Sbunker

Sbunker

By Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.Society & Culture
Download on the App Store

Sbunker episodes

  • Çelnaja - E19: Media, edukimi dhe gazetaria me Abit Hoxhën

    Në episodin e nëntëmbëshjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Abit Hoxhën, ligjerues në Universitetin Agder në Norvegji, diskutojmë rreth medieve dhe rolin e tyre në formësimin politik dhe social të qytetarit. Për më tepër, diskutojmë për konceptin bazik të medias, modelin e medieve në Kosovë, gazetarin si model të intelektualit dhe modelin e medieve në Kosovë. Po ashtu, gjatë këtij emisioni flasim për raportin kompetitiv midis medies dhe politikës dhe rolin korrektues që media duhet të ketë për pushtetin. Në këtë emision gjithashtu e shtjellojmë edhe konceptin e edukimit medial dhe dekonstruktimin kritik të përmbajtjes mediale.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa
    • Mysafir: Abit Hoxha
    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.


    Linku në Sbunker.

    37 min
  • Çelnaja - E18: Universiteti i Prishtinës me Arta Basha Jakupin

    Në episodin e tetëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Arta Basha Jakupin, prorektore e Universitetit të Prishtinës, flasim për mundësitë që ofron ky universitet. Duke qenë universiteti i parë dhe më i madhi publik në vend dhe me kosto zero të shpenzimeve, a është UP-ja ende preferenca e parë për studentët e ardhshëm? Në emision diskutojmë edhe për kualitetin, radhitjen e UP-së në nivel botëror dhe strategjinë e ndërkombëtarizimit të tij. Gjithashtu,  flasim edhe për ankesat e shumta që hulumtues dhe ligjerues ia drejtojnë Universitetit në lidhje me përzgjedhjen dhe avancimin e stafit akademik.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafire: Arta Basha Jakupi

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në ⁠[email protected].⁠


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.


    Linku në Sbunker.

    34 min
  • Çelnaja - E17: Filozofia dhe Kritika me Jeta Mulajn

    Kritika është një lloj arti i të menduarit që ditë e më tepër po i mungon shoqërisë sonë. Nën ndikimin e vrullshëm të fenomeneve dhe nën yshtjen e hëpërhëshmërisë së qenit prezent brenda fenomenit, kritika e ka humbur fillin e saj si formë e mendimit që shkoqitet dhe pravolon mbi relitetin. Si e tillë, duke qenë e shkoqitur dhe përtej realitetit, ajo e gjykon, e interpreton dhe më në fund shpall fitoren e saj kundrejt realitetit mbizotërues. Në gjykimin e përgjithshëm shoqëror, sot për sot, kritika është zëvendësuar me opinionin, si gjykim subjektiv apo moralizimin si formë e të gjykuarit etik.

    Në episodin e shtatëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Jeta Mulajn, diskutojmë për filozofinë dhe kritikën. Fillimisht, flasim për rolin dhe kontributin e filozofisë, kontributin e grave në filozofi dhe nocionin e stabilitetit nga perspektiva filozofike si mundësi për zhvillim dhe progres. Më tej flasim për kritikën, historikun dhe llojet e kritikës varësisht rrethanave dhe kontekstit të ngjizjes së saj, si dhe për universalitetin apo gjithpërfshirshmërisë së kritikës në raport me historinë e ideve dhe gjeografitë apo qytetërimet botërore. Gjatë emisionit, po ashtu, preket edhe roli i kritikës në raport me pushtetin, antikolonizalizmi dhe kritika dekoloniale.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafire: Jeta Mulaj

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.


    Linku në Sbunker.

    31 min
  • Çelnaja - E16: Dhuna seksuale si mjet lufte me Feride Rushitin

    Në episodin e gjatshtëmbëdhjetë me Feride Rushitin, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës diskutojmë shtruar në lidhje me dhunën seksuale si strategji të integruar lufte, të mirëmenduar dhe të ushtruar në mënyrë sistematike. Për më tepër flasim narrativët e pasluftës në lidhje me luftën, të zhdukurit dhe të mbijetuarit. Po ashtu diskutojmë për format e manifestimit të pasojave të dhunës te gratë dhe burrat. Ndër të tjera, theksojmë rëndësinë kyçe të vetëdijësimit të shoqërisë sa i përket solidarizimit me të mbijetuarat/it dhe rreshtimit krah më krah me ta për ta kaluar këtë sfidë dhe fituar këtë betejë.


