
Sign up to save your podcasts
Or


Mësoni 6 mësime të rëndësishme nga Mateu 4 se si të përgatiteni për sprovat e jetës përmes besimit dhe Fjalës së Perëndisë. Përballja me tundimet, rëndësia e të kuptuarit të Biblës dhe të ndjekurit të Jezusit në jetën e përditshme.
Fjalët kyçe
Mateu 4, besimi, sprovat, Fjala e Perëndisë, Jezusi, Bibla, tundimi, pendesa, mësime biblike, ndjekja e Jezusit
Mendo për dikë që hap GPS-in, sheh rrugën, por nuk niset. A do të arrijë në destinacion?
Jo. Sepse të dish rrugën nuk mjafton — duhet të ecësh. Kjo është ajo që shohim te
Mateu 2. Disa e dinin ku ishte Mesia, por nuk shkuan. Dijetarët, përkundrazi, u nisën për ta kërkuar. Ja 6 mësime për ne sot:
1. Të dish për Jezusin nuk mjafton.
Udhëheqësit fetarë e dinin nga Shkrimet se Mesia do të lindte në Betlehem, por nuk shkuan ta kërkonin.
Dijetarët ishin larg, por u nisën.
Njohuria pa bindje nuk e ndryshon jetën.
2. Adhurimi i vërtetë kërkon sakrificë.
Dijetarët udhëtuan larg, lanë rehatinë e tyre dhe u përkulën para Jezusit.
Adhurimi nuk është vetëm fjalë apo këngë.
Adhurimi i vërtetë kërkon zemrën, kohën dhe bindjen tonë.
3. Mos u mjafto me fjalët e bukura.
Herodi tha se donte të shkonte ta adhuronte Jezusin, por zemra e tij kishte një qëllim tjetër.
Kjo na mëson se besimi nuk matet vetëm nga fjalët, por nga motivet dhe veprimet.
4. Kur Perëndia të drejton, bindu.
Dijetarët morën një paralajmërim nga Perëndia dhe u kthyen në një rrugë tjetër.
Jozefi gjithashtu dëgjoi dhe veproi.
Besimi i vërtetë nuk qëndron vetëm në dëgjim; ai shfaqet në bindje.
5. Perëndia mund të përdorë rrugë që nuk i kishe planifikuar.
Jozefi, Maria dhe Jezusi duhej të iknin në Egjipt.
Rruga nuk ishte ajo që do të kishin zgjedhur vetë, por Perëndia vazhdoi të kujdesej për planin e Tij.
Një rrugë e vështirë nuk do të thotë se Perëndia të ka braktisur.
6. Një takim i vërtetë me Jezusin ndryshon drejtimin.
Dijetarët u larguan nga Betlehemi duke ndjekur një rrugë tjetër.
Kjo është një pamje e bukur për jetën tonë:
Kur takojmë Jezusin, nuk duhet të vazhdojmë të ecim në të njëjtën rrugë.
Mateu 2 na kujton:
Mos u mjafto vetëm duke ditur për Mbretin. Kërkoje, adhuroje dhe bindju Atij.
HYRJE
Mendo një familje që hap një album të vjetër me fotografi. Çdo emër ka një histori: disa të bukura, disa me dhimbje dhe gabime. Por të gjitha janë pjesë e së njëjtës familje. Kështu është edhe Mateu 1. Pas çdo emri fshihet një histori, dhe Perëndia i përdori të gjitha për të çuar historinë drejt Jezusit. Edhe historia jonë, me të mirat dhe të metat e saj, është në duart e Perëndisë.
Ja 6 mësime që mund të marrim nga Mateu, kapitulli 1.
1. PERËNDIA VEPRON PËRMES HISTORIVE TË PAPËRSOSURA
Në gjenealogjinë e Jezusit gjejmë njerëz me histori të vështira, përfshirë Tamarën, Rahabin dhe Ruthin. Kjo na kujton se Perëndia nuk pret që historia jonë të jetë e përsosur për të na përdorur.
Hiri i Tij mund të hyjë edhe në pjesët më të thyera të jetës sonë.
2. JEZUSI ËSHTË MBRETI I PREMTUAR
Mateu e quan Jezusin "Biri i Davidit" dhe "Biri i Abrahamit."
Ai është përmbushja e premtimeve që Perëndia kishte bërë brez pas brezi.
Historia po shkonte drejt një qëllimi: drejt Krishtit.
3. DREJTËSIA DUHET TË SHOQËROHET ME MËSHIRË
Jozefi ishte një njeri i drejtë. Por drejtësia e tij nuk ishte mizore.
Edhe kur situata ishte e vështirë, ai mendoi për Marian me mëshirë.
Kjo na mëson se bindja ndaj Perëndisë duhet të shoqërohet me dashuri dhe dhembshuri ndaj njerëzve.
4. BESIMI KËRKON BINDJE
Kur engjëlli i foli Jozefit, ai nuk kuptoi gjithçka.
Por ai u zgjua dhe bëri atë që Perëndia i kishte thënë.
Besimi i vërtetë nuk është vetëm të dëgjosh.
Besimi është të dëgjosh, të besosh dhe të veprosh.
5. JEZUSI ËSHTË EMANUELI — PERËNDIA ME NE
Mateu thotë: "Do ta quajnë Emanuel, që do të thotë: Perëndia me ne."
Perëndia nuk qëndroi larg dhimbjes njerëzore.
Ai erdhi në botën tonë.
Në Jezusin, Perëndia është me ne — në dhimbje, në frikë, në sprova dhe në çdo hap të jetës.
6. JEZUSI ERDHI PËR TË NA SHPËTUAR NGA MËKATI
Engjëlli i tha Jozefit:
"Do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre."
Jezusi nuk erdhi thjesht për të ndryshuar rrethanat tona.
Ai erdhi për të ndryshuar zemrën tonë dhe për të na sjellë shpëtimin.
PËRFUNDIM
Prandaj, Mateu 1 nuk është thjesht një listë emrash dhe as vetëm historia e lindjes së Jezusit.
Është shpallja se premtimi i Perëndisë u bë realitet.
Jezusi është Mbreti i premtuar, Shpëtimtari ynë dhe Emanueli — Perëndia me ne.
6 Mësime nga Jeta e Jozefit: Si të Falësh dhe të Gjejh Paqe
Përshkrimi i
Shpesh e kemi të vështirë të falim ata që na kanë lënduar apo të kuptojmë pse kalojmë përmes sprovave të vështira. Në këtë video shkëputur nga Zanafilla 50, trajtojmë 6 mësime jetike nga jeta e Jozefit që ndryshojnë tërësisht mënyrën se si e shohim vuajtjen, faljen dhe të ardhmen:
Shpërndaje këtë video me nekënd që ka nevojë për një fjalë shprese dhe shërimi sot!
Hashtags:
#Zanafilla50 #JetaEJozefit #Besimi #Falja #Spiritualitet #MësimeJete #Shpresë
6 Mësimet
Keywords:
Jakobi, testamenti, fjalët e fundit, mësime jetësore, e vërteta, karakteri, aftësia, zemërimi, vetëkontrolli, pasojat, pendimi, shpresa, qëndresa, besimi, sprovat, familja, falja, trashëgimia shpirtërore, këshilla jetësore, marrëdhëniet familjare
6 Mësimet
Keywords
Jakobi, bekimi, fëmijët, nipërit, fjalë bekimi, prindërit, gjyshërit, Perëndia, besimi, dhimbja, Rakela, Jozefi, Efraimi, bekimi i Perëndisë, rendi i Perëndisë, premtimi i Perëndisë, familja, trashëgimia shpirtërore, besim, shpresë, lutje, udhëheqja e Perëndisë, Zoti, bekim, jetë me Perëndinë
Jakobi, Jozefi, Zanafilla 47, besimi, besnikëria, vlera, Perëndia, shtegtar, rrënjët, familja, brezat, trashëgimia, mençuria, ndihma, vuajtja, vitet e vështira, përkatësia, kurbeti, varrimi, falja, adhurimi, përgatitja, fundi i jetës, përjetësia, shpresa, frika, bekimi, dëshmia, zemra, besim në Perëndinë
6 mësimet nga Zanafilla 46:
Keywords: Zanafilla 46, Jakobi, Jozefi, Beer-Sheba, Egjipti, Goshen, Perëndia, emigrim, vendime të mëdha, lutje, drejtimi i Perëndisë, besnikëri, përgjegjësi, Juda, familja, besimi, premtimet e Perëndisë, identiteti, sakrifica, bekimi, brezat, fëmijët, korrja, shpresa, udhëheqja e Perëndisë
Në mjekësi një plagë nuk mbyllet nëse ka mbetur papastërti brenda. Në fillim e pastrojnë, sepse një plagë mund të duket e mbyllur nga jashtë, por të kalbet nga brenda.
Kështu bëri edhe Jozefi. Ai nuk tha simpleisht "harrojeni çfarë ndodhi". Plaga duhej pastruar. Pastaj erdhën falja, lotët dhe përqafimi. Nga Zanafilla 45 mësojmë 6 gjëra:
Lejo Perëndinë të pastrojë. Mos u ushqej me hidhërim, por zgjidh faljen. Atë që disa njerëz e përdorën për të plagosur, Perëndia mund ta përdorë për të formuar. Në duart e Perëndisë mund të bëhet vendi ku fillon shërimi.
From the publisher's feed