Sbunker

Sbunker

By Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.Society & Culture
Download on the App Store

Sbunker episodes

  • Lexime - E26: Emilio Gentile “Fetë e politikës: Mes demokracisë dhe totalitarizmave” me Endrit Temajn

    Kur flasim për një “sistem besimesh, mitesh, ritesh e simbolesh, që interpretojnë dhe përcaktojnë domethënien dhe qëllimin esencial të ekzistencës njerëzore, duke ia nënshtruar një entiteti suprem fatin e individit dhe bashkësisë”, kemi folur për fenë, apo jo! Por, jo vetëm për fenë, por edhe për politikën. Është kjo një ide e argumentuar në traditën e shkencave shoqërore. Ky është edhe argumenti i historianit Emilio Gentile në librin e tij “Fetë e politikës: mes demokracive dhe totalitarizmave” të përkthyer në shqip nga Doan Dani dhe të botuar në Tiranë në vitin 2017. Për të diskutuar për këtë libër, na bashkohet Endrit Temaj, arsimtari i sociologjisë në gjimnazin Hajdar Dushi në Gjakovë.

    26 min
  • Lexime - E25: Jan–Werner Muller, “Ç’është populizmi?” me Selim Dakun

    Rreziku më i madh i demokracisë nuk vjen nga jashtë, por nga brenda botës demokratike. Mirëpo, ky rrezik nuk vjen nga populli, por nga elitat që mbështesin një të kuptuar populist të demokracisë. Ky është argumenti i profesorit të shkencave shoqërore dhe politikës Jan – Werner Muller në librin e tij “Ç’është populizmi?” i përkthyer në shqip nga Enela Topulli dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2019. Për të diskutuar për këtë libër, na bashkohet Selim Daku, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

    26 min
  • Lexime - E24: bell hooks, “Feminizmi është për të gjithë” me Linda Gusinë

    Ndoshta, keni menduar të lexoni një libër ku do të informoheni drejt rreth problematizimeve, pikëpamjeve, kauzave dhe lëvizjeve feministe në mënyrë të përmbledhur dhe të qartë. Sot diskutojmë një libër të tillë, pa terma të vështirë dhe zhargon akademik, “të lehtë për t’u kuptuar pa qenë tepër i thjeshtë”, siç thotë vetë autorja e librit. Libri quhet “Feminizmi është për të gjithë” dhe autorja është teoricienia sociale dhe pedagogia, bell hooks, i përkthyer nga Blerta Picari dhe i botuar në Tiranë në vitin 2007. Për të biseduar mbi këtë libër, na bashkohet Linda Gusia, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.

    32 min
  • Çelnaja - E30: Bisedë me Nebi Bardhoshin

    Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit të lirisë, barazisë dhe pronës. Gjatë këtij emisioni diskutojmë për gurët megjeve apo shenjtërinë e kufijëve të pronës. Kufiri pronësor apo gurët e megjës janë kutpimi i lirisë negative, vija ku njeriu e ruan lirinë e tij, vija ndarëse ku ne e njohim njëri tjetrin e që shpesh bëhet pengesë edhe pushtuese. Po ashtu diskutojmë edhe për kufijtë midis publikes dhe privates, dhe ndërhyrjen e shtetit në emër të politikave urbanizuese ndërhyn në kufijtë privat të individëve për të cënuar në të drejtën e pronësisë. Flasim edhe për kanunin, aspkektet e tij si ligj i gjallë; pamundësinë e tij që të shndërrohet si faze kalimtare drejt të drejtës positive nga elita komuniste; mësimet që mund t’i marrim edhe sot njashtu edhe për kritikat ndaj tij. Flasim për modernitetin dhe fytyrën e dhunshme të tij ndaj shqiptarëve e cila erdhi përmes kolonizimit por edhe praktikat kur shteti e pushton shoqërinë e tij, bëhet totalitar dhe e mbytë shoqërinë. Nuk e kemi lënë pa prekur femicidin si fenomen dhe origjinën e dhunës në shoqëritë tona.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafir: Nebi Bardhoshi

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    56 min
  • Çelnaja - E:29 -E drejta mbi qytetin me Artan Kacanin

    Në episodin 29 me Artan Kacanin, pedagog i urbanistikës në Universitetin Polis, flasim për përkatësinë dh të drejtën mbi qytetin, planifikimin urban të qytetit dhe shpërfaqjen pabarazisë sociale si pasojë e mosplanifikimit të duhur urban. Për më tepër, diskutojmë për identitetet e qyteteve tona, gjegjësisht të hapësirave urbane, në raport me qendrën dhe periferinë, gjentrifikimin dhe revitalizimin e zonave urbane. Gjatë bisedës sonë flasim për historinë e qytetit shqiptar, ndërhyrjen e regjimeve politike për të shënjuar semantikën e ideologjive të kohës dhe (pa)mundësinë e aktivizmit qytetar në debatin e përgjithshëm shoqëror në ndërtimin e qytetit dhe hapësirave urbane.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafir: Artan Kacani

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    41 min
  • Kosovo Dispatch - E3: Is there a need for a new U.S. approach in the Kosovo-Serbia dialogue? – with Edward P. Joseph

    In the third episode of Kosovo Dispatch, we have a discussion with Edward P. Joseph, a Balkan expert immersed in both wartime and post-war reconstruction. The conversation delves into the U.S. strategy in the Kosovo-Serbia dialogue. Mr. Joseph offers his perspective on the U.S. approach in the Western Balkans, the coordination between the U.S. administration and the Department of State, and provides commentary on the recent appointment of James O’Brien as the new Assistant Secretary of State.

