
Sign up to save your podcasts
Or


Iftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj, ish-banor i “Big Brother”. Ai ka folur më shumë lidhur me paragjykimet që kanë njerëzit për marrëdhëniet e dashurisë të etnive të ndryshme, apo të gjinve të njëjta…
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë regjisorja Arnita Beqiraj. Ajo ka diskutuar më shumë lidhur me një studim të publikuar së fundmi, që tregon se më së shumti çiftet ndahen pas pushimeve të para të kaluara së bashku. Si e komenton Arnita këtë, a ndodh vërtet kështu? Ja çfarë duhet të kemi parasysh sipas saj…
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë përkthyesja Aida Baro. Ajo na ka sugjeruar një listë librash të cilat mund t’i lexojmë në sezonin e verës. Një libër i mirë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit, ja çfarë këshillon Aida…
Të ftuar në “Live From Tirana” kanë qenë Rezart Cenaj, kryebashkiaku i jetës së natës në Tiranë, si dhe Atalanta Kërçyku. Ata kanë diskutuar më shumë për barazinë gjinore në familje. A duhet që dhe burrat njësoj si gratë të bëjnë punë shtëpie? Ja si shprehen ata…
Argjend Gjigja, një nga artistët më të rinj e të talentuar të tregut muzikor, ka qenë i ftuar në studion e “Live From Tirana” për të folur më shumë për projektet e tij të fundit. “Tolerom” dhe “Indigo” janë të dyja këngët me të cilat ai pozicionohet në “The Top List” dhe që janë përqafuar goxha nga publiku.
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Xhiliola Lamaj. Ajo ka bërë parashikimin e muajit qershor për të gjitha shenjat e horoskopit. Ja çfarë na pret këtë muaj…
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë gazetari i Top Channel, Angjeli Dikolli. Ai na ka njohur më shumë me disa nga lajmet që po qarkullojnë lidhur me VIP-at shqiptarë, ja si i komenton ai…
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë aktori dhe regjisori Endri Çela. Ai foli më shumë mbi shfaqjen “Sajza”, që tregon tmerret e kampit të Tepelenës. Ja çfarë zbulon Endri…
Ada Satka, një artiste shqiptare mjaft e talentuar, që karrierën e saj e ka ndërtuar në Amerikë, ka ardhur së fundmi me projektin e saj më të ri muzikor që mban titullin “Lej ti lej”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ada ka qenë e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ku ka folur më shumë për këngën e saj të re, por jo vetëm…
From the publisher's feed

3 Listeners

7 Listeners

0 Listeners

1 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners

0 Listeners