E kam një hall…

E kam një hall…

By Faktoje.alNewsPolitics
Download on the App Store

E kam një hall… episodes

  • S1E08 Karburant i shtrenjtë me cilësi të dobët
    Episodi i ri i Podcastit "E kam një hall" nga Faktoje
    Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi Eduard Gjokutaj nga qendra ALTAX dhe gazetarja Ola Xama.
    ‘Shqipëria është vendi me naftën më të shtrenjtë në rajon dhe ndër 10 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë. Shqiptarët shpenzojnë 40% më shumë se fqinjët e tyre në Kosovë, deri në 15% më shumë se konsumatorët gjermanë, ndërkohë që fuqia blerëse mbetet shumë më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Qytetarët ankohen se çmimi i shtrenjtë nuk reflekton domosdoshmërisht cilësinë.’
    Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale.
    40 min
  • S1E07 Transporti publik në mëshirë të fatit
    “Transporti publik në mëshirë të fatit”
    “E kam një hall” një podcast nga Faktoje
    Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha, i ftuar pedagogu dhe urbanisti Gentian Kaprata. Në këtë
    episod flasim për problemet e transportit publik urban në Tiranë.
    Në serinë “Transporti publik në mëshirë të fatit”, gazetarja e Faktoje.al, Ilda Hoxha bisedon me
    urbanistin, Gentian Kaprata për mënyrën se si ndërtimet në kryeqytet kanë ndikuar edhe në transportin
    publik. Gjithashtu, në këtë episod sjellim në vëmendje problemet e ngritura nga qytetarët në lidhje me
    cilësinë e shërbimit urban dhe jepen disa sugjerime si mund të përmirësohet transporti publik në Tiranë.
    Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE, por edhe në rrjetet tona sociale.
    42 min
  • S1E06 Si të shpëtoj nga mikrokreditë
    I ftuar: Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi i ftuar profesor Selami Xhepa, profesor i shkencave ekonomike. Në këtë episod, do të flasim për një temë shumë të rëndësishme dhe aktuale: ‘Rreziku nga kreditë e shpejta.’ Në një kohë ku shpejtësia dhe lehtësia e marrjes së kredive kanë shpërthyer, është e rëndësishme të kuptojmë rreziqet që lidhen me këto produkte dhe si ato mund të ndikojnë buxhetet familjare. Bashkë me profesot Xhepën, analizojmë informacione të rëndësishëme që do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë dinamikën e kredive të shpejta dhe të bëni zgjedhje të informuara për financat tuaja.Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale.
    28 min
  • S1E05 Fëmija im ka frikë
    Si po menaxhohet bullizmi në shkolla?
    Bullizmi është një problem që ndikon negativisht në shëndetin emocional dhe social të shumë fëmijëve e të rinjve. Çdo ditë, nxënës të shumtë përballen me ngacmime, fyerje dhe dhunë psikologjike, që lënë gjurmë të thella në vetëvlerësimin e tyre.
    Në një rrëfim për Faktoje, nëna e një 10-vjeçari tregon situatën e vështirë me të cilën po përballet i biri, por edhe sfidat e saj si prind.
    Si është situata me bullizmin në shkolla? Në shkruani në komente…
    52 min
  • S1E04 Të bëhem prind
    Historia e një gruaje nga Tirana, e cila ka kryer 13 procedura të Fertilizimit in Vitro.
    Në episodin e katërt të sezonit të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për Fertilizimin in Vitro.
    Në serinë “Të bëhem prind” i kushtojmë një vëmendje të veçantë sfidave të mëdha të prindërve që i drejtohen klinikave private të infertilitetit, si e vetmja rrugë për t’u bërë prindër për shumë çifte në Shqipëri. Të lënë të vetëm nga shtetit, ky trajtim shoqërohet me kosto të lartë financiare dhe emocionale. Një në 8 çifte përjeton vështirësi në arritjen e shtatzënisë dhe sipas studimeve të shumta kjo shifër është në rritje.
    22 min
  • S1E03 Arsimi në pikë të hallit
    “E kam një hall” një podcast nga Faktoje
    Te ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha e ftuar profesoresha e asociuar, Majlinda Keta. Në episodin e tretë të sezonit të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për sistemin arsimor bazë. Ne serinë “Arsimi në pikë të hallit”, gazetarja e Faktoje.al, Ilda Hoxha bisedon me profesoreshë, Majlinda Ketën, për situatën e vështirë ku gjendet arsimi, nevojën urgjente për rishikimin e teksteve shkollore dhe sfidat që shkakton mungesa e infrastrukturës digjitale në shkolla.
    Gjithashtu, në këtë podcast sjellim në vëmendje mungesën e mësuesve në lëndët kyçe, por edhe problematikën e mësimit me turne
    Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE, por edhe në rrjetet tona sociale
    50 min
  • S1E02 - Ushqime më të shtrenjta se në Evropë
    I ftuar: Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi i ftuar profesor Ilir Ciko, ekonomist shqiptar i arsimuar në Universitetin e Harvardit.
    Në këtë episod të dytë të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për çmimet e shtrenjta të ushqimeve bazë në Shqipëri.
    Shqipëria është një nga vendet me të ardhurat më të ulëta në Evropë, por megjithatë çmimet për qindra produkte të konsumit të përditshëm janë ndjeshëm më lartë se në vendet e pasura të Bashkimit Evropian.
    Për shembull, 1 litër qumësht i paketuar në Itali 1,29 Euro– i njëjti produkt në Shqipëri kushton 349 lekë. Ky abuzim ndodh në qindra produkte dhe për disa arsye të cilat i analizojmë në këtë podcast së bashku me profesor Ilir Cikon.
    Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale.
    43 min
  • S1E01 - Kur mungojnë ilaçet që shpëtojnë jetën…
    Te ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha i ftuar Osman Stafa, gazetar dhe aktivist dhe Ilir Alimehmeti- mjek epidemiolog
    Në episodin e parë të sezonit të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për mungesën e mjekimeve që shpëtojnë jetën
    Në serinë “Kur mungojnë ilacet që shpëtojnë jetën” gazetarja e Faktojes Ilda Hoxha bisedon me gazetarin dhe aktivisti Osman Stafa dhe dr. Ilir Alimehmetin në një rrëfim të fuqishëm, por dhe në një diskutim therës, për situatën në të cilën ndodhen sot shumë pacientë shqiptarë që prekur nga kanceri.
    Situata me mungesën e mjekimeve që janë të nevojshme të domosdoshme për të shpërtuar jetën, frika dhe dhimbja, mbingarkesa e spitaleve, korrupsioni në sistemin mjekësor dhe nxitja për ta ngritur zërin për të folur për ta.
    53 min

About E kam një hall…

From the publisher's feed

E kam një hall…