
Sign up to save your podcasts
Or


Në fund të viteve 50-ta të shekullit të kaluar, Robert Schuman, ish kryeministër francez dhe njëri nga ideatorët e Bashkimit Evropian, në një seri reflektimesh, kishte deklaruar që “Ne nuk do të mund ta pakësojmë siç duhet nacionalizmin e tjetrit duke i kundërvënë nacionalizmin tonë.” Duke vazhduar që “Izolimi është kthyer jo vetëm në shkak dobësimi, por edhe në shkak zvetënimi.” Në atë kohë, raportet ndërmjet gjashtë shteteve të Evropës, ku bënin pjesë: Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu, ishin në një fazë optimizmi. Tashmë kishim traktate të nënshkruara, siç ishte ai për Thëngjill dhe Çelik dhe në rrugë e sipër ishte Traktati i Romës në 1957.
https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90786/episodi-4-quot-kriza-e-multilateralizmit-dhe-evropa-quot-mysafire-vjosa-musliu/
Në librin e saj të fundit, Twilight of Democracy, historiania dhe gazetarja amerikane, Anne Applebaum përshkruan në mënyrë mjaft elegante optimizëm dhe shpresën polake që kishe ekzistuar në fundvitin 1999. Në një vend rural të Polonisë, familja e saj dhe një rreth i gjerë i miqve, të ardhur nga Londra, New York-u, Moska dhe vendet tjera, ishin mbledhur për të festuar fundin e një mileniumi dhe fillimin e mileniumit të ri.
https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90750/episodi-3-quot-polonia-ukraina-dhe-ekstremi-i-djathte-ne-rajon-quot-mysafir-una-hajdari/
Podcast i prodhuar nga sbunker.net mbi zhvillimet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Moderatorë: Agon Maliqi dhe Petrit Zogaj.
Podcast i prodhuar nga sbunker.net mbi zhvillimet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Moderatorë: Agon Maliqi dhe Petrit Zogaj.
From the publisher's feed