Motrat e shpërngulura nga prishtina Podcast

Motrat e shpërngulura nga prishtina Podcast

By ShukiArts
Download on the App Store

Motrat e shpërngulura nga prishtina Podcast episodes

  • A patëm edhe ne pubertet?

    A patëm edhe ne pubertet? 👀

    Në këtë episod të “Motrat e Shpërngulura nga Prishtina”, flasim hapur për një periudhë që të gjithë e kemi kaluar, por që jo gjithmonë kemi ditur si ta kuptojmë: pubertetin.

    Si ka qenë puberteti për ne? Çfarë do të kishim dashur të dinim atëherë? A flisnim mjaftueshëm me prindërit për trupin, emocionet dhe ndryshimet që po përjetonim?

    Sot e shohim pubertetin edhe nga këndvështrimi i prindërve: si të qëndrojmë afër adoleshentëve pa i bërë të ndihen të kontrolluar, kur t’u japim hapësirë dhe kur është momenti të jemi edhe më pranë tyre.

    Bashkë me Olsën, bisedojmë pa tabu, me shumë sinqeritet, kujtime, përvoja dhe pak humor. ❤️

    Një episod për prindërit, adoleshentët dhe për secilin prej nesh që dikur ka qenë vetë në atë fazë të jetës.

    🎙️ Dëgjojeni episodin dhe na tregoni: Çfarë do të kishit dashur të dinit para se t’ju fillonte puberteti?

    30 min
  • Pse na tërheq kaq shumë reality-show „Big Brother“?

    Pse na tërheq kaq shumë reality-show „Big Brother“?

    Në këtë episod flasim për fenomenin e Big Brother dhe arsyet pse miliona njerëz tërhiqen nga jeta, marrëdhëniet dhe konfliktet e njerëzve që jetojnë para kamerave. Çfarë na bën të vazhdojmë të shikojmë? A është kurioziteti, emocioni, identifikimi me personazhet apo dëshira për të vëzhguar sjelljen njerëzore?

    30 min
  • Kthehu Tek Vetja – Një Moment Qetësie - Meditim

    Kthehu tek vetja. 🌿

    Në këtë episod meditimi, të ftoj të ndalosh për pak, të marrësh frymë thellë dhe të shkëputesh nga zhurma e përditshmërisë.

    ✨ Një moment i vogël për më shumë qetësi, ekuilibër dhe paqe të brendshme.

    Nuk ke nevojë të bësh asgjë. Vetëm merr frymë dhe lejoje veten të jesh.

    Relaximi nga Weitzmann

    Apps: 7 Min Headspace


    28 min
  • Çfarë do të thot të jesh i lumtur?

    Në këtë podcast flasim për lumturinë dhe kuptimin e saj në jetën tonë. Çfarë na bën vërtet të lumtur? A lidhet lumturia me paratë dhe suksesin, apo me gjërat e vogla të përditshme?

    Do të flasim për mirënjohjen, marrëdhëniet me njerëzit, qetësinë shpirtërore dhe rëndësinë e të qenit i kënaqur me veten. 

     🌿 Lumturia nuk është gjithmonë të kesh më shumë, por të vlerësosh atë që ke.

    31 min
  • ⚡ Vitamina C – Sekreti i Imunitetit të Fortë

    🍊 Vitamina C: Çfarë i bën vërtet trupit?

    A është Vitamina C thjesht një vitaminë që na ndihmon gjatë ftohjes, apo ka një rol shumë më të rëndësishëm në organizmin tonë?

    Në këtë episod eksplorojmë çfarë bën në të vërtetë Vitamina C, si ndikon në imunitet, lëkurë dhe shëndetin e përgjithshëm, cilat janë burimet më të mira ushqimore dhe sa kemi nevojë realisht.

    🎙️ Një episod i thjeshtë, praktik dhe plot me informacione që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë një nga vitaminat më të njohura.

    🍊 Dëgjo episodin dhe zbulo të vërtetën pas Vitaminës C!

    29 min
  • Nga Prishtina në Gjermani – Mes mallit dhe një fillimi të ri

    Në këtë episod flasim për përvojën tonë të shpërnguljes nga Prishtina në Gjermani. Tregojmë si jemi ndier në fillim, çfarë na ka munguar më shumë nga vendlindja dhe si jemi përshtatur me jetën e re. Flasim për vështirësitë me gjuhën, shoqërinë e re, gjërat që na pëlqejnë në Gjermani dhe nëse do të ktheheshim një ditë për të jetuar përsëri në Prishtinë.

    Një bisedë për mallin, ndryshimet, sfidat dhe një fillim të ri larg shtëpisë.

    25 min
  • Bukuria

    ✨ BUKURIA – më shumë se pamja e jashtme! ✨

    Çfarë do të thotë bukuria për ne? A lidhet vetëm me pamjen, apo edhe me mënyrën se si ndihemi, mendojmë dhe sillemi?

    🎙️ Në podcastin e radhës flasim për bukurinë, vetëbesimin dhe atë që na bën vërtet të bukur.

    🎧 Dëgjojeni episodin dhe na tregoni: Çfarë është bukuria për ju? 💭

    #Podcast #Bukuria #Vetëbesimi #Shqip #PodcastShqip #Beauty

    39 min
  • Kush jemi ne?

    Mir se vini ne episodin tone te pare. Ne jemi dy motra dhe sot po fillojme nje udhetim ku do te flasim hapur per jeten tone, per gjerat qe na kane formuar dhe per gjtihqka qe na kalon ne mendje :-)

    19 min

About Motrat e shpërngulura nga prishtina Podcast

From the publisher's feed

Ky podcast eshte nje hapesire ku duam thjesht te jemi vetvetja. Pa filtra, pa u perpjekur te dukemi perfekte. Do te flasim per jeten, mardheniet, familjen, dashurine, endrrat, vershtiresite dhe…