Urgjenca Gjuhesore

Urgjenca Gjuhesore

By Gjovalin ShkurtajSociety & Culture
Download on the App Store

Urgjenca Gjuhesore episodes

  • Emisioni 21 - Lamtumirë Dritero Agolli
    Poeti, shkrimtari dhe dramaturgu, akademiku Dritëro Agolli u nda së gjallësh. Lamtumirën poetit të madh atdhetar e fjalëshpatë, po ia shoqërojmë me disa vlerësime për cilësitë gjuhëpasuruese e gjuhëdashëse të krijimtarisë së Tij, të cilat mbeten si porosi të vyera e të pavdira për mbarë brezat e sotëm dhe për ata që do të vijnë.
    Dritëro Agolli, ashtu si çdo mjeshtër i madh, duke ua vënë veshin këngëtarëve dhe bejtethurësve popullorë, mori prej tyre edhe “gjedhen” e mbarë të krijimit,po edhe zellin për të mos u ndalur vetëm në aq sa mori prej tyre, ai iu vu krijimtarisë letrare me synimet largvajtëse dhe, në një farë mënyre, na kujton thënien urtake që thotë : “Ishin amatorët ata që ndërtuan varkën e Noesë dhe profesionistët ata që ndërtuan Titanikun”.
    9 min
  • Emisioni 20 - Gëzuar Krishtlindjet
    Festa e Krishtlindjeve, apo sikundër quhej në Shqipen e hershme Kshndellat (nga lat.Cristi Natale) është festa me domethënien më të bukur e që e fton njeriun drejt mbarësisë, drejt harmonisë dhe gjetjes së ecurisë, që prin nga përvujtënia dhe mirësia për veten dhe për të afërmit e krejt njerëzimin.
    Papa Françesku e thotë qartë e thjeshtë këtë domethënie: “Krishtlindjet janë takimi i Zotit me popullin e vet”.
    Mesnata e Krishtlindjeve, me vajtjen masive në kishë, me ritualet e rastit dhe, mbi të gjitha, me të drejtuarit e mendjes e zemrës nga misteri i lindjes së Krishtit, si simbol i shpresës dhe i mbarësisë e i përparimit, ka qenë dhe mbetet si pika e adhurimit dhe e ngushëllimit shpirtëror jo vetëm për të krishterët, por edhe për mbarë njerëzimin.
    Krishtlindjet për njeriun e sotëm janë besimi dhe qasja te dhembshuria dhe shpresa. Zoti duke u takuar me njerëzit u kujton atyre dy gjëra. E para është: të kenë shpresë. Ai u prin nga e mbara, u hap dyert e udhës së mirësisë e të ngushëllimit shpirtëror dhe kurrë nuk ua mbyll horizontet. E dyta është: të mos ndruhemi kurrë nga dhembshuria. Kur njerëzimi harron shpresën dhe dhemshurinë, atëherë edhe Kisha bëhet e ftohtë dhe njerëzia shket në udhët e ideologjive të mbrapshta e të kotësive mondane.
    4 min
  • Emisioni 19 - Gjuha në këngën "Ma Thuaj Ti" të Rozana Radit
    Kur këngët e reja shkojnë në shtratin e mbarë të traditës shqiptare, që vënë në muzikë fjalë të pikuara nga zemra dhe që prekin edhe plagë a probleme shqetësuese të kohës, qoftë të jetës së përditshme familjare, qoftë edhe të dukurive më të mëdha me karakter shoqëror e problemor, gjejnë menjëherë pranim e pëlqim. Natyrisht është mirë kur edhe në garat a festivalet e këngës, çmimet shkojnë për krijime të atilla,sikundër është edhe kënga “Ma thuaj ti” e Rozana Radit, fituese meritore e “Kënga magjike, 2016”.
    Rozana solli një këngë tjetër shumë të bukur, pa asnjë mëdyshje me vlera të larta interpretuese, mbështetur në fjalë që ta çojnë zemrën peshë, po edhe që ka kohë që kishin filluar të rrallohen në muzikën e re shqiptare.
    8 min
  • Emisioni 18 - Pararendës të Sociolinguistikës Shqiptare
    Ide të hershme për një qëndrim a konceptim sociolinguistik të gjuhës ka pasur edhe në radhët e gjuhëtarëve shqiptarë. Mund të përmendim, sidomos, Atë Justin Rrotën me mendimet e vlerësimet e tij rreth mundësisë që ka njeriu për ta “dredhë giuhën” sipas rastit e bashkëbiseduesit dhe Eqrem Çabejn për lidhjen e gjuhës dhe seksit në të ashtuquajturën prej tij “të folët e grave”.
    Atë Justin Rrotës i takon merita që, ndonëse shumë kohë para se të lindte sociolinguistika si disiplinë më vete dhe, madje, para se të krijohej termi përkatës për emërtimin e saj (që, do ta kishim vetëm aty nga viti 1952), me formulimin e tij të qartë kushtuar zhvillimit të gjuhës, t’ia ketë çelur shtigjet asaj me largpamësi. Për të faktuar sa më lart, po citojmë vetëm një pjesë të konceptimit të Atë Justin Rrotës lidhur me ndryshimin dhe zhvillimin e gjuhës apo sikundër e thoshte ai Gjuha shkon tue bam ato ndryshimet e veta (në “Hylli i Dritës”, 1931, nr. 3, f. 121-133).
    11 min
  • Emisioni 17 - Gjuha në këngët e Alban Skënderajt
