
Sign up to save your podcasts
Or


E ftuar në “Live from Tirana” ishte veterinerja Ornela Mebelli për të folur rreth kujdesit që ne duhet të kemi ndaj miqve tanë katërputrosh gjatë vapës së verës. Kafshët shtëpiake kanë nevojat e tyre specifike dhe është e rëndësishme që, në radhë të parë, i zoti të jetë i vetëdijshëm për to…
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
I ftuar në “Live from Tirana” ishte fizioterapisti Ilvi Begolli për të folur rreth performancës së Kombëtares dhe perspektivës së tij unike me lojtarët. Pozicioni i tij e lejon atë të shohë çfarë media dhe ekrani sportiv nuk mundet dhe ai ndan disa detaje.
I ftuar në “Live from Tirana” ishte gazetar i teknologjisë Brenton Bënja, për të folur rreth risive më të fundit të botës së smartphones. Të gjithë e dimë si t’i përdorim, janë tashmë një pjesë kryesore e eksperiencës së shekullit të 21. Por, a e dimë se si të kujdesemi për to?
Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Hygi, artistja më e re në tregun muzikor e cila është edhe pjesë e “The Top List”. Si fillim, kënga “Fell” e publikuar vetëm pak ditë më parë nga kush është shkruar?
I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë një ndër artistët më të rinj e të talentuar, Rilind Alimani, i cili së fundmi ka publikuar albumin e tij “Unity” volumi i parë. Një nga këngët e albumit është dhe “Fustanin që ta solla mbrëmë”, me të cilën Rilindi është prej dy javësh pjesë e “The Top List”. Ai na ka folur më shumë për këtë projekt, albumin e tij, ku e gjen frymëzimin, si dhe planet për volumin e dytë të albumit…
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Iva Vaso, farmaciste, pedagoge dhe mjeke estetiste. Ajo ka folur më shumë mbi problematikat më të përhapura të lëkurës gjatë verës dhe trajtimet e tyre.
E ftuar në “Live from Tirana” ishte gazetarja Zhaklina Gjolla për të folur rreth destinacionit të saj të fundit të pushimeve, Indonezia. E mirënjohur për natyrën dhe ishujt e saj, shumë shqiptarë nuk do ta preferonin si destinacion pushimesh prej distancës së largët, një opinion që ndoshta duhet rikonsideruar. Çfarë duhet të dimë dhe kemi parasysh për të?
I ftuar në një lidhje telefonike në “Live From Tirana” ishte inxhinieri bioteknik Ermand Mertenika për të folur rreth risive të inteligjencës artificiale në fushën e mjekësisë. Kompani si “Brainbridge” po zhvillojnë metoda për përdorimin e inteligjencës artificiale në mjekësi, si për shembull në operacionet e trurit për të kuruar sëmundje si Alzheimer.
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
From the publisher's feed

3 Listeners

7 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners