
Sign up to save your podcasts
Or


Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli dhe Elona Duro të cilat e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit. “Pardon My French” çdo të mërkurë në orën 18:00, me të ftuar special dhe intervista ekskluzive.Çdo të mërkurë, 18:00
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit.
Të ftuar në “Pardon My French”, producenti Petri Bozo dhe Miss Earth Drita Ziri zbulojnë më shumë për kompeticionet e Miss në Shqipëri, e jo vetëm. Për herë të parë, Shqipëria sjell një kurorë kaq të rëndësishme, teksa Drita përshkruan këtë eksperiencë të jashtëzakonshme për të. Ajo u shpreh për mbështetjen dhe përkrahjen që ka patur gjatë kësaj periudhe.
Psikologia Lenida Halilaj ishte e ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ ku foli për lidhjen e Ilnisës me Meritonin në Big Brother Vip dhe gjithashtu nuk la pa komentuar edhe puthjen e tyre. I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti Mal Retkoceri. Në Dhjetor 2023, ai mori pjesë në Festival me këngën “Çmendur”. Kjo ishte pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh “Çmendur” është edhe debutimi i tij i parë në muzikë.
I ftuari i parë i Pardon My French, ishte ish banori i ‘BB VIP 2’ dhe regjisori i njohur Bjordi Mezini. Bjordi e nisi intervistën duke folur fillimisht për sezonin e dytë të serialit H.O.T. Po ashtu i ftuar në pjesën e dytë ka qenë Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje Skype. Këngëtari i njohur ka zbuluar më shumë detaje rreth karrierës dhe projekteve të reja muzikore që pritet të sjellë së shpejti por gjithashtu është ndalur edhe tek fenomeni i Big Brother VIP.
E ftuar në “Pardon My French” ka qenë Beniada Nishani. Ajo njihet gjerësisht në botën e modeling-ut dhe televizionit, ku ju rikujtojmë se ka qenë një nga banoret më të spikatura në “Big Brother Vip Albania 1”. E teksa tashmë ka nisur rrugëtimin edicioni i tretë i këtij programi, Beniada ka hedhur një vështrim rreth kësaj eksperience mjaft unike.
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë çifti fitues i edicionit të dytë të DWTS, Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta. Ata kanë zbuluar gjithçka rreth eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit. Gjithashtu edhe Ilir Shaqiri si kryetar jurie ndau emocionet e tij dhe tregoi më shumë detaje në lidhje me fillimin e BBV 3 këtë të diel, si e shikon ai këtë edicion…
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën, karrierën dhe suksesin e tij. Një futbollist që sigurisht ka spikatur me talentin e tij por si ka nisur karriera futbollistike e Jasir Asanit?
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë artisti i njohur Alban Nimani i cili ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën dhe albumin e ri që grupi “Asgjë sikur dielli” do të sjellë dhe moderatorja Atalanta Kërcyku e cila përfundoi rrugëtimin e saj në çerekfinalen e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”.
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë artistja e njohur Anxhela Peristeri dhe aktori Bes Kallaku. Ata kanë zbuluar më shumë detaje nga karriera e tyre artistike dhe jo vetëm….
From the publisher's feed