
Sign up to save your podcasts
Or


Ky episod i ‘Pardon My French’ ishte padiskutim shumë artistik pasi në pjesën e parë u diskutua për teatër dhe në pjesën e dytë për muzikë. Me të ftuar Artan Imami, Indrit Çobani, Albana Leka dhe Ines Memisharaj.
E ftuar në ‘Pardon My French’ ishte këngëtarja e njohur e showbiz-it Diona Fona. Këngët e saj kanë rezultuar tepër të pëlqyera nga publiku. Gjatë vitit të kaluar, përveç suksesit si këngëtare, ajo na ka habitur të gjithë duke u bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’, linjës kozmetike të divës së muzikës pop, Rihanna. Gjithashtu ishte një artiste me kuptimin e plotë të fjalës Lui$a Boshnjaku, vajza e Florent Boshnjakut. E rritur në një familje artistësh, Lui$a tregon lidhjen që ka ajo dhe familja e saj me muzikën.
Një “Pardon My French” ndryshe këtë të mërkurë, teksa erdhi shumë sportive me të ftuar Goldi Halili, Renis Gjoka, Vilma Masha dhe Sinan Hoxha.
Një episod jo i zakonshëm ky i “Pardon My French” këtë herë. Së bashku me Jonidën në studio kanë qenë dhe Adi me Salsanon. Gjithashtu e ftuar ka qenë Lei Kraja.
“Pardon My French” vjen edhe këtë të mërkurë me një të ftuar shumë special. Bëhet fjalë për artistin Pier Noshi, i cili gjithnjë sjell muzikën e mirë dhe atmosferën pozitive dhe kjo gjë nuk mungoi as gjatë intervistës së sotme në Top Albania Radio. Noshi identifikohet me kitarën e tij gjatë gjithë kohës dhe kjo aspak rastësisht, teksa artisti ka mbaruar studimet pikërisht për kitarë.
Ky episod i ‘Pardon My French’ ishte me të vërtetë shumë i veçantë pasi në mungesën e Jonidës, bashkëprezantues vetëm për këtë herë u bë Elios Shuli. E jo vetëm kaq, por një i ftuar shumë interesant dhe karizmatik iu bashkangjit studios. Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha, i cili zbuloi shumëçka për TAR.
‘Pardon My French’ si çdo javë sjell për ju të ftuar shumë të veçantë dhe me shumë kuriozitet për publikun. Por, këtë episod padyshim që të ftuarit nuk ka të madh e të vogël që nuk i njeh. Bëhet fjalë për grupin West Side Family që prej shumë kohësh tanimë ende vazhdojnë të sjellin hite të pavdekshme.
E ftuar në “Pardon My French” ishte gazetarja, prezantuesja dhe moderatorja Fatma Haxhialiu. Në një intervistë shumë të veçantë në Top Albania Radio, Fatma na tregoi më shumë për projektet e saj profesionale, por u shpreh edhe për jetën personale gjithashtu. Fatma prej pak kohësh është angazhuar me fushatën “Let’s talk period”, teksa një tjetër projekt i rëndësishëm për të është edhe “Global Woman Club”, për të cilin ajo na zbuloi më shumë ditën e sotme si drejtoresha rajonale e tij.
Luar ishte e ftuar në “Pardon My French” në një intervistë speciale si asnjëherë më parë për të folur për muzikën dhe jo vetëm. E pyetur për hapat e para në karrierën muzikore, Luar shpjegoi si nisi e gjitha deri te bashkëpunimi me Flori Mumajesi “Gjithmonë”. E ftuar gjithashtu ishte aktorja e njohur Annais Lika. Bukuroshen e kemi parë shpesh në formate televizive, filma dhe në shumë shfaqje teatrale ku ka lëvruar zhanre të ndryshme nga ato humoristike e deri te ato dramatike.
I ftuar në “Pardon My French” ishte aktori Nik Xhelilaj. Shumë i talentuar dhe me një karrierë të suksesshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, Xhelilaj dha një intervistë speciale ditën e sotme në Top Albania Radio, ku foli për fëmijërinë e tij, dhe jo vetëm. Një tjetër dyshe vendosi të vazhdojnë dashurinë e tyre jashtë programit, larg syrit të kamerave apo jetës publike. Bëhet fjalë për Mikelën dhe Erionin që prej kohësh kishin treguar se dëshironin të dilnin bashkë nga ‘Për’Puthen’.
From the publisher's feed