Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania

Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania

Download on the App Store

Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania episodes

  • A KA NDRYSHUAR VËRTET ZEMRA JOTE? #Zanafilla 43

     6 mësimet kryesore nga Zanafilla 43:

    1. Merr përgjegjësi me “unë”.
    2. Askush nuk është shumë larg për t’u ndryshuar.
    3. Edhe dorëzimi i lodhur është besim.
    4. Mos e lexo mirësinë si kurth.
    5. Ka lot që derdhen në dhomë.
    6. Prova e zemrës është si reagon kur tjetri merr më shumë.
    2 min
  • A FLE APO TË NDJEK FAJI? #Zanafill42
    1. Faji i pashlyer nuk vdes, vetëm fle.
    2. Mos e lër lutjen e dikujt pa përgjigje.
    3. Mbaje fuqinë nën frikën e Perëndisë.
    4. Falja e vërtetë kërkon pendim të vërtetë.
    5. Ndërgjegjja e ngarkuar e ka të vështirë ta besojë hirin.
    6. Mos vajto për atë që Perëndia tashmë po rregullon.


    3 min
  • A PO TË FORMON ZOTI? #Zanafilla41


    Bujqit tanë e dinë: ullirin nuk e mbjell për vete — e mbjell për fëmijët. Duhen vite derisa të japë fryt. Por kur jep, mund të ushqejë breza.
    Edhe Perëndia punoi gjatë me Jozefin para se ta përdorte për të shpëtuar mijëra njerëz.
    Nga historia e Jozefit mësojmë gjashtë gjëra.

    Së pari — vitet e pritjes nuk janë vite të humbura.

    Trembëdhjetë vjet nga pusi te froni. Në ato vite Jozefi mësoi, u formua dhe u përgatit. Perëndia nuk të mban thjesht në pritje; të mban në shkollë.
    Së dyti — kur vjen lavdërimi, thuaj: “Nuk jam unë.”

    Jozefi mund të merrte gjithë meritën për interpretimin e ëndrrave. Por ai ia dha lavdinë Perëndisë. Kur Perëndia bën diçka përmes teje, mos e mbaj lavdinë për vete — kaloje më lart.
    Së treti — besimi nuk e zëvendëson planin.

    Jozefi jo vetëm interpretoi ëndrrën, por dha edhe një plan të mençur për vitet e urisë. Besimi nuk do të thotë të mos planifikosh. Do të thotë të planifikosh me Perëndinë.
    Së katërti — mos u hakmerr kur të vijë fuqia.

    Jozefi kishte mundësi të hakmerrej ndaj vëllezërve të tij, por nuk e bëri. Pushteti nuk e ndryshoi karakterin e tij; e zbuloi atë.
    Së pesti — jepi dhimbjes një emër të ri.

    Jozefi i quajti bijtë e tij Manas dhe Efraim, duke kujtuar se Perëndia e kishte bërë frytdhënës edhe në vendin e hidhërimit. Mos e moho dhimbjen, por vendose nën Perëndinë.
    Së gjashti — Perëndia mund të ndryshojë gjithçka brenda një dite.

    Në mëngjes Jozefi ishte i burgosur; në mbrëmje ishte guvernator. Ajo që duket e pandryshueshme sot, Perëndia mund ta ndryshojë në kohën e Tij.
    Prandaj, nëse je duke pritur sot, mos mendo se je harruar.
    Ndoshta Perëndia nuk po të vonon — po të përgatit.

    2 min
  • A PO SHËRBEN ATY KU JE? #Zanafilla 40


    1. Shërbe aty ku je, me atë që ke.
      Mos prit një pozitë apo rrethana më të mira për të filluar të shërbesh.
    2. Vëre njerëzit që ke përreth.
      Mos u mbyll në dhimbjen tënde; shiko dhe pyet ata që mund të jenë duke vuajtur.
    3. Jepi Perëndisë lavdinë për dhuntitë e tua.
      Aftësitë dhe dhuntitë që ke janë dhënë nga Perëndia dhe duhet të përdoren për Të.
    4. Kërko ndihmë, por beso te Perëndia.
      Njerëzit mund të harrojnë, por Perëndia nuk të harron kurrë.
    5. Thuaj të vërtetën me dashuri.
      Edhe kur e vërteta është e vështirë, ajo duhet thënë me butësi dhe guxim.
    6. Mos e ngatërro vonesën me braktisjen.
      Ajo që duket si humbje kohe mund të jetë përgatitja e Perëndisë për momentin e duhur.
    2 min
  • KUSH JE KUR ASKUSH S’TË SHEH? Zanafilla 39


