
Sign up to save your podcasts
Or


I ftuar në studion e “Live From Tirana” së bashku me Ronaldo Sharkën, ka qenë teologu Miron Çako. Ai ka folur më shumë mbi deklaratën virale të Jozit në “Big Brother VIP 4”, ku tha se e kishte pushtuar shejtani pas disa situatave dhe fjalëve të thëna në shtëpi. Por Mironi u ndal dhe tek vetë fenomeni i ‘posedimit të djallit’…
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë reperi i njohur Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm. Stresi u ndal dhe tek reagimet e fundit në rrjet, pas deklaratës së Bernardit të bërë në “Big Brother VIP”, ku pranoi publikisht se është homoseksual…
E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Ajo ka folur më shumë mbi deklaratën e fortë të Bernardit në “Big Brother VIP 4” ku pranoi publikisht se është homoseksual. Kjo deklaratë ka ngjallur mjaft reagime në rrjet, mes tyre dhe nga aktori Jul Deda. Çfarë ka Xheni për të thënë për këtë?
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Helena Halili, poete, prozatore dhe pedagoge komunikimi. Ajo ka folur më shumë mbi banorët e “Big Brother VIP 4” dhe situatat e ndodhura së fundmi në shtëpi.
I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë gazetari i teknologjisë, Brenton Bënja, për të folur mbi të rejat e kësaj fushe dhe çfarë pritet në vitin 2025. Ja disa fakte interesante…
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Gerta Hoxha, nga faqja astrologjike “Binjakët”. Ajo ka bërë parashikimin e saj se si pritet viti 2025 për të gjitha shenjat e horoskopit. Po ashtu ajo ka prekur pak dhe banorët e “Big Brother VIP” dhe shenjat e tyre…
Të ftuar në “Live From Tirana” kanë qenë aktorët Rozi Kostani, Xhino Musollari dhe Xhulia Musagalliu, për të folur mbi shfaqjen “Dheplrat e Vogla”.
I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj për të folur mbi spektaklin më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e këtij reality show, Eltoni duket se i ka ndarë që tani banorët më të fortë sipas tij…
From the publisher's feed

3 Listeners

7 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners