E kam një hall…

E kam një hall…

By Faktoje.alNewsPolitics
Download on the App Store

E kam një hall… episodes

  • E03 Transparenca e bashkive në lupën e Faktoje
    Të ftuar: Aimona Vogli & Erisa Proko
    Në këtë episod të tretë, diskutojmë mbi transparencën e bashkive shqiptare dhe rolin e Faktoje në monitorimin e tyre ndër vite.
    Pjesa 1: Një pasqyrë e punës pesëvjeçare të Faktoje në 10 bashki, për të ndjekur mbajtjen ose jo të premtimeve elektorale dhe transparencën e proceseve vendimmarrëse. Zbuloni disa nga rastet më interesante dhe të pazakonta që ekipi ynë ka hasur gjatë verifikimeve në terren!
    Pjesa 2: Me eksperten Erisa Proko, flasim mbi Fondin Social, si funksionon ky mekanizëm, dhe mënyrën se si bashkitë e kanë përdorur për të garantuar shërbime sociale për grupet në nevojë – gjithmonë me fokus te transparenca dhe llogaridhënia.
    37 min
  • E05 Jashte kazanit-‘Pushteti i medias’, i ftuar Mark Marku
    I ftuar: Mark Marku
    ‘Pushteti i medias’
    Në episodin e pestë të podcastit ‘Jashtë Kazanit’, profesor Mark Marku na fton të reflektojmë mbi pushtetin e medias dhe sfidat e saj në Shqipëri. A është media pushtet i katërt, apo është vetë nën kontroll? Si mund të vetërregullohet ajo dhe të mbrojë lirinë e saj?
    Nga siguria e gazetarëve te ndikimi i dezinformimit në fushatat elektorale, ky episod trajton çështje thelbësore për të ardhmen e gazetarisë në një shoqëri demokratike.
    Podcasti realizohet në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania”, zbatuar nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen e Bashkimit
    Evropian.
    40 min
  • E04 Jashte kazanit-Çfarë rrezikon media dhe gazetaria sot
    I ftuar: Enkel Demi
    Në këtë episod të katërt të podcastit “Jashtë Kazanit” do të flasim se si
    ka ndryshuar gazetaria sot dhe çfarë rrëzikojnë mediat dhe gazetarët.
    Me gazetarin Enkel Demi flasim se si interneti nga një burim
    informacion po kthehet në një burim dezinformimi, se si besueshëmria
    e medias po rrezikohet, nga lajme sipërfaqësore dhe të paverifikuara,
    nga kontrrolli i editorial i pronarëve, etj... Por, media sot rrezikon edhe
    nga humbja e rolit edukativ, që ajo ka dhe nga zhvlerësimi i misioni të
    gazetarit...
    Ky material është përgatitur në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania” dhe zbatohet nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian
    14 min
  • E03- Fushatat dje dhe sot. Si ka ndryshuar roli i gazetarëve
    I ftuar: Pandi Gjata
    Në këtë episod të tretë të podcastit “Jashtë Kazanit” do të flasim për pragfushatën elektorale të 11 majit. Si do të jetë ajo?
    Si gazetarët i mbulonin dikur fushatat në vend? Pse sot ata presin në redaksi për materialet e gatshme, Live nga Facebook-u dhe Youtube i partive dhe kryetarëve të tyre?
    Rëndësia që gazetari të jetë i pranishëm në një aktivitet, miting a tubim për të përcjellë atë që partitë nuk duan.
    A do të kemi debate televizive për programet dhe platformat e partive?
    Krimet zgjedhore dhe për herë të parë një strategji e SPAK që i ka trembur partitë politikë.
    Këto dhe të tjera përgjigje i gjeni në bisedën e gazetares Klodiana Kapo me gazetarin Pandi Gjata
    Na ndiqni!
    27 min
  • E02 Sa transparente janë financat e partive politike dhe si duhen monitoruar ato?
    I ftuar: Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit për Studime Politike në bisedë me gazetaren Jona Plumbi
    Në episodin e dytë të këtij Podcasti, studiuesi Afrim Krasniqi dhe gazetarja Jona Plumbi diskutojnë mbi pyetje të rëndësishme lidhur me financimin e partive politike, veçanërisht gjatë fushatave elektorale.