    1. Puno me besnikëri edhe kur rrethanat janë të padrejta.
      Jozefi nuk lejoi që padrejtësia t’ia ulte cilësinë e punës. (Kolosianëve 3:23)
    2. Largohu nga tundimi, mos u afro me të.
      Kur e di se diçka të tundon, mos u mbështet vetëm te vullneti yt — largoju.
    3. Kujto se Perëndia të sheh edhe kur askush tjetër nuk të sheh.
      Pyetja e Jozefit, «Si të mëkatoj kundër Perëndisë?», e mbajti besnik në fshehtësi.
    4. Kur tundimi vjen, ndonjëherë zgjidhja është të ikësh.
      Jozefi nuk qëndroi të argumentonte; ai iku. (1 Korintasve 6:18)
    5. Bëhu gati që të bësh të drejtën edhe kur ajo të kushton.
      Jozefi bëri të drejtën dhe përfundoi në burg. Ndershmëria nuk garanton gjithmonë një rrugë të lehtë. (1 Pjetrit 3:17)
    6. Perëndia është me ty edhe në periudhat më të vështira.
      «Zoti ishte me Jozefin» — jo vetëm në ditët e mira, por edhe në burg. Prania e Perëndisë nuk varet nga rrethanat.
    3 min
  • A KA SHPRESË PAS TURPIT? (Zanafilla 38)

     

    Kur pastrojmë një shtëpi të vjetër, shpesh gjejmë një dhomë që nuk duam ta hapim SEPSE KA plot me gjëra që do të donim t’i harronim.

    Zanafilla 38 është pikërisht ajo dhomë në historinë e Biblës.

    Një kapitull i vështirë, por që na mëson disa të vërteta të mëdha.

    Së pari: Mos ik nga faji — rregulloje.
    Juda u largua pas asaj që i bëri Jozefit, por largimi nuk e zgjidhi problemin. Faji që nuk trajtohet, na ndjek. Nëse ke gabuar, mos u largo nga Perëndia. Rrëfeje dhe, kur duhet, kërko falje.

    Së dyti: Mos i lër njerëzit të presin pa përgjigje.
    Tamara mbeti për vite duke pritur një premtim që Juda nuk e mbajti. Nëse premton, mbaje. Nëse nuk mundesh, thuaje hapur. Mos e mbaj tjetrin peng të heshtjes tënde.

    Së treti: Kujdes nga ashpërsia ndaj të tjerëve.
    Juda kërkoi dënim për Tamarën, ndërkohë që vetë kishte bërë gabim. Jezusi na kujton:
    “Pse e sheh lëmishten në syrin e vëllait tënd?” Kur ke një tra ne syrin tënd (Mateu 7:3)

    Së katërti: Mëso të thuash: “Faji është imi.”
    Kur Juda e pranoi hapur: “Ajo është më e drejtë se unë”, diçka filloi të ndryshonte. Pa justifikime. Pa fajësuar të tjerët. Vetëm pranim.

    Së pesti: Mos e shkëmbe një çast me një jetë.
    Juda dha simbolet e identitetit të tij për një kënaqësi të përkohshme. Pyet veten para se të thuash “po”:
    Çfarë po lë peng për këtë çast?

    Së Gjashti Asnjë histori nuk është shumë e prishur për Perëndinë.

    Historia e Judës dhe Tamarës nuk përfundoi në turp. Ajo u bë pjesë e linjës nga e cila erdhi Jezusi. Perëndia nuk fillon me njerëz të përsosur — Ai pastron njerëzit që i merr.

    Ndoshta edhe dhoma më e errët e së kaluarës tënde mund të bëhet vendi ku fillon ndryshimi.

     

    2 min
  • A PO PËRSËRIT TI GABIMET E FAMILJES? (#Zanafilla37)


    1. Mos bëj dallime mes fëmijëve.
      Favoritizmi krijon plagë, xhelozi dhe përçarje në familje.
    2. Thyeji modelet e këqija të familjes.
      Mos përsërit zemërimin, heshtjen, ashpërsinë apo favoritizmin e brezave para teje. Me ndihmën e Perëndisë, modeli mund të ndalet te ti.
    3. Mos e shpall çdo gjë që të jep Perëndia.
      Jo çdo ëndërr, plan apo thirrje duhet treguar menjëherë. Ndonjëherë duhet të lutesh, të presësh dhe të lejosh Perëndinë të veprojë.
    4. Kur dikush lutet për ndihmë, mos e injoro.
      Të dëgjosh dhimbjen e dikujt pa bërë asgjë mund të bëhet një formë braktisjeje.
    5. Guximi gjysmak nuk mjafton.
      Kur e di se diçka është e gabuar, mos qëndro në heshtje. Fol me dashuri, por vepro me guxim.
    6. Pusi nuk është gjithmonë fundi.
      Ajo që sot duket si humbje, tradhti apo fund, mund të jetë fillimi i një rruge që Perëndia do ta përdorë për diçka më të madhe.
    2 min
  • PSE ZOTI PO TË RRIT NGADALË?” (#Zanafilla36)