    Dëgjova këto ditë disa nga këngët më të reja të Alban Skënderajt, të cilin, qysh kur ka nisur të bëjë emër si këngëtar e deri tani që po shquhet si një nga më të mirët, e kam pëlqyer se është zëbukur e fjalëbukur, po e kam pëlqyer edhe për shqiptarinë e tij, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj për mbështetjen e plotë në truallin kombëtar, por, mbi të gjitha, për gjakimin e tij tashmë të pohuar e të ditur nga të gjithë, si këngëtar shqiptar, si djalë shqiptar. Edhe pse ka vite që jeton e punon më shumë jashtë se në atdhe, Alban Skënderaj është kudo e kurdoherë shqiptar, që Vlorën e Shqipërinë i ka kurdoherë e kudo me vete: në zërin e tij të mrekullueshëm, në fjalët e larminë e teksteve të këngëve të tij, si dhe në qëndrimin, në shpirtin e në etnografinë e të folurit “shqiptarisht”. Dhe, për të mos mbetur jashtë “trendy-t” terminologjik të sotëm, po them se Alban Skënderaj, në krejt “performancën“ e tij, më të parën gjë lakmon të qenët shqiptar, të qenët bir i denjë i tokës sonë, paçka se është tashmë aq i kudogjendur në mjediset e diasporave shqiptare të hershme e të reja në Evropë e në mbarë Botën.
    7 min
  • Emisioni 16 - "Ah...ç'të bën paraja" - Teatri "Zihni Sako"
    Këto vitet e fundit, vëmë re me kënaqësi se ka një këndellje e rigjallërim të jetës teatrore në qytetet e mëdha, po edhe në qendrat e vogla, midis të cilave ia vlen të përmendim punën meritore dhe mbërritjet e Teatrit të qytetit të Gjirokastrës.
    Para disa ditësh trupa e Teatrit të Gjirokastrës erdhi në Tiranë me shfaqjen: "Eh, ç'të bën paraja". Një punë e kujdesshme e krejt trupës, e regjisorit Vasil Çuklla, e skenografit Gazmend Koçollari, po edhe e aktorëve interpretues.
    Salla e mbushur plot e përplot me shikues, natyrisht,në radhë të parë artdashës gjirokastritë që jetojnë në Tiranë, po edhe nga adhurues të teatrit nga radhët e studiuesve, profesorëve të letërsisë dhe dashamirëve të pamungueshëm të artit skenik, sigurisht edhe gazetarë e punonjës të mediave.
    Të gjithë sa ishim, shijuam një shfaqje të këndshme, të vënë në skenë thjesht e natyrshëm, po edhe me një tematikë e lajm a mesazh të gjetur mirë, mjaft të përshtatshëm e fshkikullues dhe për realitein e sotëm shqiptar.
    7 min
  • Emisioni 15 - Sintaksa
    Fjala a, më saktë termi, Sintaksa, ashtu si shumica e termave të gramatikës e të gjuhësisë, vjen nga greqishtja σύνταξις (syntaxis), dhe emërton disiplinën a pjesën e gramatikës që merret me mënyrat se si lidhen fjalët në fjali dhe fjalitë ndërmjet tyre, shpjegon ndërtimin e fjalive në një gjuhë të dhënë.
    Sintaksa, ashtu si krejt gramatika e një gjuhe, mbështetet në materialin gjuhësor konkret të gjuhës, bën përgjithësime duke u nisur nga elemente konkrete e të veçanta të ligjërimit, që janë të një larmie aq të madhe e të një sasie të pakufishme, përcakton kategoritë e tiparet e përgjithshme, atë që qëndron në bazë të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimeve të tyre, dhe nxjerr së andejmi rregullat.
    6 min
  • Emisioni 14 - Morfologjia
    Në gjuhësi, morfologjia është dega kryesore e gramatikës, që merret me studimin e trajtave të fjalëve. Kështu kemi përdorimet e saj kryesore, si: Morfologjia e gjuhës shqipe; Sistemi morfologjik i gjuhës shqipe. Po edhe në rrafshe më të kufizuara, si p.sh. në studimet dialektologjike: Sistemi morfologjik i dialekteve të shqipes ose edhe sisetmi morfologjik i një të folmeje të caktuar, p.sh. sistemi morfologjik i të folmeve të gegërishtes veipërëndimore, sistemi morfologjik i së folmes së Çamërisë; sistemi morfologjik i të folmeve arbëreshe të Italisë etj.
    9 min
  • Emisioni 13 - Fonetika
    Fonetikë quhet ajo degë e gjuhësisë që merret me studimin e mjeteve tingullore të gjuhës, me përbërjen dhe ndërtimin tingullor të saj, me theksimin e fjalëve, me timbrin e realizimin e tingujve zanorë e bashkëtingëllorë të një gjuhe. Fjala a termi fonetikë, ashtu si shumica e termave të gramatikës e të gjuhësisë vjen nga greqishtja e vjetër ' φωνή ' ("phōnē" - tingull, zë).
    6 min
  • Emisioni 12 - Gjuha Domethenia Dhe Kuptimet E Saj
    Çfarë është gjuha ? Si mund ta përkufizojmë atë sa më thjeshtë e në mënyrë të atillë që ta kuptojnë jo vetëm ata që merren mirëfilli me punë gjuhe (si mësues, studiues, përkthyes, shkrimtarë, aktorë, gazetarë etj.) po edhe përgjithësisht nga ata që flasin e shkruajnë.
    Këtyre pyetjeve do mundohemi ti përgjigjemi në këtë emision.
    7 min

About Urgjenca Gjuhesore

From the publisher's feed

"Urgjenca Gjuhësore": aims to increase awareness among albanians, wherever they are in the world, so they maintain and protect the Albanian Language. We have a beautiful language that deserves to be…