
Sign up to save your podcasts
Or


I ftuar në “Pardon My French” ishte mjeshtri i koktejleve dhe ish- konkurrenti i “DWTS”. Fatkeqësisht, rrugëtimi i Ilir Dushkaj përfundoi shumë shpejt dhe ai u skualifikua në natën e dytë të spektaklit. Menjëherë pas kësaj eksperience, ai vjen në një intervistë ekskluzive për TAR.
E ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri. Sezoni i ri në “Portokalli” ka nisur por ne Arjolën e kemi njohur në të gjitha dimensionet pak muaj më parë. A është ajo akoma në valën e post-suksesit të “BBV” apo gjërat janë sheshuar tashmë?
Iftuari i këtij episodi të “Pardon My French është padyshim shumë i veçantë dhe duke qenë se intervistat e tij janë shumë të rralla, kurioziteti mbi Don Phenom është i madh. Në këtë intervistë ekskluzive për TAR, reperi rrëfeu gjithçka rreth jetës së tij private, shoqërisë me Unikkatilin dhe mendimin për ‘armikun’ e tij prej vitesh tanimë, Noizy-n.
“Pardon My French” nisi sezonin e ri me një super episod dhe të ftuar specialë. Kryefjalë sigurisht që ishte show më magjik i kërcimit që pritet të nisë në Top Channel dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars”.
“Pardon My French” mbyll sot një tjetër sezon të suksesshëm me dy të ftuar shumë specialë, të tillë si Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e artistit shumë të dashur Ledri Vula. Një intervistë shumë speciale, ku dyshja u shpreh sa për të birin e tyre, por edhe për historinë e tyre të dashurisë.
E ftuar në episodin e sotëm të “Pardon My French” ishte Mikela Pupa e cila zbuloi arsyet e ndarjes së saj nga Erioni, me të cilin u njoh në programin e dashurisë “Për’puthen”, ekskluzivisht në TAR. Por lidhur me këtë romancë të përfunduar tashmë, ja si u shpreh Mikela…
Të ftuara në këtë episod të “Pardon Mt French” kanë qenë Albana Perhati dhe Melisa Lleshi. Në një intervistë goxha ndryshe, të dyja ato na kanë zbuluar disa të pathëna dhe plot të reja nga karriera e tyre e jo vetëm.
“Pardon My French” i kësaj të mërkure nuk duhet humbur me dy të ftuar shumë specialë si Luar Arani dhe Sardi Strugaj. Zbuloni gjithçka…
Të ftuara në këtë episod të “Pardon My French” kanë qenë disa këngëtare shumë të dashura për publikun që dinë se si të sjellin gjithmonë muzikë të mirë. E kemi fjalën për Nilsa Hysin, Anxhela Peristerin, apo Eneda Tarifën që na kanë folur ndër të tjera dhe për projektet e tyre të ardhshme.
Gena është një artist shumë i njohur dhe prej vitesh vazhdon të mbetet i pëlqyer për të gjithë grupmoshat edhe pas kaq shumë viteve karrierë dhe shumë aktiv me koncerte, duke mos lënë gjithashtu pas dore dhe lançimin e projekteve muzikore. Por, si ka nisur karriera e Genës si këngëtar?
From the publisher's feed