
Sign up to save your podcasts
Or


E ftuar në “Live from Tirana” ishte ish-konkurrentja e “Big Brother” Olta Sheta për të folur rreth temës më me interes në botë, dashurisë! Olta ka ndarë opinionin dhe eksperiencën e saj personale…
E ftuar në “Live from Tirana” ishte moderatorja Arjola Shehu për të folur rreth diferencat që meshkujt dhe femrat kanë në karrierat e tyre profesionale. Një temë shumë delikate për të gjithë, disbalanca midis dy gjinive dhe avantazheve të perceptuara që ata kanë vazhdon të përflitet.
E ftuar përmes një lidhje telefonike në “Live from Tirana” ishte psikologia Lediona Braho për të folur rreth problemeve që njerëzit hasin gjatë stinës së verës. E megjithëse e shumëpritur, shumë njerëz nuk dinë si t’i shijojnë ato, shpesh për shkak të paaftësisë për të moderuar stresin, pritshmëritë dhe përgjegjësitë vetjake.
E ftuar në “Live from Tirana” ka qenë farmacistja Brunilda Hoxha për të folur rreth kujdesit që ne duhet të kemi për veten në plazh. Të gjithë i presim pushimet me dëshirë të madhe dhe shpesh harrojmë se dielli mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën dhe flokët.
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E ftuar në “Live From Tirana” përmes një lidhje telefonike ishte stilistja Enxhi Valteri për të folur rreth tendencave të këtij viti rreth rrobave të plazhit. Të gjithë duam të jemi në stil dhe Enxhi jep disa këshilla për ato vajza dhe djem që duan të lënë një përshtypje mbresëlënëse.
I ftuar në “Live from Tirana” përmes një lidhje telefonike ishte artisti Arbër Salihu, ndryshe i njohur si La Fazani. Ai ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, “Overdrive”, e cila ka arritur vendin e 10-të në “The Top List” këtë javë. Artisti na ka folur më shumë për këtë projekt, ku e gjen ai frymëzimin, si dhe shumë detaje të tjera…
I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë studiuesi Behar Gjoka. Ai ka folur mbi lidhjen e tij me veprat e Ismail Kadare, si u njoh ai fillimisht me të dhe pse duhet t’i rikthehemi rileximit të tyre…
E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë nutricionistja Hyrida Basha. Ajo ka dhënë këshillat e saj se çfarë të konsumojmë në këto ditë të nxehta vere për të qëndruar të freskët.
Të ftuara në studion e “Live From Tirana” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato kanë folur më shumë mbi sezonin e verës që do të shijohet më shumë nga beqarët, por ja si parashikohet për secilën nga shenjat e zodiakut…
From the publisher's feed

3 Listeners

7 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners