
Sign up to save your podcasts
Or


Të ftuara në emisionin “Pardon My French” në krahë të Jonida Aliçkollit kanë qenë në bashkëprezantim Lei Kraja dhe opinionistja e re e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari. Një intervistë mjaft interesante dhe shumë e veçantë. Lei ka zbuluar arsyen se pse ajo nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni të “BBV” ndërkohë që edhe gazetarja, Zhaklin Lekatari ka treguar gjithçka rreth karrierës së saj dhe eksperiencës së re në spektaklin e madh të “BBV”.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur, Shpat Kasapi. Ai ka zbuluar shumë detaje të reja në lidhje me fillimin e karrierës së tij si artist dhe vijimësinë e saj në të gjithë këto vite, nëse do të rikthehet në muzikë apo nëse do të sjellë projekte të reja, si ndihet si baba dhe jo vetëm kaq…
I ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonidën dhe Elonën ka qenë gazetari dhe moderatori i njohur, Eni Shehu. Ai nuk ka folur vetëm për ecurinë e karrierës së tij gjatë gjithë këtyre viteve por është ndalur edhe tek pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP” dhe tek projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti prej tij.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-konkurrenti i “Dancing With The Stars”, Arbër Çepani i cili përfundoi rrugëtimin e tij të premten që kaloi. Të gjithë e identifikojmë si fituesi i “Big Brother 1” dhe si sipërmarrës mjaft të suksesshëm por tashmë e pamë edhe në një tjetër dimension.
Të ftuar këtë episod të ‘Pardon My French” ishin dy aktorët dhe prezantuesit e ‘Fiks Fare’, Dorian Ramaliu dhe Devis Muka. Dyshja që njihen për kiminë e shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrit, kjo për shkak të miqësisë shumëvjeçare na tregojnë më shumë rreth kësaj marrëdhënieje dhe gjëra që nuk i dinim më parë për ta.
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Deborah Keçi dhe Niko Spiro, çifti i cili javës që kaloi përfundoi rrugëtimin në spektaklin “Dancing With The Stars”. Ata arritën që për shtatë javë të provonin disa disiplina të ndryshme kërcimi dhe të jepnin makismumin e tyre me performancat dhe padjeshkat e vështira.
E ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Pardon My French” ka qenë artistja Krusita. Ajo ka zbuluar më shumë për rikthimin e saj dhe për projektet e ndryshme që ajo ka dëshirë t’i realizojë në fushën e muzikës. Gjithashtu i ftuar ka qenë aktori, regjisori, biznesmeni dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi. Ai ka dhënë më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”. Ai zbuloi edhe detaje të reja rreth zhvillimit të serialit “H.O.T” dhe filmit të dytë të “2 gisht mjaltë”.
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë aktori i njohur për rolet e tij në “Portokalli” dhe paroditë në rrjetet sociale, Ëngjëll Hoxha dhe muzikanti 17-vjeçar, Orgito Dapa. Të dy ata kanë treguar në Top Albania Radio se si janë njohur me njëri-tjetrin dhe se cilat janë projektet që ata kanë në plan të zhvillojnë të dy së bashku.
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio kanë qenë çifti i cili javën e kaluar përfundoi rrugëtimin në spektaklin “Dancing With The Stars”, Irini Qirjako dhe Eltion Merja. Ata nuk kanë folur vetëm për eksperiencën e tyre në show-n e kërcimit por edhe për të gjithë karrierën e tyre artistike në ambientin e tyre të përbashkët Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Të ftuarit e këtij episodi në “Pardon My French” ishin dy të eliminuarit e dytë nga spektali më i ndjekur i kërcimit ‘DWTS’, artisti Alban Nimani dhe balerina profesioniste Odeta Dishnica. Dyshja na zbuluan më shumë lidhur me gjithë eksperiencën e tyre në spektakël.
From the publisher's feed