    24 min
  • Lexime - E23: Anthony Giddens, “Pasojat e modernitetit” me Trina Hotin

    Ardhja e modernitetit i atribuohet, para së gjithash, Revolucionit industrial, i cili ka sjellë një proces të ndryshimeve rrënjësore shoqërore që quhen me termin “modernizim”. Teorizimit të modernizimit, çfarë është saktësisht ai, cila është zanafilla e cilat janë pasojat e tij, i kanë kontribuar shumë sociologë, ndër ta edhe sociologu Anthony Giddens në librin e tij “Pasojat e modernitetit” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2013 dhe të përkthyer nga Valbona Nathanaili, Fatos Tarifa dhe Blerjana Bino. Për të diskutuar argumentet e librit, na bashkohet Trina Hoti, studente e masterit në Sociologji në Universitetin e Prishtinës.

    27 min
  • Lexime - E22: Jürgen Habermas, “Transformimi i ri i sferës publike” me Gent Carrabregun

    Si ndikon media digjitale, në veçanti media sociale, si hapësirë e informacionit, debatit dhe mobilizimit politik, në sferën publike dhe në diskutimin politik dhe cilat janë implikimet e saj për demokracinë? – janë dy pyetjet bosht të librit “Transformimi i ri i sferës publike dhe demokracia deliberative” i filozofit dhe sociologut Jürgen Habermas, i përkthyer nga Blerta Ismaili dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2023. Për të diskutuar mbi këtë libër, na bashkohet Gent Carrabregu, pedagog në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).

    35 min
  • Çelnaja - E28: Femicidi në Shqipëri me Sidorela Vatnikajn

    Në episodin 28 flasim me Sidorela Vatnikajn, aktiviste për çështje gjinore, rreth problemit të femicidit në Shqipëri. Numri i madh i vrasjeve të grave në Shqipëri ka shkaktuar debate dhe shqetësime të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Me Sidorelën flasim për origjinën e dhunës mbi baza gjinore dhe shqyrtojmë rolin e shtetit në strehimin e viktimave të dhunës seksuale, dështimin e sistemit ligjor për mbrojtjen e viktimave, e mungesën e strehimoreve. Gjithashtu, diskutojmë për (mos)efikasitetin e qendrave korrektuese dhe mungesën e institucioneve rehabilituese për dhunuesit. Pyesim se si sistemi, në njëfarë mënyre, e mbështet dhunën me baza gjinore dhe femicidin.

    Gjatë bisedës flasim edhe për gjuhën seksiste në mediet shqiptare dhe pandëshkueshmërinë e seksizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grave. A ka mobilizim ne mesin e shoqërisë civile dhe cili është roli i institucioneve edukuese karshi femicidit? Sa punohet për luftimin e stigmës dhe në fuqizimin e grave, e grupeve të tjra të margjinalizuara me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre sociale, ekonomike dhe politike.

    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafire: Sidorela Vatnikaj

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    50 min
  • Çelnaja - E27: Historia dhe Historiografia me Edon Qesarin

    Në episodin 27 të Çelnajës, së bashku me Edon Qesarin, hulumtues në Institutin e Historisë në Tiranë, diskutojmë për të kaluarën, historinë dhe historiografinë. Duke dekonstruktuar këto koncepte, fillimisht flasim për konceptin e historisë që na paraqitet herë si arkivim i dijeve, herë si trajektore teleologjike, herë si përmbledhje perspektivash e mbi të gjitha, si marrëdhënie midis dijes dhe pushtetit, dhe se si pushteti e legjitimon të sotmen përmes historisë. Qesari thotë se për një legjitimitet të tillë nevojiten metodologji dhe mekanizma të caktuara. Flasim gjithashtu për kombin historik, për idenë e popujve ballkanikë në projeksionet futuristike bazuar në legjitimitetin e një kombi historik. Nuk e lëmë pa i shqyrtuar historiografitë e popujve të Ballkanit dhe problemin e “stereotipizimit të tjetrit”. Përmendim edhe metodologjinë e Fernand Braudel-it dhe konceptin gjeografik të shkrimit të historisë për të tejkaluar hendekun historik dhe ecur drejt të ardhmes.

    Gjatë bisedës shtrojmë pyetje për natyrën e historisë si arkivim i dijeve dhe si përmbledhje perspektivash. Flasim edhe për historiografinë kombëtare, figurat historike dhe trajektoren e historisë kombëtare. Në fund shqyrtojmë metodat alternative të të shkruarit të historisë krahas metodave, heroikocentrise, etatocentrise dhe naciocentriste.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafir: Edon Qesari

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    50 min

About Sbunker

From the publisher's feed

Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.