
Sign up to save your podcasts
Or


E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë” dhe spektakli “Dancing With The Stars” dhe jo vetëm…
E ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë Adrola Dushi. Modelja bukuroshe ka zbuluar në Top Albania Radio detaje jo vetëm nga jeta e saj profesionale por edhe ajo personale të cilat duket që po shkojnë shumë mirë.
I ftuar këtë episod të fundit të ‘Pardon My French’ që ju ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit, çdo të mërkurë për dy orë (18:00-20:00) në drejtimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Padyshim një i ftuar shumë special, i cili gjeti kohën për një intervistë ekskluzive në Top Albania Radio mes shumë punëve në shërbim të kryeqytetit.
I ftuar në ‘Pardon My French’ ishte Landi i West Side Family. Ai u shpreh për muzikën, planet, projektet e fundit por edhe ato që ka në plan të publikojë. Në një intervistë shumë speciale, Landi u shpreh për dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon rrugëtimin e shkëlqyer, edhe pse të vështirë pa të. Teksa Miri, nuk ia doli të jetë në studio, ai ishte gjithashtu pjesë e intervistës përmes një telefonate.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Anxhela Peristeri. Këngëtarja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, këngët dhe projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti. Gjatë këtyre gjashtë muajve artistja ka qenë mjaft aktive me këngë, videoklipe, bashkëpunime apo evente të ndryshme. Si vendose që t’i riktheje sërish në një formë akoma dhe më të bukur dhe të veçantë këngët e vjetra?
Të ftuar në “Pardon My French” kanë qenë Kejsi Tola dhe Mevlan Shaba. Ata na kanë folur për karrierën e tyre në muzikë, por jo vetëm.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtarja Melisa Lleshi. Ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, projektet e reja muzikore, dashurinë dhe gjithashtu për një surprizë të madhe që ekskluzivisht në Top Albania Radio zbuloi edhe disa detaje të vogla.
E ftuar këtë episod të ‘Pardon My French’ ishte artistja e njohur Valbona Mema, e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes nga eksperienca e saj në ‘BBV’ dhe në këtë intervistë na ka zbuluar më shumë lidhur me projektet e saj të ardhshme muzikore.
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë “2Farm”. Një prej bandave muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para 20 vitesh ka bërë një rikthim shumë të bukur. Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo, Renan Berati (Mr Shvejk) dhe Red Mazi.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë fituesja e edicionit të parë të “Dancing With The Stars“, Sara Hoxha. Bukuroshja ka treguar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…
From the publisher's feed