
Sign up to save your podcasts
Or


Të ftuara në “Live from Tirana” ishin 3 motrat e grupit Threex, Erta Maria, Laura dhe Dea, për të folur rreth rrugëtimit të tyre muzikor. Ato kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të re, “Eyes on me”, që ndodhet momentalisht në vendin e 35-të në “The Top List”.
I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ardian Bujupi. Ai së fundmi ka bashkëpunuar me The Ironix për të sjellë projektin “Yarnana”, i cili këtë javë ka rrëmbyer vendin e parë në “The Top List”, Top Awards. Ardiani na ka folur më shumë për këtë këngë, projektet e ardhshme, çështjet e zemrës, si dhe mendimin për t’u kthyer një ditë përfundimisht në Shqipëri…
E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Artemisa Gogollari, mjeke dhe kërkuese shkencore në Zvicër, e po ashtu edhe mjeshtre e meditimit që me këshillat e saj të ndihmon të transformosh jetën tënde. Ajo ka folur rreth një aspekti shumë të rëndësishëm të dashurisë, një që shumë njerëz e anashkalojnë, ajo e vetvetes…
I ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë Eko, një nga artistët më të rinj e të talentuar të tregut muzikor shqiptar. Së fundmi ai ka publikuar projektin e tij të ri “Influencë e keqe”, për të cilin na ka folur më shumë, por dhe këngët e reja që do të vijnë së shpejti…
E ftuar në “Live from Tirana” ishte ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Alba Pollozhani për të folur rreth tendencave të gjeneratës Z në lidhje me dashurinë dhe martesën. Gjatë intervistës, ajo u pyet për eksperiencën e saj në ‘Përputhen’ dhe se çfarë mendon për disa nga ish-konkurrentët.
E ftuar në “Live from Tirana” ishte mjekja endokrinologe Sara Zavalani për të folur rreth problemeve hormonale të meshkujve dhe femrave, si dhe shenjat e para që na tregojnë se duhet t’i drejtohemi një mjeku.
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Adelajda Gjonaj, naturopate dhe këshilluese ushqimore. Ajo ka folur për një temë mjaft interesante, problematikat që lidhen me grupin e gjakut dhe si t’i evitojmë ato…
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
E ftuar në “Live From Tirana” ditën e sotme ka qenë mjekja nutricioniste, Matina Çobo. Ajo ka dhënë këshillat e saj në lidhje me ushqimet dhe konsuminin e alkoolit në sezonin e nxehtë të verës dhe jo vetëm…
Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë dermatologia, Violeta Dajçi. Duke qenë se jemi në pikun e sezonit veror, doktoresha ka zbuluar më shumë në lidhje me benefitet e ujit të kripur në lëkurën tonë, problematikat e këtij sezoni që secili prej nesh mund të hasë për shkak të temperaturave dhe jo vetëm…
From the publisher's feed

3 Listeners

7 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners