit të sivjetmë, risitë dhe kurset dhe aktivitetet tjera që ofrohen në dy javë, aq sa zgjatë UVP-ja. Gjithashtu, trajtohen mundësitë që ofrohen për studentët dhe stafin e UP-së, si rrjedhojë e bashkëpunimrve ndërkombëtare të UP-së me Universitete të ndryshme.Për më shumë, ndiqeni episodin e tretë të serisë së dytë të podcasts.
    19 min
  • Remzie Shahini Hoxhaj - Erlis Çela
    Në këtë episod të UPpodcast, mysafir i profesorshës Remzie Shahini-Hoxhaj është profesori nga Universiteti “Beder” në Tiranë, Erlis Çela. Ata flasin për vlerat evropiane, për komunikimin, mediat dhe bazën ligjore të tyre në Kosovë dhe Shqipëri.
    35 min