
Sign up to save your podcasts
Or


E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë gazetarja Ilnisa Agolli. Ajo është gjithashtu ish-banore e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, e cila u eleminua gjatë një nominimi shumë të fortë afër finales së madhe.
Të ftuara në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani kanë qenë Megi Pojani dhe Marsela Pojani, të cilat së bashku me motrën e tyre Ina Pojani, vijnë për herë të parë së bashku në një podcast unik në Top Albania Radio titulluar “MeKast“.
E ftuar në “Pardon My French” ishte ish-banorja e “BBV3”, aktorja e njohur Julia Ilirjani. Ajo u shpreh lidhur me projektet që ka në plan, “Big Brother Vip 3”, të bijën e shumë të tjera.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artistja e njohur, Lorè, emri i vërtetë i të cilës është Lorela Karoshi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën, emocionet që përcjellin projektet dhe albumin e saj më të ri që do të vijë së shpejti.
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë akorja e njohur, Eva Çela. Ajo ka treguar më shumë detaje ekskluzive në lidhje me rolin e saj në serialin “Supersex” në platformën Netflix, një prodhim i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm dhe po bën xhiron e botës.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë psikologia Aleksandra Puci. Ajo ka analizuar me detaje çështjet delikate si ngacmimet seksuale në punë duke marrë shkas edhe nga spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP, i cili nisi me mesazhe shumë të forta, teksa vajzat e shtëpisë kanë ndarë hisotri që prekin shumë gra.
“Pardon my French” vjen këtë episod me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani, ku e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë moderatorja Einxhel Shkira. Përveç kontributit të saj të suksesshëm në fushën e gazetarisë, Einxhel ishte finaliste e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
“Pardon my French” me Jonida Alickolli vjen këtë mbrëmje me një super atmosferë me të ftuarit specialë, Rudina Dembacaj, Driada Dervishi dhe DJ Benito, të cilët folën më shumë rreth jetës së tyre personale, karrierës dhe projekteve të reja që priten të vijnë së shpejti.
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli dhe Elona Duro të cilat e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!
From the publisher's feed