Sbunker

Sbunker

By Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.Society & Culture
Download on the App Store

Sbunker episodes

  • Lexime - Episodi 1: Pierre Bourdieu, “Mbi televizionin” - Mysafir: Artan Krasniqi

    Televizioni paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, fiilozofinë, drejtësinë... madje, televizioni mbetet një kërcënim aspak më i vogël edhe për jetën politike dhe për demokracinë.” Me këto fjalë sociologu Pierre Bourdieu hap librin e tij “Mbi televizionin” të botuar në gjuhën shqipe, me përkthim të Dilfirus Vrionit në Tiranë në vitin 2015. Për të biseduar mbi këtë libër, na bashkohet Artan Krasniqi, pedagog i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.  

    Moderatori: Gëzim Selaci 

    Mysafiri: Artan Krasniqi

    Linku në blogun Sbunker: https://bit.ly/326woep



    24 min
  • Episodi 13: "Politika e jashtme çeke dhe polake në raport me Ballkanin Perëndimor" - Mysafir: Arbër Vllahiu

    Për të diskutuar në lidhje me këtë rajon të rëndësishem të Evropës, kësaj radhe kemi të ftuar ish ambasadorin e Kosovës në Republikën Çeke, Arbër Vllahiun. Arbëri ka shërbyer në nivele të ndryshme në institucionet shtetërore, përfshirë atë të këshilltarit dhe shefit të stafit të Presidentës Jahjaga, pastaj këshilltar në Qeverinë Haradinaj. Para angazhimit në politikë, Arbëri, me vite të tëra ka qenë gazetar dhe bashkëpunëtor në media vendore e ndërkombëtare. Në këtë episodë, Arbëri jep një vështrim mbi atë se si e koncepton Evropa Qëndrore politikën e saj të jashtme, specifikisht relacionet e saj me BE, pastaj raportet e komplikuara me Rusinë, qëndrimet dhe marrëdëniet me Ballkanin Perëndimor, e sigurisht edhe pozicionet e tyre ndaj Kosovës.

    Për më shumë klikoni këtu https://bit.ly/31d2tB0

    54 min
  • Episodi 12: "Franca dhe roli i saj në politikën ndërkombëtare" - Mysafir: Qëndrim Gashi

    Ka shumë autorë që zhvillimet gjeopolitike në vitet e fundit në Azi-Paqësor i përshkruajnë me ato të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë. Fuqia ekonomike e Kinës, e bashkë me të edhe ambiciet që ky shtet po shpërfaq në rajon, kanë bërë që shume shtetet përreth saj dhe rajoni i Oqeanit Paqësor në përgjithësi ta rimendojnë sigurinë e tyre nacionale. Në këtë kuptim, vetëm pak javë më parë, Australia ndërmori një  veprim thuajse befasues, duke e ndërprerë një marrëveshje që kishte me Francën për ndërtimin e një programi të nëndetëseve me energji bërthamore dhe njëkohësisht lidhjen e një bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë  e Bashkuar, që në përmbajtje duket edhe më i gjerë sesa çështjet e në nëndetëseve bërthamore.

    https://bit.ly/3jujCfi

    1 hr 8 min
  • Episodi 11: "Politika e Jashtme e Izraelit dhe marrëdhëniet me Kosovën" - Mysafire: Garentina Kraja

    Në verën e vitit që shkoi, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fushata zgjedhore presidenciale po intensifikohej, presidenti Trump ishte në një presion të madh për të treguar rezultate në politikën e tij të jashtme. Për gjatë gjithë mandatit katër vjeçar të presidencës së tij, përveç disa takimeve të “suksesshme” më udhëheqësin e Koresë së Veriut, sukseset e tij në politikën e jashtme ishin të pakta.

    https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/91023/episodi-11-quot-politika-e-jashtme-e-izraelit-dhe-marredheniet-me-kosoven-quot-mysafir-garentina-kraja/

    45 min
  • Episodi 10: "Politika e Jashtme e Kosovës në Azi-Paqësor dhe marrëdhëniet e ASEAN me shtetet përreth" - Mysafir: Muhamet Brajshori

    Në parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia globale në vitin 2021 do të shënojë një rritje prej  6% në nivel global, duke tejkaluar kështu projeksionin fillestar, që ishte 5.5%. Po ashtu, sipas FMN-së, dy vendet që do të kapin shifrat më të larta të rritjes ekonomike, janë Kina dhe India, përkatësisht, me 8.4% dhe mbi 12% rritje në 2021. Është e qartë që këto dy vende aziatike kanë përmasa të ndryshme të ekonomisë; Kina është ekonomia e dytë globale, ndërsa India renditet ekonomia e gjashtë në botë.

    https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/91001/episodi-10-quot-politika-e-jashtme-e-kosoves-ne-azi-paqesor-dhe-marredheniet-e-asean-me-shtetet-perreth-quot-mysafir-muhamet-brajshori/

    46 min
  • Episodi 9: "Rritja e Kinës dhe raportet me Evropën" - Mysafir: Leon Malazogu

    Rritja ekonomike e Kinës në dekadat e fundit ka trazuar jo pak botën perendimore. Pyetja që shtrohet çdo ditë e më shumë në shtetet evropiane, e pa dyshim edhe në ShBA është se, si do të ndikojë kjo fuqi ekonomike e Kinës në sistemin ndërkombëtar? Para së gjithash, çfarë raporti do të ndërtojë Kina me fqinjët në Azinë e Largët? Çfarë synimesh ka kjo fuqi ekonomike e politike në Evropën, Lindjën e Mesme dhe Afrikën? Çfarë marrëdhëniesh do të ndërtojnë dy fuqitë më të mëdha ekonomike të botës-ShBA dhe Kina? Dhe më e rëndësishmja, si do të balancohet në sistemin ndërkombëtar kjo rritje e Kinës?

