Sbunker

Sbunker

By Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.Society & Culture
Download on the App Store

Sbunker episodes

  • Ylber - Episodi 6: Shëndeti mendor i personave LGBT+

    Presioni për të fshehur identitetin e tyre, lufta për të dalë hapur dhe mungesa e mbështetjes nga familjet e tyre dhe shoqëria në përgjithësi i bëjnë njerëzit LGBT+ më të ndjeshëm ndaj çrregullimeve të humorit, depresionit, ankthit, vetëvrasjes dhe abuzimit me substancat, nëse krahasohen me popullatën e përgjithshme.

    Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i stigmës dhe vetmisë me të cilën përballen personat LGBT+ për shkak të identitetit të tyre që nuk përputhet me normën cis dhe heteroseksuale.

    Për të diskutuar të gjitha aspektet e shëndetit mendor të personave LGBT+, ne ftuam psikoterapisten Ajete Kerqeli, e cila ndau informacione rreth mekanizmave më të zakonshme të ballafaqimit që përdorin personat LGBT+ për të mbijetuar në një shoqëri homotransfobike dhe po ashtu punën që duhet bërë për të mbrojtur dhe promovuar shëndetin mendor, duke filluar nga një ndërgjegjësim i rritur në nivel institucional dhe shoqëror.

    Edhe pse burimet për shëndet mendor në Kosovë janë të pakta, janë të pakta edhe organizatat që ofrojnë një sërë shërbimesh sociale falas për personat LGBT+ në nevojë.

    Një shembull i rëndësishëm është “Linja e jetes”. Drejtori i Linja e jetës Bind Skeja na u bashkua për të folur më shumë për përvojën e tyre në ofrimin e këshillimit telefonik falas dhe anonim për njerëzit queer që përjetojnë sfida të shëndetit mendor.

    Moderator: Dardan Hoti

    Hulumtues: Roni Idrizaj

    Dizajni: Elvira Thaçi

    Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani

    Linku në Sbunker.

    *

    Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.

    39 min
  • Ylber: Episodi 5 - Homotransfobia në vendet e punës

    Diskriminimi prek njerëzit LGBT+ në shumë vende, duke përfshirë edhe vendin e punës. Krahasuar me format e tjera të diskriminimit, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës shpesh anashkalohet. Pjesërisht, kjo ndodh sepse vetë personat LGBT+ ngurojnë të raportojnë rastet e ngacmimit dhe diskriminimit në vendin e punës ndaj tyre, për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve dhe frikës se identiteti i tyre gjinor ose orientimi seksual do të zbulohet.

    E megjithatë, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës ka efekte të tmerrshme, të prekshme në shëndetin mendor dhe stabilitetin socio-ekonomik të njerëzve queer. Për shumë, nënkupton një jetë të mbushur me shfrytëzim të fuqisë punëtore, kushte të pasigurta jetese ose papunësi.

    Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, ne ftuam Dafina Halilin, redaktore kontribuese në Kosovo 2.0, dhe një gazetare që ka hetuar gjatë jetën queer në Kosovë, duke përfshirë diskriminimin ndaj personave LGBT+ në vendin e punës.

    Për ta kontekstualizuar më mirë këtë bisedë, ftuam edhe Donën, një grua transgjinore e cila detyrohet të bëjë një jetë të dyfishtë në punë për shkak të homotransfobisë së kolegëve të saj.

    Dëgjoni podcast-in për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje, pse është e rëndësishme dhe çfarë mund të bëni për të.

    • Moderator: Dardan Hoti

    • Hulumtues: Roni Idrizaj

    • Dizajni: Elvira Thaçi

    • Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani

    Linku në Sbunker.

    Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.

    46 min
  • Lexime: Episodi 15 - Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi, “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” me Sead Zimerin, pjesa I

    Nëse ndonjëherë ju ka intriguar ideja e rikthimit të arsyes në të kuptuarit e fesë islame dhe e përdorimit të analizës shkencore në të studiuarit e dukurisë fetare, atëherë mund t’ju interesojë edhe libri që e diskutojmë sot. Libri “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame”, i redaktuar dhe i përkthyer nga Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2021, është një përmbledhje shkrimesh kritike mbi teologjinë klasike islame dhe mendimin bashkëkohor fetar islam. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Sead Zimeri, ligjërues i filozofisë në Universitetin e Tromsos (Trömsas), Universitetin Arktik në Norvegji.

