Sign up to save your podcastsEmail addressPasswordRegisterOrContinue with GoogleAlready have an account? Log in here.
Ky projekt lind nëpër rrugët, shtëpitë, dyqanet, zyrat, hapësirat publike të Tiranës. Nuk ka anjë dallim moshe apo prejardhjeje, nuk ka asnjë ngarkesë politike apo ideologjike, përkatësi fetare apo gj... more
FAQs about NE JEMI TIRANA:How many episodes does NE JEMI TIRANA have?The podcast currently has 84 episodes available.
October 25, 2022Senko SaliuUnë jam Seri dhe jam 27 vjeçe. Në fakt kështu më thërrasin sepse emri im është Senko dhe është një përshtatje nga Mujeser, që në greqishten e vjetër do të thotë sorkadhe. Emri përshkruan natyrën time, që do vetëm të vrapojë lirisht. Ndërkohë në profesion jam stomatologe dhe e dashuroj punën time, aq sa tani mendoj që do doja të kisha nisur të punoja në këtë fushë shumë më herët. Çfarë më bën të lumtur është dashuria dhe besimi që shprehin fëmijët, pacientët e mi të vegjël kur vijnë në klinikë. Shumë prej tyre më mbushin me lule dhe çokollata. Pjesën tjetër të kohës dhe çdo ditë pushimi dua ta kaloj duke qenë në lëvizje dhe pas aventurave. Më pëlqejnë sportet ekstreme me shpërthim adrenaline. Diçka tjetër që më intrigon shumë, është psikologjia dhe piktura, që së bashku shpalosin atë çfarë shkon pas psikes njerëzore. Çfarë dua është që të bëhem gjithnjë e më e mirë në fushën time, të mësoj pafund dhe të shtoj motivet për të qeshur në çdo moment....more2minPlay
October 25, 2022Mejdin MelhaniUnë jam Mejdini, ose më mirë Nini dhe jam 37 vjeç. Jam diplomuar në skulpturë, në moshën 21 vjeçare kam fituar vendin e parë në kampionatin e Body Building por ndërkohë kam patur fatin të transformoj pasionin për çiklizmin në profesionin tim të tanishëm. Kur më pyesin lidhjen mes artit dhe gjërave të tjera me të cilat merrem, përgjigjem se pikërisht çiklizmi është metaforë e rrugëtimit dhe jetës time, me uljet, ngritjet dhe vështirësite e kënaqësitë e saj. Në të ardhmen dua të vazhdoj këtë rrugë, mezi pres të rinisin garat dhe të vazhdoj të trajnoj të rinjtë e FK Tirana ku jam trajner. Dhe natyrisht dua edhe të rris ambjentin ku punoj sepse më pëlqen ta shoh plot me të rinj dhe plot telajo biçikletash....more1minPlay
October 25, 2022Sara MborjaUnë jam Sara, jam 20 vjeç dhe ndonjëherë me ledhatojnë me emra të ndryshëm, për shembull Salu, Talu, Tala etj. Si hobi une luaj basketboll por di edhe të bëj foto shumë të mira për instagram. Shikoni profilin tim po nuk e besuat. Studioj administrim biznesi dhe universiteti ku studioj më ka punësuar part time. Sepse jam shumë kokëfortë dhe e di çfarë dua. Gjithsesi të ardhmen time e shoh patjetër në fushën e marketingut. Mbase një ditë do të hap një biznes timin në atë fushë....more1minPlay
October 25, 2022Majlinda BërxolliUnë jam Majlinda, jam 57 vjeçe. Punoj si ndihmes mjeke, nuk di të them nëse kur isha e re kisha menduar ndonjëherë këtë profesion por kur ne ishim të rinj ishte e ndaluar edhe të ëndërroje më shumë se duhej, e kam harruar fare. Gjithsesi puna që më jep më shumë kënaqësi është ajo që bej në fundjave në shtëpinë time në fshat. Bëj një djath super të mirë por bëj edhe uthull, verë, reçel dhe natyrisht punoj edhe tokën, si të gjithë fshatarët atje. Të gjitha këto nëse nipi im Dean nuk më kërkon të luaj me të Monopoli, sepse aty pastaj jemi vërtetë kampionë të dy....more1minPlay
FAQs about NE JEMI TIRANA:How many episodes does NE JEMI TIRANA have?The podcast currently has 84 episodes available.