
Sign up to save your podcasts
Or


I ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” ishte artisti i mirënjohur Shpat Deda, për të folur mbi koncertin e tij që do të mbahet në qytetin e Shkodrës duke na zbuluar disa detaje mjaft interesante nga ky organizim. Po ashtu të ftuar ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit “DTWS”, Juliana Nura dhe Dion Gjinika. Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar pas një përballje në ‘dance off’ me Irgenin dhe Joanën.
Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë velinat e Fiks Fare, Marinela Bici dhe Kejsi Kokeri. Bukuroshet kanë zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tyre në emisionin investigativ dhe kanë zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e tyre personale dhe jo vetëm…
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje për karrierën e saj ndër vite dhe për librin e ribotuar për të katërtën herë “Lindur së prapthi”. Po ashtu i ftuar ka qenë artisti i mirënjohur Pirro Çako, i cili foli më shumë rreth karrierës së tij muzikore ndër vite dhe rikthimin me projektin titulluar “Shpirt”.
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë tre aktorët e mirënjohur Sokol Angjeli, Lulzim Zeqja dhe Roerd Toçe. Ata kanë treguar më shumë detaje në lidhje me shfaqjen e “Mbreti Lir”, një nga tragjeditë më të mëdha të Uilliam Shekspir, që do të rikthehet sërish për të dytin vit radhazi.
Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” kanë qenë Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka, të cilët shquhen për bashkëpunimet e tyre të suksesshme në industrinë muzikore. Në këtë intervistë ekskluzive, ata kanë folur rreth projekteve të tyre dhe çfarë surprizash të reja kanë përgatitur për dëgjuesit. Së fundmi, ka qarkulluar një video ku shfaqen dy artistët së bashku me aktorin e njohur Elvis Pupa. Në lidhje me këtë, Lorenci u shpreh nëse ishte një zbulim se midis tyre do të kishte së shpejti një bashkëpunim.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur Arbër Salihu, i njohur ndryshe edhe si La Fazani. Artisti ka treguar më shumë rreth karrierës së tij muzikore, suksesit dhe fitores së çmimit të parë në Festivalin e Këngës në Kosovë para disa ditësh dhe jo vetëm…
Të ftuar në “Pardon My French” kanë qenë Koloreto Cukali, Ornela Islami, Rezart Gurashi dhe Ols Abazi, të cilët kanë dhënë më shumë detaje për dokumentarin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Ai titullohet “Në Kuadër të Xhirimeve” dhe do të transmetohet në ekranin e Top Channel, ditën e diel, në orën 20:05.
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij e kërcimit në spektaklin “Dancing With The Stars”, Frenki Ziaj. Të dy ata kanë zbuluar më shumë detaje rreth show të kërcimit dhe jo vetëm pasi së fundmi kanë ndodhur debate televizive edhe virtuale ku janë përfshirë Ronaldo Sharka, Paloma dhe Erjola Doçi.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja e njohur Fjodora Fjora, e cila ka treguar më shumë detaje në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm dhe jo vetëm…
Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Argjira Spanca dhe Dea Mishel Hoxha. Të dyja vajzat bukuroshe kanë dhënë më shumë detaje jo vetëm nga karriera dhe jeta e tyre personale por edhe për projektin e ri mjaft të veçantë që i ka bërë bashkë, emisioni “Influencer” në E diell.
From the publisher's feed