    Sa transparente dhe të monitoruara në kohë janë financat e partive politike? Afrim Krasniqi vlereson se kapacitetet e institucioneve dhe mënyrat e monitorimit të shpenzimeve të partive politike janë të pamjaftueshme dhe se financimi i politikës nga paratë e krimit është një nga problemet më urgjente që duhet adresuar menjëherë.
    27 min
  • E01 Fushata zgjedhore në rrjetet sociale
    I ftuar: Besar Likmeta, gazetar dhe redaktor i Rrjetit Investigativ Ballkanik, BIRN në Shqipëri në bisedë me gazetaren Jona Plumbi
    Në episodin “Fushatat elektorale në rrjete sociale” gazetari Besar Likmeta dhe Jona Plumbi diskutojnë mbi efektet që rrjetet sociale kanë sjellë në mënyrën e informimit dhe të bërit politikë, veçanërisht në periudha fushatash elektorale. Mungesa e rregullave të paracaktuara për përdorimin e plaftormave të rrejteve sociale dhe transparenca e nevojshme për fondet e përdorura nga partitë politike në platformat e mëdha si Facebook dhe Instagram janë disa nga temat kryesore të këtij episodi.
    46 min
  • E02 Jashte kazanit ‘Fushata elektorale me materiale të gatshme’
    Të ftuar: Erion Tase dhe Esiona Konomi
    Në këtë episod të dytë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për materialet e gatshme që përcjellin mediat gjatë fushatave elektorale. Analizojmë se si kanë ndryshuar mënyra e informimit të publikut në periudha zgjedhore.
    Dikur kasetat e gatshme, sot në fokus të politikës janë rrjetet sociale. Pse nuk lejohen gazetarët në takimet elektorale? Çfarë ndodh kur fiket kamera?
    Këto dhe të tjera përgjigje i gjeni në bisedën e gazetares Klodiana Kapo me Erion Tase nga Akademia e Studimeve Politike dhe Esiona Konomi, gazetare e çështjeve politike.
    Na ndiqni!
    0 min
  • E01-Jashtë kazanit-‘Censura dhe autocensura në median shqiptare’
    I ftuar: Martin Leka
    Në këtë episod të parë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për censurën dhe autocensurën në median shqiptare.
    Analizojmë se si siguria e kufizuar për vendin e punës dhe kushtet e këqija sjellin sfida serioze sa i përket vetëcensurimit, presionit nga politikanët dhe qëndresës së reduktuar ndaj dezinformimit. 
    Në bisedë me gazetaren Klodiana Kapo, gazetari Martin Leka rrëfen rrugëtimin e tij të gjatë në median shqiptare. Ngjarjet që kanë shenjuar karrierën e tij dhe sfidat me të cilat është përballur.
    Na ndiqni!
    31 min
  • S1E10 Vota e shtrenjte e diaspores
    “E kam një hall” një podcast nga Faktoje
    Vota e “shtrenjtë” e diasporës
    Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Klodiana Kapo, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
    Në serinë “Vota e ‘shtrenjtë’ e diasporës”, gazetarja Klodiana Kapo bisedon me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në lidhje me votën e diasporës.
    Zoti Celibashi sqaron si do të votojë diaspora, kur pritet të jetë gati aplikacioni, por edhe mbi mundësitë që mbulimi i kostove të postës për votuesit të bëhet nga shteti shqiptar.
    38 min
  • S1E09 Cfarë po tymosin të rinjtë
    “Çfarë po tymosin të rinjtë?”
    Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha, i ftuar mjeku Roland Shuperka.
    Në serinë “Çfarë po tymosin të rinjtë?”, gazetarja Ilda Hoxha bisedon me Roland Shuperkën, një mjek i
    angazhuar në luftën kundër duhanit, për përdorimin e VAPE nga të rinjtë.
    Eksperti bën të ditur se aktualisht në Shqipëri qarkullojnë më shumë se 250 lloje të ndryshme të VAPE,
    duke ngritur alarmin se në vendin tonë po hyjnë VAPE të rrezikshëm. Ndër të tjera, mjeku Shuperka
    tregon ndikimin që ka televizioni dhe rrjetet sociale në rritjen e përdorimit të cigareve elektronike.
    Na ndiqni në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale për të dëgjuar episode të tjera të “E kam një hall”.
    32 min

About E kam një hall…

From the publisher's feed

E kam një hall…