
Sign up to save your podcasts
Or


E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë instruktorja e jogës Anda Petani. Ajo ka dhënë disa këshilla të vlefshme për të arritur mirëqenien mendore dhe për të qenë më të lumtur.
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë stilisti i njohur Niko Komani, për të folur më shumë mbi parfumet. Çfarë këshillon ai në zgjedhjen e parfumit të përshtatshëm për secilin dhe si ta aplikojmë në mënyrën e duhur?
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Neda Balluku, për të folur mbi martesat në moshë të re dhe ato në një moshë pak më të vonë. Ku qëndron diferenca dhe cilën nga këto dy grupe mendon Neda se është zgjidhja më e mirë?
Studiuesja Afërdita Zaja ka qenë e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”. Ajo na ka folur më shumë për astrologjinë vedike çfarë do të ndodhë me secilën shenjë gjatë eklipsit diellor më 2 tetor.
E ftuar në studion e “Live From Tirana”, ka qenë një nga artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar, Sonia Vokopola. Ajo sapo ka publikuar projektin e saj “Ti je”, me të cilin është bërë pjesë e “The Top List”. Sonia ka rrëfyer më shumë për këtë këngë dhe projektin e saj të radhës…
E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja Gigliola Haveriku e cila vetëm disa muaj më parë është bërë nënë për herë të parë. Si ka qenë kjo periudhë e re e mëmësisë për të?
Të ftuara në “Live From Tirana” kanë qenë Olta Sheta dhe Livia Zaho. Ato kanë folur për temën se pse gratë beqare sot konsiderohen si jo të realizuara në jetë…
Të ftuara në studion e “Live From Tirana” kanë qenë Megli Haskaj dhe Kejsi Kazdeda nga GoËild, për të folur mbi një event të madh e unik siç është Beats N’Brunch më 29 shtator tek Liqeni. Një festë 13 orë ku muzika, arti, kultura dhe turizmi bashkohen në një përvojë të paharrueshme. Të gjitha nën tingujt e seteve të jashtëzakonshme nga DJ ndërkombëtarë dhe artistë lokalë, në një ditë për t’u mbajtur mend.
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
From the publisher's feed

3 Listeners

7 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners