
Sign up to save your podcasts
Or


E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja dhe moderatorja Jonida Aliçkolli, për të folur më shumë mbi mëmësinë dhe raportin me vajzat e saj. Cilat janë disa ‘sekrete’ që ajo këshillon?
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë artisti Fabian Basha, një nga ish-anëtarët e grupit të njohur dhe shumë të dashur muzikor, Produkt 28. Ai ka folur më shumë mbi famën dhe menaxhimin e saj. Si ndikon fama tek VIP-at në botë, por dhe në Shqipëri?
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë sociologu Gëzim Tushi për të folur më shumë për një fenomen gjithnjë e më të komentuar si tradhtia. Si e komenton ai këtë koncept dhe shkaqet që çojnë në tradhti?
Të ftuar në studion e “Live From Tirana” kanë qenë dramaturgia Ulpianë Maloku dhe aktori Gesjon Selfo, për të folur më shumë mbi dramën e re “Rrënjë”. Kjo shfaqje do të mbahet më datë 30 tetor në orën 18:00 në Teatrin Metropol dhe hyrja është falas për të gjithë. Ja çfarë duhet të dimë mbi këtë vepër dhe pse cilësohet kaq e veçantë…
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë shefi i kuzhinës Mattia Matias, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Itali. Ai ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga profesioni i tij, si dhe për personazhet e famshme për të cilët ai ka gatuar…
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Të ftuar në “Live From Tirana” kanë qenë gazetari Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve, si dhe gazetarin e teknologjisë Brenton Bënja. Ata na kanë folur më shumë mbi lajmet “deep fake” dhe “fake news”. Ku është ndryshimi i tyre dhe si po përdoren ato sot?
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Olta Sheta, për të folur më shumë mbi një “listë” gjërash që duhet të bëjnë beqarët para se të martohen. Ja çfarë mendimi ka Olta…
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Erjola Hoxha, eksperte ekonomie dhe pedagoge. Ajo ka treguar disa metoda interesante se si të kursejmë para në mënyrë efikase dhe si sfidë ndaj vetes. Ja këshillat e saj…
E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë mjekja nutricioniste Matina Çobo. Ajo ka folur më shumë mbi trendet në TikTok që i bëjnë jehonë marrjes së suplementeve dhe vitaminave. Por a janë ato të rekomandueshme dhe si ta kuptojmë që i kemi të nevojshme për t’i përdorur pa ndikuar negativisht në shëndetin tonë?
From the publisher's feed

3 Listeners

7 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners