Urgjenca Gjuhesore

Urgjenca Gjuhesore

By Gjovalin ShkurtajSociety & Culture
Download on the App Store

Urgjenca Gjuhesore episodes

  • Françesko Solano - Filolog e Gjuhëtar i Shquar Arbëresh
    Françesko Solano (14 nëntor 1914 - 20 mars 1999), i njohur në fushën e letrave edhe me pseudonimin Dushko Vetmo qe një nga figurat më të shquara të profesoratit arbëresh të ditëve tona, filolog e gjuhëtar me formim shkencor solid e me horizont të gjerë kulturor, poet, shkrimtar dhe dramaturg, njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe përkthyes dorëmbarë deri edhe nga kinezishtja, mbrojtës i zjarrtë dhe i paepur i gjuhës shqipe dhe i virtyteve tradicionale të arbëreshëve.
    8 min
  • Hamit Boriçi në 90 vjetorin e lindjes
    Prof. Hamit Boriçi është një figure e rrallë, me një kontribut e me ndihmesa të mëdha, me dije të gjera, me përvojë sa të gjatë aq edhe të mbushur me veprimtari të gjerë. Një gazetar i shquar, drejtues i mediave, dhe veprimtar shoqëror i spikatur. Autor i shumë librave themelor për gazetarinë dhe letërsinë shqiptare.
    12 min
  • Aleksandër Xhuvani: Figurë e ndritur e kulturës dhe gjuhës shqipe
    Çdo 13 Mars, bota e kulturës dhe kërkimore shqiptare përkujton me nderim të thellë ditëlindjen e Aleksandër Xhuvanit. Që është një nga personalitetet e shkencës e të dijes shqiptare.
    Veprimtaria dhe ndihmesat e gjithanshme të Aleksander Xhuvanit, qëndrojnë në themelet e gjuhësisë dhe të shumë disiplinave të tjera shkencore kombëtare shqiptare.
    8 min
  • Emisioni 26 - Gëzuar 7 Marsin
    Sa herë vjen 7 Marsi mendja na shkon më së pari te mësuesja e klasës së parë, te klasa ku shkelëm për së pari të ndrojtur e me mallëngjimin se po ndaheshim nga lodrat e përkëdhelitë amnore, por edhe me ëndjen e kureshtjen për të filluar udhën e dijes.
    Emrat dhe kujtimet për mësuesit në kujtesën e ish-nxënësve janë si delikat e çmueshme në muzeume, si dëftesat e diplomat e shkollimit, të cilat në çdo 7 Mars na kujtojnë edhe vargjet e pavjetërsueshme të poetit Llazar Siliqi, që ka shkruar:
    "Edhe kur flokët do të na i mbulojnë thinjat,
    Në mend do të sjellim një emën nderues,
    Emnin e bukur porsi fëminija,
    Emnin e thjeshtë e të madh: Mësues".
    Gëzuar 7 Marsin !
    8 min
  • Emisioni 25 - Shën Valentini
    Kjo festë e bukur, e quajtur edhe dita e të dashuruarve, ashtu si shumëkund në Evropë e në mbarë botën, po merr përmasat dhe cilësimet e një feste të bukur, e një festë të të rinjve dhe, është tashmë një gjë e bukur se, kur vjen 14 shkurti, bashkë me dhurata simbolike, këngëzon edhe gjuha me urimin tashmë të rrënjosur: Gëzuar Shën Valentinin! Gëzuar festën a ditën e të dashuruarve!
    5 min
  • Emisioni 23 - Si Thuhet? Prurje të reja të shqipes së shkruar dhe të folur
    Pra, në bisedën e sotme dhe në vazhdim, do të flasim për kahet dhe përmasat e prurjeve të reja të shqipes së shkruar e të folur, duke vënë në peshoren e një gjykimi sa më të ftohtë e objektiv, të asaj që bie ndesh me normën e kodifikuar dhe që, sidoqoftë, edhe nëse do të vazhdojmë ta quajmë “shkelje”, duhet jo vetëm ta kundrojmë e ta përfillim, po edhe të përpiqemi ta shpjegojmë e të nxjerrim edhe mësimet e nevojshme normativizuese.
    Për sot, sa për ta shtruar diskutimin, po lejohem të përmend, po edhe të kërkoj me mirësjellje edhe mendimin tuaj për disa prej dysorëve që përbëjnë shkelje të nomës së sotme, por që,mesa duket, po marrin përmasa të gjera dhe, kushedi, ndoshta edhe duhet t’u kthehet me më shumë vëmendje gjuhësia shqiptare.
    9 min
  • Emisioni 22 - Gjuha Shqipe në Maqedoni
    Gjuha shqipe për shqiptarët e Maqedonisë është si rrezet e diellit botën e gjallë. Pa njohur gjuhën shqipe dhe vlerat e shqiptarisë për shqiptarët e Maqedonisë, ai vend nuk do të ketë kurrë qetësi e mbarësi.
    Njëra nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së Ohrit ishte ajo “Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.
    Themelet e shteteve demokratike nuk rrënohen nga njohja e të drejtave të ligshme të qytetarëve të vet, jo vetëm në raste si i shqiptarëve të Maqedonisë që janë pjesë shumë e rëndësishme dhe konstituente e atij shteti e vendi, po edhe të pakicave më të vogla.
    Përkundrazi, qëndrimet mohuese dhe poshtëruese e të padrejta ndaj kombeve dhe etnive brenda një shteti shkaktojnë lëvizje tronditëse të mëdha dhe të papranueshme për kohët e sotme.
    6 min

About Urgjenca Gjuhesore

From the publisher's feed

"Urgjenca Gjuhësore": aims to increase awareness among albanians, wherever they are in the world, so they maintain and protect the Albanian Language. We have a beautiful language that deserves to be…