    On this episode of Çelnaja we talk to Feride Rushiti, the director of the Kosova Rehabilitation Center for Torture Victims (KRCT). With dr.Rushiti we delve into the concept of sexual violence as a well-thought war tactic that is exerted in a systematic way. Moreover, we talk about the post-war narratives on the war in Kosovo, the missing persons and the survivors of sexual violence. We also discuss the different forms of the manifestation of the consequences of violence on women, as well as men. Among other things, we emphasize the crucial importance of raising awareness in society about the need for solidarity with the survivors and the much needed support system in order to overcome this challenge and ultimately win this battle.

    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafire: Feride Rushiti

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms

    • Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    Ky podkast është prodhuar në bashkëpunim ndërmjet Sbunker, forumZFD programi në Kosovë dhe QKRMT, dhe është mbështetur përmes fondeve të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

    [Eng: This podcast is produced in partnership between Sbunker, forumZFD Kosovo program and KRCT, and is supported by funds received from the German Federal Ministry on Economic Development and Cooperation (BMZ)].

    Çelnaja mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    Linku në Sbunker.

    36 min
  • Çelnaja - E15: Dritëshkrimi dhe dritëshkronja me Rromir Imamin

    Fotografia është formë e ngujimit të momenteve në imazhe plastike dhe elektronike. Ajo ka gjetur përdorimin e saj që prej nevojave më të thjeshta private, administrative deri në industrinë e argëtimit dhe botën e filmit. Përtej një shënjimi momenti të paharrueshëm e kujtimi, fotografia shpesh shihet si përpjekje egoistike dhe narcistike, e here-herë edhe si terapi për motivim dhe përmirësim të imazhit të vetes apo objektit që kap objektivi i aparatit.


    Në episodin e pesëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja me Rromir Imamin flasim për dritëshkrimin dhe dritëshkronjat, gjegjësisht, për fotografimin dhe fotografinë. Rromir Imami, një artist që vepron në Zvicërr, flet për asryen e shënjimit të fotografisë si dritëshkrojnë dhe fotografimit si dritëshkrim, bazuar në konceptin origjinal të saj, të shkruarit me dritë. Ai flet për fotografinë portrtet si një mënyrë efektive për përmirësimin e shëndetit mendor në raport me imazhin e arritur dhe të fortë që ndjell fotografia. Me Rromirin, gjithashtu, flasim edhe për portretin e arritur dhe teknikat e një fotografie të bukur. Na ndiqni!


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafir: Rromir Imami 

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.


    Linku në Sbunker.

    25 min
  • Çelnaja - E14: Gjuha, mendimi dhe politika me Gazmend Bërlajollin

    Përveçse mjet i rëndësishëm komunikimi, gjuha është një fenomen i gjallë, përmes të cilës jo vetëm që shprehen idetë, kuptimet dhe domethëniet por gjithashtu formësohen bindjet, kujtimet dhe historitë. Gjuha ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e identiteve fisnore, etnike, krahinore. Gjuha është shtrati kryesor ku shtrihet mendimi, kultura dhe politika.

    Në episodin e katërmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gazmend Bërlajollin, diskutojmë për raportet midis gjuhës, mendimit dhe politikës. Për më tepër, flasim për variacionet e gjuhës shqipe, problemin e standardit të ’72 dhe nevojën e plotësimit të këtij standardit. Ndër të tjera e shtjellojmë edhe shpërfaqjen më të theksuar të dialektit gegë dhe motivet kulturore dhe politike të këtij fenomeni. Në fund fare flasim për rolin e gjuhëtarit dhe sfidat e gjuhës shqipe në epokën e teknologjisë digjitale dhe globalizmit.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa
    • Mysafir: Gazmend Bërlajolli
    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.


    Linku në Sbunker.

    43 min
  • Çelnaja - E13: Gruaja dhe sfidat politike në Mal të Zi me Sabina Osmanoviqin

    Qytetarët e Europës Juglindore, përpos që problemet politike i kanë të ngjashme, ata kanë të përbashkëta sfida të tjera, si e kaluara konfliktuoze, sfidat e tranzicionit shoqëror dhe vizioni i qartë për të ardhmen. Në këtë kontekst, përtej disa hapërimeve të vogla, edhe Mali i Zi vazhdon të jetë i trazuar në kontekst të përplasjeve etnike dhe gërshetimeve të interesave globale.


    Në episodin e trembëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Sabina Osmanoviqin, profesore e gjuhës Gjermane në Mal të Zi, do të diskutojmë pozitën e grave në shoqërinë malazeze, sfidat e grave shqiptare atje dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Për më tepër, diskutojmë po ashtu për rëndësinë e letërsisë gjermane dhe mospërfshirjen e saj në kurrikulat shkollore. Në këtë episod shqyrtojmë edhe për shëmbëlltyrën e akademikut si model dhe modelet e tjera që i ofrohen shoqërive tona.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa
    • Mysafire: Sabina Osmanoviq
    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].

    Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers.

    Linku në Sbunker.

    36 min
  • Çelnaja - E12: Ballafaqimi me të kaluarën me Nora S. Ahmetajn

    Paqja në Ballkan, edhe pas dy dekadave vazhdon të mbetet e brishtë. Temat si ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia tranzicionale, të pagjeturit dhe bisedimet e vazhdueshme të palëve për një zgjidhje të qëndrueshme politike, vazhdojnë të jenë barrë e rëndë. Kjo e bën të pamundur një perspektivë dhe projeksion të qartë për ardhmërinë e rajonit.


    Në episodin e 12 të emisionit Çelnaja, me Nora S. Ahmetajn shtrojmë pyetje se si do t’ia mësojmë historinë fëmijëve tanë. Kjo pyetje nuk është një bisedë e thjeshtë që mund të kalojë midis një prindi dhe një fëmije, por ngërthen një sërë institucionesh. Për më tepër, diskutojmë për hapat e shkrimit të historisë, mbledhjen e fakteve, dokumentimin dhe validimin përmes metodave krahasuese. Përbri arritjeve të drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën, me Nora Ahmetajn përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjes se a ka mundësi që të pagjeturit të minojnë paqen apo pajtimin e popujve.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa
    • Mysafire: Nora S. Ahmetaj
    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].

    Ky episod është prodhuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Sbunker dhe forumZFD Kosovë.

    Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    Linku në Sbunker.

    36 min
  • Çelnaja - E11: Intelegjenca Artificiale me Luljeta Plakolli-Kasumin

    Zhvillimi i inteligjencës artificiale të avancuar, e cila funksionon pa ndërveprimin njerëzor dhe mund të kryej detyra dhe ofrojë zgjidhje pa ndonjë ndërhyrje njerëzore, ka ngritur shqetësime rreth ecejakes së zhvillimeve të reja teknologjike në raport me qenien njerëzore. Sado që thuhet, me plot siguri, se inteligjenca artificiale është një mundësi për ndërrmarësi dhe zhvillimin e bizneseve të reja, megjithatë pyetja qëndron: A mund Inteligjenca artificiale ta zëvendësojë njeriun?


    Në episodin e njëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Luljeta Plakolli-Kasumin, do të flasim për trendet e Intelegjencës Artificale dhe ChatGPT. Ndër të tjera, me të kemi diskutuar për historikun e zhvillimin të inteligjencës artificale tendencat ose mundësitë e saj për zëvendësimin e njeriut me të. Gjatë emisionit, gjithashtu, është diskutuar për mundësitë që ofron inteligjenca artificiale në fushën e ndërmarrësisë. Kemi folur edhe për të drejtat e autorit në raport me ChatGPT, pronën intelektuale dhe implikimin e normave legale dhe etike në përdorimin e ChatGPT-së.


    •  Autor dhe moderator: Latif Mustafa
    • Mysafire: Luljeta Plakolli-Kasumi
    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].

    Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    Linku në Sbunker.

    33 min
  • Çelnaja - E10: Poezia me Ervina Halilin

    Poezia është zhanri më i vjetër i mbartjes së dijeve ndër breza. Poezia dokumenton përvojat, herë shpirtërore e herë empirike, të ecejakes së njerëzimit e deri në manifestimin e përshtypjeve qoftë edhe më të thjeshta të subjektit krijues. Më tepër se një zhanër apo trend letrar, poezia ka të bëjë me krijimin e vazhdueshëm të botës, vetë-përceptimin e njeriut brenda këtij krijimi dhe vendin e tij në natyrë.


    Në episdonin e dhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Ervina Halilin, shkrimtare dhe hulumtuese në fushën e letërsisë, flasim për poiesis-in si fenomen dhe ndërlidhjën primordiale mes frymëzimit dhe procesit krijues. Flasim gjithashtu për poezinë si një qenie e fshehur brenda njeriut, karakterin transhendent të frymëzimit dhe harresën njerëzore – tëhuajsimin – në raport me natyrën. Flasim dhe për non-dualitetin, maskulinitetin fragmentarizues me qëllim nënshtrimi dhe feminitetin gjithpërfshirës. Në fund fare flasim për erosin dhe poezisin.


    •  Autor dhe moderator: Latif Mustafa
    • Mysafire: Ervina Halili
    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].

    Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    Linku në Sbunker.

    41 min

About Sbunker

From the publisher's feed

Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.