Sbunker

Sbunker

By Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.Society & Culture
Download on the App Store

Sbunker episodes

  • Kosovo Dispatch - E2: What are the implications of the Association of Serb-Majority Municipalities? - with Agon Maliqi
    In the second episode of Kosovo Dispatch, we talk to Agon Maliqi, an independent analyst and the co-founder of Sbunker, about the legal and political implications of the Association of Serb-Majority Municipalities (ASM) in Kosovo. Mr. Maliqi shares his views on the likelihood of the Kosovo government starting the ASM implementation, and the possible international political ramifications of prolonged delay.
    21 min
  • Lexime: E21 - Maria Todorova, “Ballkani imagjinar: Ballkani si alter ego e Europës”, me Piro Rexhepin

    Në pamundësi ose të painteresuar për të kuptuar kompleksin ballkanik, Europa ka imagjinuar Ballkanin dhe ai ekziston në imagjinatën e mendjes europiane pa i korresponduar një objekti real jashtë saj. Këtë europianët do ta bënin për një arsye: në Ballkanin e tyre imagjinar, mendja europiane do të paraqiste alter egon e vet, domethënë “tjetrin” brenda vetes. Ky është argumenti bosht i librit “Ballkani imagjinar: Ballkani si alter ego e Europës” i historianes Maria Todorova, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Bashkim Shehu dhe i botuar në Tiranë në vitin 2013. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Piro Rexhepi, kërkues shkencor në Kolegjin Universitar në Londër (UCL).

    29 min
  • Kosovo Dispatch - E1: An International Conference to resolve the Kosovo-Serbia conflict? - with Milos Pavkovic

    In the first episode of Kosovo Dispatch, we discuss the limited progress in the EU-facilitated Kosovo-Serbia dialogue and explore the possibility of a revised dialogue format, focusing on the idea of convening an international conference to achieve a final deal. The host, Visar Xhambazi, interviews Milos Pavkovic, a researcher and civil society activist based in Belgrade, who provides insights on the current state of the dialogue, the potential success of the EU approach, and the advantages and disadvantages of organizing an international conference.

    21 min
  • Çelnaja - E26: Kiritikë Modernitetit me Alban Bokshin

    Në episodin e njëzetegjashtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Alban Bokshin, studiues i filozofisë, i bëjmë kritikën modernitetit duke shtjelluar filozofinë e subjektit në raport me teknologjinë dhe shkencën. Biseda jonë fokusohet në zhvillimin e idesë së subjektit, lindjen dhe shtrirjen e modernitetit në përgjithësi. Në vazhdën e këtij diskuimi Alban Bokshi, e bën përvijimin trajektoral të subjektit në raport me dijet, shkencën dhe teknologjinë duke filluar nga Rene Decartes deri tek Michel Foucault. Flasim për teknologjinë dhe shkencën, tëhujasimin e objektit dhe natyrës, kolonizimin, eksploatimin dhe arsyen si niveli më i lartë etik dhe epistemik. Po ashtu, e shtjellojmë kuptimin e vdekjes së zotit tek Nietszche, rolin e teknologjisë në harrimin e qenies tek Heideggeri dhe teknologjitë disiplinarizuese dhe biopushtetin e Foucault. Në pjesën e fundit të këtij bashkëbisedimi kemi folur për patjetërsueshmërinë e debatit mbi themelet dogmatike të emancipimit dhe nivelin e shkollave në Kosovë dhe debatin e përgjithshëm shoqëror në nevojën e de/konstruktimit të subjektit në raport me zhvillimet globale teorike, shkencore dhe teknologjike.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafir: Alban Bokshi

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    50 min
  • Çelnaja - E25: Rëndësia e muzeut në shoqëri me Nora Prekazin

    Në episodin e njëzetepestë të emisionit Çelnaja, së bashku me Nora Prekazin, etnologe dhe drejtoreshë në muzeun e qytetit të Mitrovicës, flasim për rolin e muzeut në formësimin e bindjeve njerëzore. Përbri shkollave, bibliotekave, teatrove dhe kinemave, edhe muzetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërive njerëzore. Me Norën diskutojmë rreth muzeologjisë në Kosovë, llojet e muzeve dhe periudhat historike të muzeve në raport me krijimin e memories kolektive dhe projektimin e të ardhmes. Për më tepër, flasin edhe për strategjitë e munguara qeveritare, vizionin e shtetit që duhet të manifestohet në muzetë e Kosovës dhe sfidat e muzeve qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qëndror.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafire: Nora Prekazi

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    53 min
  • Çelnaja - E24: Drejtësia në letër dhe në vepër me Rina Kikën

    Në episodin e njëzetekatërt të emisionit Çelnaja me Rina Kikën, avokate dhe hulumtuese e të drejtave të njeriut, diskutojmë për raportin e drejtësisë në letër dhe drejtësisë në vepër. Shkak i bisedës sonë është hulumtimi i mentoruar nga ajo, “Kosovo: From paper to practice: Kosovo must keep its commitments to domestic violence survivors”, duke u fokusuar në dhunën e burrave ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve. Gjatë emisionit diskutojmë për rëndësinë e perspektivës së shtetit drejt qendërzimit të viktimës dhe veprimit mbi bazat e kësaj qasjeje, me ç’rast garantimi i të drejtës për jetë, strehimi, rehabilitimi dhe punësimi i viktimës duhet të jenë prioritete të shtetit.

    Theksi kritik, gjatë këtij emisioni, bie mbi dështimin e shtetit në funksionalizimin e mekanizmave dhe pamundësinë e ushtrimit të drejtësisë si dhe mungesën e mekanizmave shtytës për ushtrimin e plotë të drejtësisë që është e shkruar në letër, e që në rastin më të shëmtuar shteti ka dështuar të mbrojë viktimën. Flasim edhe për qasjen institucionale ndaj viktimave, diskursin publik dhe mediatik në amnestimin e dhunuesit dhe zbehjen e viktimës si dhe nevojën imediate të ofrimit të shërbimeve sociale ndaj viktimave.

    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafire: Rinë Kika

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    49 min
  • Çelnaja - E23: Mediat dhe pushteti me Flutura Kusarin

    Në episodin e njëzetetretë të emisionit Çelnaja me Flutura Kusarin, këshilltare ligjore pranë European Center for Press and Media Freedon – ECPMF, diskutojmë për raportet e medias dhe pushtetit, gjegjësisht, flasim për tendencat e shtrirjes së kontrollit të pushteteve ndaj medieve. Gjatë këtij episodi flasim konceptualisht në lidhje me lirinë e shprehjes, kufijtë e shtrirjes së interesit publik në raport me interesin shtetëror dhe rolin e medieve në shtetet demokratike. Më tutje, shtjellojmë nivelin e medieve në Kosovë, trajektoren zhvillimore dhe raportet e tyre me qeveritë respektive. Në kuadër të këtij diskutimi flasim për rolin e gazetarit, gjendjen e gazetarëve dhe tendencat për mbylljen e televizionit Klan Kosova. Në fund fare, nuk e lam pa e përmendur edhe rolin e edukimit mediatik si mundësi e leximit korrekt të medieve dhe nevojën e përfshirjes së saj në kurrikulat shkollore dhe universitare.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafire: Flutura Kusari

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    46 min
  • Çelnaja - E22: Reminishenca, aktualja dhe transcendenca përmes fotove me Burim Myftiun

    Në episodin e njëzetedytë të emisionit Çelnaja me Burim Myftiun, drejtorin e festivalit më të madh të fotografisë në rajon – FOTOIST, e shtrijmë bisedën rreth temës së fotografisë në raport me kujtesën, aktualen dhe të përtejmen. Burim Myftiu përmes objektivit të tij, në mënyrë krejtsësisht të jashtzakonshme, ka shpalosur motivet e tij në lidhje me luftën, gjendjen e tashme sociale dhe ritualin si mjet transendence. Ai, përgjatë emisionit, na flet për artin e fotografisë, i cili art, mund të mos prodhojë fotografi të bukura, por mund të shpalos momente të paharrueshme, madhështore, herë herë edhe të frikshme e drithëruese, përmes të cilave të ngjallë reminishencë dhe të shpiej subjektin që vështron fotografinë drejt thellësive dhe labirintheve shpirtnore. Me të, shtjellojmë mënyrën e paraqitjes së luftës përmes fotografisë, shpalosjen e kontrasteve sociale, teknikën e hijes në thellësinë e fotografisë dhe rrokjen e transcendencës përmes fotografisë.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafir: Burim Myftiu

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    38 min
  • Çelnaja - E21: Formësimi i bindjeve politike me Gent Carrabregun

    Në episodin e njëzetënjëtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gent Carrabregun, pedagog në R.I.T. (AUK), flasim për formësimin e bindjeve politike. Për më tepër me të diskutojmë rolin e nocionit dhe realitetit të pushtetit si fillim i çdo bindjeje politike. Gjatë emisionit po ashtu flasim edhe për rolin e origjinës klasore, traditës dhe kulturës fetare, dhe ideologjisë në formimin e dindjeve politike. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, flasim për kozmopolitanizmin si mundësi, lirinë si bosht të ndërtimit të ngrehinës politike, aktualitetin e ideologjive sunduese dhe paradokset e shtetit dhe shoqërive liberale.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafir: Gent Carrabregu

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

    43 min
  • Çelnaja - E20: Adoleshenca dhe shëndeti mendor me Natyra Agani-Destanin

    Në episodin e njëzetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Natyra Agani Destanin, ligjeruese në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, diskutojmë për adoleshencën dhe shëndetin mendor. Fillimisht diskutojmë rreth metodës dhe problematikës apo dinamikës së definimit konceptual të nocioneve si shëndet mendor, adoleshencë dhe normalitet. Gjatë emisionit flasim për avantazhin e identifikimit të hershëm të problemeve mendore tek fëmijët dhe adoleshentët, shkaqet dhe trajtimin e tyre.


    Flasim edhe për identifikimin e depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët në ambientet familjare, indeferencën e adoleshentëve dhe hezitimin për të shkuar te psikologu. Diskutojmë edhe formësimin e identitetit tek adoleshentët, si njëri ndër proceset shumë të rëndësishme në këtë etapë jetësore, dinamikat, fluiditetin dhe respektimin e lirisë së përzgjedhjes. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, kemi diskutuar edhe për bullizmin, stereotipizimin dhe ndikimin e teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të adoleshentëve.


    • Autor dhe moderator: Latif Mustafa

    • Mysafire: Natyra Agani Destani

    • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms


    Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


    *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.


    Linku në Sbunker.

    36 min

About Sbunker

From the publisher's feed

Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.