    1. Mos e mat jetën tënde me shpejtësinë e të tjerëve.
    2. Një vendim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha.
    3. Organizimi nuk zëvendëson drejtimin e Perëndisë.
    4. Mos i urre ata që kanë zgjedhur një rrugë tjetër.
    5. Disa ndarje janë të shëndetshme.
    6. Beso tek ajo që zgjat. 🌳
    2 min
  • A KA NEVOJË SHTËPIA JOTE PËR PASTRIM? #Zanafilla35


    Aplikimi për Ne Sot

    Kur pastrojmë shtëpinë për festë, gjejmë gjithmonë gjëra që i kishim harruar: sende të prishura në sirtarë, rroba që nuk i veshim më, gjëra që i mbajtëm “se mos duhen ndonjëherë”. Dhe kur i heqim, shtëpia merr frymë.       

    Zanafilla 35 është një pastrim i madh në familjen e Jakobit. Dhe nga ky kapitull mësojmë gjashtë gjëra të rëndësishme.

    Së pari: Kthehu te zotimet e harruara.

    Jakobi kishte bërë një zotim në Bethel, por vitet kaluan dhe ai e kishte lënë pas dore. A ke premtuar diçka Perëndisë në një ditë të vështirë, në një lutje apo në një çast të veçantë? Kujtoje sot. Perëndia nuk e ka harruar.

    Së dyti: Pastro shtëpinë, jo vetëm veten.

    Jakobi thirri gjithë familjen. Besimi nuk është vetëm çështje personale. Duhet të pyesim: Çfarë ka hyrë në shtëpinë tonë që na largon nga Perëndia? Çfarë shikojmë, dëgjojmë apo lejojmë? Pastrimi shpirtëror është edhe një punë familjare.

    Së treti: Varrosi, mos i fshih.

    Jakobi i varrosi idhujt nën lis. Nuk i ruajti “për çdo rast”. Kur lëmë një zakon, një lidhje apo një gjë të gabuar, duhet ta lëmë vërtet. Gjërat që mbajmë rezervë shpesh kthehen kur jemi më të dobët.

    Së katërti: Beso se bindja sjell mbrojtje.

    Jakobi kishte frikë nga armiqtë, por Perëndia e mbrojti. Kur bëjmë atë që Ai na thotë, mbrojtja e Tij mund të vijë nga vende që nuk i parashikojmë. Mos lejo që frika të të drejtojë.

    Së pesti: Mos e lër dhimbjen të bëhet emri i së ardhmes.

    Rakela e quajti djalin e saj “biri i dhimbjes sime”, por Jakobi e quajti Benjamin, “biri i dorës së djathtë”. Dhimbja jote është e vërtetë, por nuk duhet të përcaktojë të ardhmen tënde. Perëndia mund ta kthejë zinë në gëzim dhe dhimbjen në bekim.

    Së gjashti: Mos hesht kur duhet folur.

    Jakobi heshti në situata që kërkonin përballje dhe më vonë ato dolën përsëri në pah. Nëse ka diçka në familje që duhet trajtuar, mos e shty. Ajo që nuk trajtohet sot, shpesh del nesër me pasoja më të mëdha.

    Zanafilla 35 na thërret për një pastrim të vërtetë: të kthehemi te Perëndia, të heqim atë që na largon prej Tij dhe të ecim përsëri në bindje.

    3 min
  • A DO TË BËSH TI HAPIN E PARË? #Zanafilla 33


    1. Shko i pari, edhe kur ke frikë.
      Pajtimi kërkon guximin për të bërë hapin e parë.
    2. Lutu për personin para se ta takosh.
      Perëndia mund të zbusë zemrën e tjetrit dhe të përgatisë rrugën për pajtim.
    3. Pendimi i vërtetë sjell ndryshim konkret.
      Nuk mjaftojnë vetëm fjalët; pendimi duhet të shoqërohet me vepra.
    4. Mos e shty pajtimin duke pritur momentin e përsosur.
      Ndonjëherë duhet të marrësh telefonin, të shkosh dhe të bësh hapin e parë.
    5. Pajtimi nuk do të thotë gjithmonë bashkëjetesë.
      Mund të ketë falje, paqe dhe shërim edhe kur dy njerëz vazhdojnë në rrugë të ndara.
    6. Mos u ndal “gati aty” kur Perëndia të thërret më tej.
      Bindja e pjesshme nuk është e njëjtë me bindjen e plotë; vazhdo deri në fund aty ku Perëndia të udhëheq.
    2 min

About Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania

From the publisher's feed

Rruga, e Vërteta dhe Jeta