
Sign up to save your podcasts
Or


Të ftuara në “Live From Tirana” kanë qenë Ana Zacharian, eksperte e arsimit profesional, dhe Florinda Kumanaku, mësuese e qytetarisë dhe gjeografisë në shkollën “Mihal Grameno”. Ato kanë folur më shumë mbi sistemin arsimor dikur dhe sot. A duhet të jetë fëmija i mirë në të gjitha drejtimet, apo duhet shtyrë drejt prirjeve?
I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Mario Cani, një i ri shqiptar që jeton në Kanada dhe që përfaqëson “Albanian Youth”, organizata që bën bashkë të gjithë shqiptarët me njëri-tjetrin duke organizuar aktivitete dhe seminare të ndryshme që u vijnë në ndihmë çdokujt si dhe duke promovuar kulturën shqiptare.
Si i zgjedhim partnerët tanë? A ndikon mjedisi ku ne jemi rritur në përzgjedhjen e tyre? Për të folur rreth kësaj teme, ka qenë e ftuar në studion e “Live From Tirana”, Arela Çarku, psikologe dhe psikoterapiste.
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë aktorja dhe regjisorja Rozi Kostani. Nisur nga rasti i reperit të njohur P.Diddy dhe akuzat ndaj tij që janë kthyer në qëndër të vëmendjes, a duhet ndarë arti nga artisti?
I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë artisti i njohur dhe shumë unik, Ibro Deli. Ai ka publikuar këngën e tij më të re “Viski Cola”, për të cilën na ka dhënë më shumë detaje nga krijimi i saj.
E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë stilistja Enxhi Valteri, për të na folur mbi modën dhe stilin e vajzave dhe të djemve. Cilat janë sipas saj gabimet më të shpeshta që bëhen sot në veshje?
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja Klodiana Vata, e cila sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Justifikime”, që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Klodiana, e cila tashmë është zhvendosur në Kanada, ka folur më shumë për këtë rikthim të sajin në muzikë, por dhe për projektet e tjera që do të vijnë së shpejti.
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë shkrumtarja e njohur Rita Petro. Ajo ka folur më shumë mbi dashurinë, romancën dhe raportet në çift. A mendon ajo se është më mirë të duash apo të të duan?
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj, për të folur mbi luksin që reklamohet nga disa ‘influencer’ në rrjete sociale, e kryesisht TikTok. Një ndër këto të fundit, është dhe Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati i TikTok-ut, e cila është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale ku promovon jetën e luksit, makinat e shtrenjta dhe veshjet e markave.
Të ftuar në “Live From Tirana” kanë qenë Arbër Kodra, drejtori artistik i Queer Film Festival dhe Zhaklin Lekatari, ‘kumbara’ e këtij eventi. Ky festival filmi rikthehet këtë vit me edicionin e tij të pestë dhe Arbri dhe Zhaklina na kanë ndarë disa detaje mbi risitë dhe gjithçka qe duhet të dimë.
From the publisher's feed

3 Listeners

7 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners