
Sign up to save your podcasts
Or


I ftuar në emisionin “Pardon My French” së bashku me Elonën dhe Jonidën ishte ish-banori i shtëpisë së BBV, Ronaldo Sharka. Në një emision mjaft të bukur, moderatori zbuloi se do të jetë opinionisti i ri në programin “Për’Puthen” së bashku me Nedën dhe Arjanin. Përveç kësaj Ronaldo dha mendimin e tij në lidhje me disa situata të krijuara edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar në këtë episod të ‘Pardon My French’ ishte ish- banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Shpat Kërleshi. Ai nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet pyetjeve të Jonidës dhe Elonës lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe jo vetëm.
I ftuar në ‘Pardon My French’ këtë episod ishte ish- banori i ‘BBV’ dhe njëkohësisht aktori i njohur i humorit, Tan Brahimi. Ai ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij në reality-show dhe se si i gjithë ky rrugëtim edhe pse i shkurtër ndryshoi shumë në karrierën e tij.
I ftuar në “Pardon My French” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Pirro Beati. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ka dhënë më shumë detaje rreth profesionit të tij gjithashtu.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP” Diola Dosti. Ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm…
I ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë producenti i njohur, Elgit Doda. Ai i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që të gjithë ne si publik kishim në lidhje me këngën e re të banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli.
Në studion e “Pardon My French” kanë qenë Efi Dhedhes dhe Xhonatan Islami, ish-konkurrentët e “Big Brother VIP”. Ata kanë rrëfyer eksperiencën e tyre dhe çfarë mendojnë se i penalizoi ato.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur, Gentian Zenelaj. Ai ka treguar çdo detaj rreth shfaqjes së tij që quhet “Shtëpiakë të dëshpëruar”. Një komedi mjaft interesante dhe e bukur që është pritur mjaft mirë nga publiku. Përveç shfaqjes dhe të gjitha angazhimeve dhe projekteve që do të sjellë, Genti u ndal pak edhe tek një nga miqtë e tij që aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Amos Zaharia.
Të ftuar në “Pardon My French” kanë qenë dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Eni Tare dhe Ronaldo Sharka. Ata kanë rrëfyer mbi eksperiencën e tyre brenda shtëpisë dhe mendimin që kanë për banorët e tjerë.
Të ftuar në “Pardon My French” kanë qenë ish-banorët e “Big Brother VIP”, Gent Hazizi, Zhaklina Gjolla dhe Mikela Pupa. Ata kanë rrëfyer të gjithë ndjesitë e tyre dhe eksperiencën në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
From the publisher's feed