    https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90914/episodi-9-quot-rritja-e-kines-dhe-raportet-me-evropen-quot-mysafir-leon-malazogu/


    1 hr
  • Episodi 8: "Politika e SHBA-së ndaj Ballkanit dhe Kosovës." - Mysafire: Vlora Çitaku

    Më 4 Nëntor 2020, vetëm një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA, kur rezultati i atyre zgjedhjeve ishte i paqartë, kryeministri sloven, Janez Jansa, i kishte uruar fitoren Presidentit Trump. Ishte, ndoshta lideri i vetëm në botë që me aq nguti u pozicionua në mbështetje të Donald Trump. Mirëpo, nuk zgjati shumë kohë, dhe rezultati i zgjedhjeve tregoi që në fakt, fitues ishte Joe Biden. Histori të ngjashme nga liderët ballkanik kemi parë edhe në të kaluarën. Kujtojmë këtu, deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 2016 dhënë për CNN, ku thoshte “larg qoftë të fitojë Donald Trump.” Pastaj, lideri serb Ivica Dacic kishte kërkuar nga serbo-amerikanët që të mbeshtetnin Donald Trump në zgjedhjet e 2020. Dhe i fundit, ishte deklarimi i Albin Kurtit, ku përmes një video-incizimi, bënte thirrje që shqiptaro-amerikanët të votonin Joe Biden.

    https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90889/episodi-8-quot-politika-e-shba-se-ndaj-ballkanit-dhe-kosoves-quot-mysafir-vlora-citaku/

    44 min
  • Episodi 7: " Konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës" - Mysafir: Gëzim Visoka

    Para dhjetë ditësh, Kosova shënoi 13 vjetorin e shpalljës së Pavarësisë së saj. Përgjatë kësaj periudhe, nuk ishin vetëm problemet e brendshme ato që sfiduan shtetndërtimin tonë. Njohjet e kufizuara dhe mungesa e konsolidimit ndërkombëtar bën që Kosova të sfidohet edhe në rrafshin e jashtëm. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, vendin tonë e kanë njohur 117 shtete të botës, numër ky relativisht i konsiderueshëm, por megjithatë i pamjaftueshëm për tu bërë pjesë e plotë e rendit ndërkombëtar. 

    https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90873/episodi-7-quot-konsolidimi-nderkombetar-i-kosoves-quot-mysafir-gezim-visoka/

    58 min
  • Episodi 6: "Britania e Madhe post-Brexit dhe Politika saj e Jashtme" - Mysafir: Gëzim Krasniqi

    Rezultati i referendumit i vitit 2016 në Britani të Madhe për largimin e këtij shteti nga Bashkimi Evropian, ishte traumatik në shumë nivele. Së pari, ishte një goditje e madhe për një pjesë të qytetarëve të UK-së, të cilët ishin kryesisht të rinj, dhe njerëz më shkollim të lartë, e që mbështetën fuqishëm mbetjen në Union. Për këto kategori shoqërore, ishte krejtësisht e pa menduar, që të shihej UK jashtë BE-së. Por, tashmë ishte vonë, fushata që mbështeste largimin kishte pasur sukses dhe rezultati i referendumit ishte i qartë. Së dyti, e befasuar ishte edhe vetë BE, e cila për herë të parë po përballej më një situatë të tillë-UK ishte shteti i parë që po largohej nga Unioni në më shumë se shtatë dekada, qëkur BE po funksiononte në forma të ndryshme të organizimit. Dhe së treti, jo më pak të habitura ishin shtetet që pretendonin që një ditë të bëheshin pjesë e Unionit. E këtu e kam fjalën për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vende këto që “integrimin në BE” e kanë shndërruar në slogan politik prej vitesh.

    https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90862/episodi-6-quot-britania-e-madhe-post-brexit-dhe-politika-saj-e-jashtme-quot-mysafir-gezim-krasniqi/

    1 hr 4 min
  • Episodi 5: "Çka synon Gjermania?" - Mysafir: Faruk Ajeti

    Në fund të viteve 80-ta, koha kur blloku sovjetik dhe komunizmi në Evropën Lindore po jetonin vitet e fundit, paralelisht me këtë dramën që po shkaktohej nga kjo shembje, ngriheshin disa pyetje dhe shqetësime në drejtim të dy Gjermanive? Çfarë do të ndodhë nëse Gjermania Lindore i bashkohet asaj Perëndimore? Çka nënkupton kjo për Evropën si tërësi, por me në detaje, çfarë do të ndodhë me atë që në kohë njihej si Komuniteti Evropian (The European Community-EC), sot, pra, Bashkimi Evropian? E njëkohësisht diskutimi zgjerohej edhe në raport më NATO-në. Si do të dukej e gjithë infrastruktura e NATO-s dhe e sigurisë evropiane pas këtij bashkimi të mundshëm dhe më saktësisht, si do të vazhdonte raport transatlantik?

    https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90801/episodi-5-quot-cka-synon-gjermania-quot-mysafir-faruk-ajeti/

    59 min

About Sbunker

From the publisher's feed

Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.