
Sign up to save your podcasts
Or


E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artistja e njohur, Era Rusi. Këngëtarja ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj muzikore dhe gjithashtu ka zbuluar gjithçka rreth këngës së saj më të re e cila titullohet “Kur të merr malli”.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur Altin Shira. Artisti ka zbuluar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth muzikës së tij dhe këngëve që të gjithë i duan dhe i dinë përmendësh. A ka ndikuar “Big Brother” tek karriera e tij në këtë moment duke qenë se ai artisti performoi brenda shtëpisë?
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë të një prej formateve fenomen në vendin tonë, “Big Brother VIP”. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Monika Lubonja. Ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë të tij dhe sigurisht tregoi edhe se si e ka parë edicionin e dytë.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga miqtë më të mirë të Luizit, Jon Ndoja. Kujtojmë gjithashtu se ai e ka surprizuar banorin së bashku me Mario Dedën, pasi ai hapi Kutinë e Pandorës. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi të Luizit në Big Brother VIP, Joni nuk e ka fshehur asnjëherë mbështetjen për të. Por si e ka parë ai shokun e tij dhe sa krenar ndihet tani që jemi në fund të Big Brother VIP.
E ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së Big Brother VIP, Zhaklina Gjolla. Në një panel së bashku me Gent Hazizin dhe Diola Dostin ish-banorët të gjithë së bashku kanë diskutuar rreth eksperiencës që ata patën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë artistja e njohur Gigliola Haveriku. Ajo ka treguar më shumë rreth projektit të saj më të ri dhe planeve që ka për të sjellë hite dhe bashkëpunime së shpejti. Në radio Gigliola zbuloi diçka më shumë edhe rreth jetës së saj private dhe gjithashtu nuk kishte si të mos mungonte edhe diskutimin rreth fenomenit Big Brother VIP.
I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në Top Albania Radio ka qenë ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba i cili së fundmi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti dhe anëtari i grupit të njohur OFFCHESTRA, Sezgin Curi. Në një intervistë mjaft të veçantë në Top Albania Radio ai ka treguar shumë detaje ekskluzive për krijimet e tij dhe ecurinë e një prej grupeve më të pëlqyera nga të gjithë.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonidën dhe Elonën sot ka qenë, Valbona Mema. Një artiste mjaft e njohur nga të gjithë por edhe një ish-banore e shtëpisë së “Big Brother VIP” që të gjithë do ta vlerësojmë për atmosferën dhe energjinë që solli. Po si e priti Vlabona Mema ftesën për të qenë pjesë e “BBV”?
From the publisher's feed