    Moderator: Gëzim Selaci

    Mysafir: Sead Zimeri

    Për më shumë: http://bitly.ws/yJDK

    Linku në Sbunker.

    33 min
  • Ylber - Episodi 4: Shëndeti Seksual

    Shëndeti seksual është një temë që rrethohet nga shumë tabu. Injoranca dhe stigma rreth shëndetit seksual synojnë veçanërisht komunitetin LGBT+, si pasojë e stereotipeve të vjetruara që nuk gjejnë bazë në shkencë.  E megjithatë, ngurrimi për të diskutuar publikisht dhe siç duhet për shëndetin seksual ka një ndikim të dëmshëm në higjienën mendore dhe fizike të gjithsecilit, pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor dhe orientimi seksual.  Për të mësuar më shumë rreth rolit thelbësor që luan shëndeti seksual në mirëqenien e individëve, çifteve dhe familjeve dhe se si ai kontribuon në zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve tona, në këtë episod ftuam Olimbi Hoxhën, psikoterapiste dhe specialiste e shëndetit publik.  Hoxha jeton me HIV prej 25 vitesh dhe ishte personi i parë në Shqipëri që deklaroi publikisht statusin e saj HIV dhe tregoi historinë e saj personale. Hoxha sot është kryetare e shoqatës së të infektuarve me HIV në Shqipëri.  Dëgjoni episodin për të mësuar më shumë se çfarë është shëndeti seksual, pse ka rëndësi dhe çfarë mund të bëjmë për të edukuar veten dhe të tjerët për higjienën e mirë seksuale, shëndetin mendor dhe marrëdhëniet cilësore.  

    • Moderator: Dardan Hoti  

    • Hulumtues: Roni Idrizaj  

    • Dizajni: Elvira Thaçi 

    • Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani 

    Linku në Sbunker.

    * 

     Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.

    44 min
  • Lexime: Episodi 14 - Michel Foucault, "Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut" me Rita Selimin

    Përse sot kodet penale në shtetet e së drejtës nuk sanksionojnë torturën dhe ndëshkimi publik për shkelësit e ligjit, por forma më të zbutura të ndëshkimieve, siç është burgu, dhe se çfarë na tregon kjo për ushtrimin e pushtetit politik mbi subjektet ose qytetarët e tij. Michel Foucault, në librin e tij “Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut”, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2010 me përkthim të Orgest Azizit, ofron një gjeneaologji të teknologjisë moderne të disiplinimit, duke analizuar kalimin e ndëshkimeve penale nga torutura në burgosje. Për diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Rita Selimi, pedagoge e punës sociale në Universitetin e Prishtinës.

    Moderator: Gëzim Selaci

    Mysafire: Rita Selimi

    Linku në Sbunker.

    33 min
  • Lexime: Episodi 13 - Charles Taylor, “Etika e autenticitetit” me Hasije Ilazin

    Efektet e zhvillimeve të modernitetit në jetën kolektive dhe morale të shoqërive janë problematizuar nga një numër i madh i studiuesëve dhe filozofëve shoqërorë. Filozofi Charles Taylor, në librin “Etika e autenticitetit”, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2008 me përkthim të Virgjil Muçit, ka identifikuar disa rënie ose humbje në kulturën bashkëkohore ose “sëmundje” që vijnë si pasojë e modernitetit. Taylori e ripërkufizon dhe ngulë këmbë që nocioni i “autenticitetit” të merret si themel etik në shoqëritë bashkëkohore. Për të biseduar rreth këtij libri dhe çështjeve që ngre ai, na bashkohet Hasnije Ilazi, profesoreshë e filozofisë në Universitetin e Prishtinës.

    Moderator: Gëzim Selaci

    Mysafire: Hasije Ilazi

    Linku në Sbunker.

    33 min
  • Ylber - Episodi 3: Tranzicioni gjinor

    Për të gjithë, identiteti gjinor është diçka që na përcaktohet prejt të tjerëve sapo lindim. Për të gjithë ata që janë transgjinorë apo të gjinisë jokonforme, kjo do të thotë se ballafaqohen me shumë stigma gjatë jetës. Gjithashtu ky proces i bën njerëzit trans të kalojnë nëpër procedura të komplikuara, të shtrenjta e delikate që mbështeten në marrjen e shërbimeve të duhura nga institucionet e institucionet janë shpesh të papërgatitura apo pa vullnet për të mbështetur njerëzit trans në tranzicionin e tyre.   Blert Morina ka kaluar mes një rrugëtimi të tillë - një rrugëtim veçanërisht të vështirë për dikë që vjen nga një fshat i vogël dhe me pak qasje në informacion. 

    Bashkangjitur mungesës së informacionit, rrugëtimi i Blertit u vështirësua prej paragjykimeve nga shoqëria, nga stafi mjekësor prej të cilit ka kërkuar vëmendje mjekësore dhe mungesës së shërbimeve të qarta të afirmimit të gjinisë në Kosovë.  Dëgjoni këtë bisedë personale me Blert Morinën për të kuptuar më shumë aspektet e ndryshme të proceseve të tranzicionit në Kosovë: përgatitja e nevojshme, hapat që duhet të ndiqen dhe ku mund të gjenden shërbime mjekësore e sa shumë kushtojnë.  

    Moderator: Dardan Hoti 

    Hulumtues: Roni Idrizaj 

    Dizajni: Elvira Thaçi 

    Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani

    Linku në Sbunker.

    33 min
  • Lexime: Episodi 12 - Nathalie Clayer, “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” me Nathalie Clayerin

    A mund të shkruhet një rrëfim mbi lindjen e kombit shqiptar, duke marrë për bazë zhvillimet më të reja teorike të historiografisë dhe të shkencave shoqërore? Libri që e diskutojmë sot është një përgjigjjeje pohuese e kësaj pyetjeje. “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” e osmanologes dhe ballkanologes, Nathalie Clayer, i botuar në shqip në vitin 2009 në Tiranë dhe i përkthyer nga Artan Puto. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet vetë autorja e librit, Nathalie Clayer. Ajo është osmanologe, ballkanologe dhe studiuese e nacionalizmit shqiptar dhe e islamit në shoqëritë shqiptare në Qendrën për Studime Turke, Osmane, Ballkanike dhe të Azisë Qendrore, pjesë e Shkollës së Studimeve të Larta në Shkenca Shoqërore në Paris.  

    Moderator: Gëzim Selaci 

    Mysafire: Nathalie Clayer

    Linku në Sbunker.

    28 min
  • Ylber - Episodi 2: Dalja hapur

    Dalja hapur mbetet një nga proceset në të cilat duhet të kalojë çdo person LGBTIQ+ në Kosovë. Gjasat për humbje të mbështetjes emocionale dhe financiare nga familja, shfaqja e ndjenjës së izolimit dhe mungesa e trajtimit të barabartë në institucione private e publike e bëjnë “daljen hapur” (coming out) një proces të vështirë. Njëjtë vlen edhe për personat që vendosin të mos  dalin hapur dhe më pas detyrohen të fshehin identitetin e tyre gjinor ose orientimin seksual, edhe për të tjerët e tjerat që vendosin të dalin hapur dhe ballafaqohen me një realitet heteronormativ e patriarkal. 

    Dëgjo përvojat personale për daljen hapur dhe rëndësinë e këtij veprimi nga gazetari, shkrimtari dhe aktivisti Arbër Selmani dhe regjisori e performuesi Erblin Nushi.    

    Moderator: Dardan Hoti  

    Hulumtues: Roni Idrizaj  

    Dizajni: Elvira Thaçi  

    Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani 

     *  

    Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.

    Linku në Sbunker.

    35 min
  • Lexime: Episodi 11 - Eric Hobsbawm & Terrence Ranger (red), “Shpikja e traditës” me Enis Sulstarovën

    Ne e mendojmë traditën si diçka që na vjen nga e kaluara e largët dhe që e trashëgojmë nga brezat e shkuar. Mirëpo, praktika të caktuara kulturore, rituale të cilat popujt e kombet i mendojmë si të lashta, në të vërtetë, janë risi të vonshme. Historiani Eric Hobsbawm këtë dukuri e ka quajtur “shpikje e traditës". Kjo është një përmbledhje e argumentit bosht të librit “Shpikja e traditës” të redaktuar dhe me kontribute nga historiani Eric Hobsbawm dhe afrikanisti Terrence Ranger, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2014 me përkthim të Enis Sulstarovës dhe Doan Danit. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet përkthyesi i librit Enis Sulstarova, profesor i shkencës politike në Universitetin e Tiranës. 

    Moderator: Gëzim Selaci 

    Mysafir: Enis Sulstarovën

    Linku në Sbunker.

    25 min

About Sbunker

From the publisher's feed

Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.