
Sign up to save your podcasts
Or


Episodi i pestë i Çelnajës i kushtohet teatrit politik. Teatri është një pjesë e rëndësishme jetës dhe formësimit tonë estetik. Me Jeton Neziraj diskutojmë nivele të ndryshme për treatrin politik, dramaturgjinë, kritikën dhe edukimin me teatër. Po ashtu flasim për lirinë, shijet dhe përjetimet që ofron loja në skenë.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Jeton Neziraj
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].
*Projekti mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Episodi i katërt i Çelnajës i kushtohet identiteteve shoqërore. Së bashku me sociologen Greta Avdyli, diskutojmë rreth identitetit dhe formave të manifestimit të tij. Për më tepër flasim për identitetet qëndrore dhe periferike si dhe kontekstet historike dhe kulturore në formësimin e identiteteve të ndryshme shoqërore në epokën e globalizmit. Me Gretën, përpiqemi të dekonstruktojmë hegjemoninë dhe dominimin semantik të identitetit kombëtar karshi identiteteve të tjera shoqërore, sikurse identitetet gjinore, artistike, profesionale, apo sportive. Në fund fare flasim edhe për mundësinë e mbindërtimit të identitetit njerëzor si identitet përbrendësues.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Greta Avdyli
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].
*Projekti mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Në diskursin publik pushteti nënkupton qeverinë, partitë politike dhe institucionet tjera vendimmarrëse. Por, kuptimet dhe praktikat e pushtetit janë më të thella se kaq. Pushteti është njëri ndër konceptet kryesore të shkencave sociale, ndërsa si praktikë herë e qendërzume herë e shpërndarë në kontrollimin, dominimin dhe projektimin e “tjetrit”. Pushteti si agjent i kontrollit është, ndër të tjera, po ashtu praktikë e konstruktimit gjinor të burrit dhe projektimin e tjetrit grua dhe nështrimin e saj.
Episodi i tretë i emisionit Çelnaja i dedikohet raportit midis pushtetit, dhunës dhe patriarkatit. Në emision, së bashku me Visar Ymerin nga Insituti për Politika Sociale – Musine Kokalari, diskutojmë rreth pushtetit dhe formave të shtrirjes së tij. Me Visarin flasim për rolin e pushtetit në legjitimimin e dhunës, 'superioritetin' e burrave ndaj 'inferioritetit' të grave dhe dekonstruktimin teorik të këtij pushteti të fortë që lehtësisht prodhon “tjetrin” e dobët. Shqyrtuam edhe tema të tjera si nacionalizmi, patriotizmi dhe patriarkati; raporti midis neoliberalizmit, dhunës dhe patriarkatit; kritikës feministe dhe barazisë.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Visar Ymeri
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Hapsira publike është një koncept i rëndësishëm në shkencat sociale dhe hapsirë e lirë dhe e qasshme e qytetit nga ana e qytetarëve. Hapsira publike është hapsira e cila mundëson një pjesë të rëndësishme të zhvillimit individual dhe kolektiv të shoqërisë. Sheshet publike janë hapsirat ku qytetarët zhvillojnë komunikim aktiv në nivelin social, kulturor dhe atë ekonomik. Hapsira publike është hapsira ku zhvillohet debati për shoqërinë dhe gjithçka që ndërlidhet me mirëqenien dhe funksionimin e saj.
Episodi i dytë i emisonit Çelnaja i dedikohet pikërisht kësaj çështjeje. Në emision, së bashku me aktivisten dhe arkitekten Fjollë Caka flasim për raportin e shoqërisë me hapsirën publike. Përveç se si koncept, hapsirën publike e diskutojmë edhe si realitet shoqëror ku analizojmë historikun e evoluimit të këtij koncepti. Në emision flasim për Prishtinën, periferinë dhe qendërn e saj, ndërtimet në qytet dhe uzurpimet e hapsirave publike. Më detajisht, trajtojmë edhe çështjen e parkingut të ndërtuar në kampusin universitar të UP-së.
Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Fjollë Caka
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Edukimi seksual, sado që është i pranishëm si nocion në opinion publik, në shoqërinë kosovare vazhdon të mbetet akoma si temë e heshtur apo e ndaluar. Përveç kësaj, ajo vazhdon të jetë një temë e keqkuptuar dhe keqintepretuar. Edukimi seksual ende nuk është pjesë e kurrikulave shkollore në vend.
Episodi i parë i emisionit Çelnaja i dedikohet pikërisht edukimit seksual. Në emision, së bashku me aktivisten dhe publicisten Mirishahe Syla flasim për edukimin seksual si koncept dhe si praktikë e edukimit shkollor të sistemuar. Në nivel konceptual Mirishahja thekson nevojën e perspektivës feministe me qëllim të dekonstruktimit të sistemit patriarkal dhe konceptimin e edukimit seksual si rrugëtim vetënjohës dhe çlirues; kurse në nivel të edukimit sistematik shkollor, ajo flet për nivelin biologjik, psikologjik dhe filozofik të edukimit të fëmijëve.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Mirishahe Syla
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri - AlbDizajn
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.
Libri i filozofes, shkrimtares dhe teoricienes sociale, Simone De Beauvoir “Seksi i dytë I: Faktet dhe mitet” dhe “Seksi i dytë II: Përvoja e jetuar” i botuar në shqip në Tiranë në vitin 2002 me përkthim të Nasi Lerës, është një nga librat kryesorë të literaturës feministe. I botuar në vitin 1949, libri i paraprinë fazës ose valës së dytë të feminizmit që ka përshkuar vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit XX, duke qenë se formëson pyetjet më të rëndësishme që u shtruan në valën e dytë të lëvizjes feministe. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Liridona Sijarina, studente e masterit në programin studime kritike të gjinisë në Universitetin e Europës Qendore në Vjenë.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafire: Liridona Sijarina
Linku në Sbunker.
Në librin “Historia e seksualitetit 1: Vullneti për dije” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2012 me përkthim të Orgest Azizit, filozofi Michel Foucault vë në pah një marrëdhënie midis zhvillimit të llojeve të caktuara të dijes mbi seksualitetin dhe shtimit të rregullimit të sjelljes seksuale gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Alban Bokshi. Ai ka studiuar politika krahasuese dhe studime europiane në Universitetin e Sussexit, si dhe filozofi në Universitetin e Staffordshireit.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Alban Bokshi
Linku në Sbunker.
Libri për të cilin bisedojmë sot ka të bëjë me pushtimin dhe kolonizimin, me “veten” dhe “tjetrin”. Kolonizimin e kontinentit amerikan, që për Botën europiane përbën një takim me të ashtuquajturën Botën e tretë dhe me ndërtimin e raportit në mes "vetes së qytetëruar" dhe “tjetrit barbar". Libri “Konkuista e Amerikës: Çështja e “tjetrit”, i historianit, filozofit, sociologut dhe kritikut letrar, Tzvetan Todorov, i botuar në shqip në Tiranë në vitin 2015 me përkthim të Primo Shllakut, analizon veprimet e pushtuesëve spanjollë ndaj popullatës vendëse të amerikës së shekullit XV. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Shasivar Kabashi, kandidat i doktoratës në histori në Universitetin e Stambollit.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Shasivar Kabashi
Linku në Sbunker.
Konflikti është i pashmangshëm në shoqëri. Ai ndodh dhe rezulton në forma të reja të organizimit shoqëror. Kështu, konflikti është motor i ndryshimeve shoqërore, është i shëndetshëm e i nevojshëm, për aq sa mundëson liri shoqërore e politike. Këto janë temat bosht të librit “Konflikti shoqëror modern: Ese për politikën e lirisë” të sociologut Ralf Dahrendorf, të botuar në Tiranë në vitin 1997 dhe të përkthyer nga Gjergj Peçi. Për të diskutuar rreth këtij libri na bashkohet Bajram Luzha, student i masterit në sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Bajram Luzha
Linku në Sbunker.
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” të redaktuar dhe të përkthyer nga unë Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi. Në esenë e tij “Kultura shkencore dhe mjerimi i mendimit fetar” që është pjesë e këtij libri, filozofi Sadik Al-Azm konstaton një raport përjashtues në mes doktrinave fetare dhe dijes shkencore moderne. Ai diskuton disa përpjekje të mendimit fetar bashkëkohor për të gjetur zgjidhje se si të pajtohen feja dhe shkenca me njëra-tjetrën, por që, sipas tij, të gjitha dështojnë. Për të biseduar rreth kësaj eseje, na bashkohet Sead Zimeri, ligjërues i filozofisë në Universitetin e Trömsos, Universitetin Arktik në Norvegji.
Moderator: Gëzim Selaci
Mysafir: Sead Zimeri
Për më shumë: http://bitly.ws/yJDK
Linku në Sbunker.
From the publisher's feed